LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E papritur! Klubi i Serisë A shkarkon trajnerin Inzaghi

11 Shkurt 2024, 18:29, Sport CNA
E papritur! Klubi i Serisë A shkarkon trajnerin Inzaghi

Pipo Inzaghi nuk është më trajneri i Salernitanës në Serie A. Ish-sulmuesi italian, tashmë në rolin e trajnerit, është shkarkuar për herë të tretë, në po kaq eksperienca në elitën e futbollit italian.

Humbja të premten ndaj Empolit në shtëpi rezultoi fatale për Inzaghin, teksa Salernitana vendosi ta shkarkojë dhe t’i besojë pankinën Fabio Liveranit deri në fund të sezonit.

Philippo Inzaghi shkarkohet kështu 5 ditë para transfertës milaneze ndaj Interit, duke humbur mundësinë e një tjetër derbi me të vëllanë, Simone Inzaghin, që drejton me sukses zikaltrit e Milanos.

Kjo te Salernitana ishte eksperienca e tretë e Philippo Inzaghit në Serinë A, pas Milanit e Bolognës dhe në të tre rastet është shkarkuar. Megjithatë e kundërta ka ndodhur me Super-Pippon në Serinë B, ku ka bërë mjaft mirë në të gjithë skuadrat ku ka punuar.

Lajmet e fundit nga