web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Trajneri i tretë në pak javë, Nottingham merr vendimin

21 Tetor 2025, 15:20, Sport CNA

ZYRTARE/ Trajneri i tretë në pak javë, Nottingham merr vendimin

Nottingham Forest ka emëruar Sean Dyche si trajnerin e ri të skuadrës. Trajneri anglez, 54 vjeç, ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2027.

Ai është tekniku i tretë që merr drejtimin e ekipit gjatë këtij sezoni. Dyche zëvendëson Ange Postecoglou, i cili u shkarkua pas vetëm 39 ditësh në detyrë dhe pas humbjes 3-0 ndaj Chelsea-t më 18 tetor.

Postecoglou nuk arriti të fitojë asnjë nga tetë ndeshjet e drejtuara, duke marrë vetëm dy barazime. Para tij ishte shkarkuar edhe Nuno Espirito Santo, që qëndroi në stol për vetëm tri ndeshje.

Nottingham Forest ndodhet aktualisht në vendin e 18-të në Premier League, me vetëm një fitore në tetë takime.

Debutimi i Dyche do të jetë më 23 tetor në Ligën e Europës kundër Portos, ndërsa në fundjavë ekipi përballet me Bournemouth në kampionat.





Lajmet e fundit nga