Rinis me debate seanca plenare/ Rama i pranishëm në Kuvend, foltorja e bllokuar
Ka rinisur seanca plenare, ndërsa i pranishëm në Parlament...
Ka rinisur seanca plenare, ndërsa i pranishëm në Parlament...

Në kuadër të investimeve të rëndësishme infrastrukturore që Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërmarrë në të gjithë vendin, një vëmendje e veçantë po i kushtohet edhe projekteve që lidhen me përgjegjësinë sociale.
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka miratuar ndërtimin e një mini-fushe futbolli pranë muzeut “Martin Cani”, projekt i cili ka nisur tashmë të realizohet.
Ky investim mbart një domethënie të veçantë, pasi lidhet me kujtimin e Martin Canit, i cili humbi jetën tragjikisht pranë shkollës “Fan Noli” në nëntor të vitit 2024, ngjarje që preku mbarë opinionin publik shqiptar.
Përmes këtij projekti, FSHF synon jo vetëm të ruajë kujtimin e Martin Canit, por edhe të promovojë vlerat e sportit, edukimit dhe solidaritetit, si mjete të rëndësishme për ndërgjegjësimin e brezave të rinj.
Në ambientet e muzeut “Martin Cani”, në përurimin e nisjes së punimeve ishin të pranishëm specialistja e Departamenti të Projekteve, Pamela Ndocaj dhe prindërit e Martinit, Angel dhe Florina Cani.
Pamela Ndocaj, specialistja e Departamentit të Projekteve, theksoi se fusha në muzeun “Martin Cani” është një hap konkret për të ndërthurur kujtimin, sportin dhe edukimin, duke bashkuar gjenerata të reja dhe nxitur përkushtim e respekt.
“Në kuadër të përgjegjësisë sonë sociale, FSHF është e përkushtuar të sjellë jo vetëm zhvillim sportiv, por edhe vlera edukative dhe komunitare. Ndërtimi i mini-fushës në muzeun “Martin Cani” është një përpjekje për të ndërthurur kujtimin, sportin dhe edukimin në një ambient të vetëm. Ne jemi të bindur se futbolli ka fuqi të bashkojë gjenerata të reja, të nxisë përkushtim dhe respekt, dhe kjo fushë do të jetë një hap konkret drejt këtij qëllimi”.
Florina Cani, nëna e Martinit, falënderoi FSHF-në duke thënë se fusha e re do të kujtojë gjithmonë djalin e saj dhe ëndrrat e tij.
“Ju falënderoj nga zemra që ju na e ktheni këtë dhimbje në forcë. Martini kishte shumë ëndrra dhe ai donte që të bëheshe si Cristiano Ronaldo. Luante gjithmonë te fusha që ju po e bëni, e keni marrë përsipër. Ju falënderoj pafund. Çdo fëmijë që do të vijë te kjo fushë dhe çdo top që do të rrotullohet të kujtojë Martinin. Ai ishte një fëmijë i veçantë me zemër të madhe dhe dua që të mbetet midis nesh”.
Ky projekt është pjesë e nismave të vazhdueshme të FSHF-së për të kontribuar në komunitet përmes investimeve që promovojnë vlera humane dhe zhvillimin e sportit në shërbim të shoqërisë.
Hetimet e Prokurorisë së Napolit kanë zbuluar lidhje të dr...
Skënderbeu U-19 regjistroi një rezultat tejet pozitiv ndaj...
Java e tetë e Superiores do të luhet të premten dhe të sht...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure do të luhen nëntë ndeshjet e f...
Janë mbyllur shtatë ndeshjet e Champions League, të vlefsh...
Këtë të martë, luhen shtatë ndeshje, të vlefshme për raund...
Barcelona u rikthye te fitorja në Champions League, duke t...
Mjallby AIF ka bërë historinë duke u shpallur për herë të ...
Skënderbeu U-19 arriti një rezultat të madh në UEFA Youth ...
Skuadra e Skënderbeut U-19 ka arritur një rezultat të madh...
Edin Terzic, ish-trajneri i Borussia Dortmund, po e merr k...
Skënderbeu U-19 luan sot ndeshjen e parë ndaj Aston Villa-...
Marc-Andre ter Stegen po përballet me një moment të vështi...
Pas përfundimit të javës së 7-të të sfidave të Kategorisë ...
Nottingham Forest ka emëruar Sean Dyche si trajnerin e ri ...
Lëndimi i Marcus Thuram rezulton të ketë qenë më serioz ng...
Vincent Kompany do të vazhdojë të jetë trajner i Bayern Mu...
Liga e Kampionëve rikthehet mbrëmjen e kësaj të marte, me ...
E ardhmja e Paulo Dybala te Roma është vënë në pikëpyetje....
Kombëtarja e vajzave ka nisur prej të dielës pasdite përga...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...