LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Laçi shtang Egnatian, shtyllë dhe penallti në Rrogozhinë

10 Shkurt 2024, 15:22, Sport CNA
Laçi shtang Egnatian, shtyllë dhe penallti në Rrogozhinë

Nuk ka prodhuar fitues sfida mes Egnatias dhe Laçit, e vlefshme për javën e 23-të në Superiore.

Në pjesën e parë, ishte një dominim i Laçit që iu afrua golit në disa raste.

Mundësia më e mirë ishte në minutën e 28-të, kur Qato lëshoi një gjuajtje të bukur me të majtën, por topi u ndal në shtyllë.

Në fundin e pjesës së parë, edhe Egnatia kishte një rast të artë shënimi, por Dajsinani bëri mrekullinë, duke pritur gjuajtjen e Montenegro.

E dyta nisi me rrogozhinasit më kërkues, që mundësinë më të mirë e kishin në minutën e 64-t me Spahiun nga penalltia, por Dajsinani bëri heroin, duke pritur 11-metërshin.

Me këtë barazim, Egnatia mbetet në krye me 48 pikë, ndërsa Laçi mban vendin e gjashtë me 28 pikë.

Lajmet e fundit nga