web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bundesliga/ Hamburg bën surprizën, Frankfurt shmang humbjen në fund

30 Nëntor 2025, 20:26, Sport CNA

Bundesliga/ Hamburg bën surprizën, Frankfurt shmang humbjen në

Hamburg arriti një fitore të rëndësishme ndaj Stuttgart falë një goli në kohën shtesë, duke i dhënë fund serisë prej pesë ndeshjesh pa fitore.

Glatzel shënoi golin e parë pas 17 minutash, por u detyrua të largohej për shkak dëmtimi, ndërsa Stuttgart nuk arriti të godiste në portë në pjesën e parë.

Miqtë barazuan në minutën e 54-të me Undav, pas një topi të grushtuar nga portieri Heuer Fernandes. Hamburgu mbeti me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Rossing-Lelesiit, por në fund realizoi golin e fitores me Vieira në një kundërsulm.

Në ndeshjen tjetër, Frankfurti dhe Ëolfsburgu ndanë pikët 1-1, me Batshuayin që barazoi në kohën shtesë me penallti.

Wolfsburgu kishte krijuar disa raste të pastra, përfshirë dy mundësi të Amouras, ndërsa Zehnter shënoi golin e avantazhit për ta.

Penalltia e dhënë në fund shmangu humbjen për Frankfurtin dhe zgjati serinë pa fitore të Wolfsburgut në pesë ndeshje radhazi.





Lajmet e fundit nga