web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Moment i vështirë për lojtarin e Barcelonës, largohet nga skuadra

1 Dhjetor 2025, 18:55, Sport CNA

Moment i vështirë për lojtarin e Barcelonës, largohet nga

Nuk ka qetësi te Barcelona. Situata e fundit lidhet me mbrojtësin Ronald Araujo. Lojtari uruguaian ka kërkuar të marrë një periudhë pushimi nga futbolli, për shkak të një gjendjeje të rënduar psikologjike. Kërkesa e tij vjen pas disa ndeshjeve të vështira, ku gabimet e përsëritura dhe së fundi kartoni i kuq ndaj Chelseat kanë shtuar presionin mbi të.

Sipas gazetës katalanase “Mundo Deportivo”, Araujo ndjen se aktualisht nuk mund të kontribuojë në nivelin që kërkohet dhe po përjeton një barrë të konsiderueshme mendore që e pengon të performojë normalisht.

Pas vlerësimit të situatës, Barcelona i ka dhënë lojtarit leje të pacaktuar, duke i mundësuar të largohet përkohësisht nga seancat stërvitore dhe ndeshjet zyrtare. Klubi ka theksuar se mirëqenia mendore e futbollistëve është prioritet, ndaj vendimi është marrë pa hezitim. Trajneri Hansi Flick ka konfirmuar publikisht mungesën e Araujos për një periudhë kohore dhe ka kërkuar që media të tregojë respekt dhe të mos ushtrojë presion shtesë mbi lojtarin gjatë kësaj faze.

Në 15 paraqitjet që ka bërë deri tani, ai ka shënuar dy gola, por ka kryer edhe gabime të shumta që kanë ndikuar në rezultatet e skuadrës.

Klubi ka vendosur të ofrojë mbështetje të plotë gjatë kësaj periudhe “pushimi”, duke e konsideruar rikthimin e tij në gjendje optimale më të rëndësishëm sesa praninë e menjëhershme në fushë.





Lajmet e fundit nga