web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Java e tetë e Superiores ndahet në dy ditë, vëmendja te klasikja Vllaznia-Tirana

22 Tetor 2025, 14:24, Sport CNA

Java e tetë e Superiores ndahet në dy ditë, vëmendja te

Java e tetë e Superiores do të luhet të premten dhe të shtunën.

Vora – Dinamo City do të jetë ndeshja hapëse e kësaj jave, që do të luhet të premten në orën 14:00.

Dy takimet e tjera të së premtes do të luhen në orën 17:00, ku spikat klasikja e futbollit shqiptar, Vllaznia – Tirana, që do të luhet në “Loro Boriçi”. Në të njëjtën orë do të luhet edhe ndeshja AF Elbasani – Bylis.

Të shtunën do të luhen dy përballjet e tjera të javës së tetë. Partizani pret Egnatian në shtëpi, ndërsa Flamurtarin e pret transferta kundër Teutës në Durrës. Të dyja sfidat do të luhen në orën 17:00.


SUPERIORE – JAVA 8

E premte, më 24 tetor

Vora – Dinamo City                        14:00

Vllaznia – Tirana                             17:00

AF Elbasani – Bylis                         17:00

E shtunë, më 25 tetor

Partizani – Egnatia                         17:00

Teuta – Flamurtari                         17:00





Lajmet e fundit nga