
Kukësi-Tirana, zbulohen formacionet zyrtare
Kukësi pret në shtëpi Tiranën në sfidën e vlefshme për jav...
Federata Shqiptare e Futbollit, ka aplikuar në UEFA për organizimin e Kampionatit Europian U-17 për vitet 2025, 2026 dhe 2027 dhe Kampionatit Europian U-19 për vitet 2026 dhe 2027.
Në aplikimin e dorëzuar nga Federata Shqiptare e Futbollit është parashikuar që ndeshjet të zhvillohen në “Air Albania Stadium”, “Elbasan Arena”, “Loro Boriçi” dhe “Arena Egnatia”.
NJOFTIMI I FSHF:
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të shqyrtojë në mbledhjen e radhës së 26 shtatorit kandidaturat për organizimin e Kampionatit Europian U-17 për vitet 2025, 2026 dhe 2027 dhe Kampionatit Europian U-19 për vitet 2026 dhe 2027.
Federata Shqiptare e Futbollit është pjesë e kësaj gare të rëndësishme për të cilën ka dorëzuar aplikimet për organizimin e Kampionatit Europian U-17 për vitet 2025, 2026 dhe 2027 dhe Kampionatit Europian U-19 për vitet 2026 dhe 2027. Pjesë e kësaj gare janë dhe Federata nga vende të rëndësishme europiane.
Në aplikimin e dorëzuar nga Federata Shqiptare e Futbollit është parashikuar që ndeshjet të zhvillohen në “Air Albania Stadium”, “Elbasan Arena”, “Loro Boriçi” dhe “Arena Egnatia”. Këto stadiume do të presin ndeshjet e fazës së grupeve, ato gjysmëfinale dhe finalen e madhe. Gjithashtu për zhvillimin e një kompeticioni të tillë kërkohen 8 qendra stërvitore me fusha me bar natyral, të cilat do të jenë në aksin Tiranë-Durrës, kjo edhe për shkak të numrit të hoteleve me kushte specifike që kërkohen.
Shqipëria është kualifikuar nga Komisioni i Tenderimit si një vend që i ka të gjitha aftësitë, kapacitetet dhe plotëson kriteret për organizimin e një Kampionati Europian për moshat e reja. Ky është padiskutim suksesi parë, duke parë kriteret e larta që aplikohen në organizimin e kompeticioneve të tilla madhore me vëmendje dhe interes të madh ndërkombëtar.
Sigurimi i të drejtës për organizimin e një Kampionati Europian futbolli, nëse ky besim do t’i jepet nga UEFA në mbledhjen Komitetit Ekzekutiv javën e ardhshme, do të ishte padiskutim aktiviteti dhe ngjarja më e madhe sportive e organizuar ndonjëherë në Shqipëri dhe rajon. Organizimi i një Europiani tejkalon pa asnjë dyshim dhe organizimin e jashtëzakonshëm të finales historike të UEFA Conference League.
Për kompeticionet që ka aplikuar Federata Shqiptare e Futbollit do të jenë pjesëmarrëse 8 skuadra, duke sjellë në vendin tonë interes të madh mediash, tifozësh dhe sigurisht skuadra të mëdha që do ta kthenim vendin tonë për një muaj në epiqendër të lëvizjes futbollistike europiane.
Një Kampionat Europian në Shqipëri do të kishte një ndikim të madh edhe tek të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi, që jetojnë me futbollin si dhe do të përfshinte në organizimin e tij mijëra të tjerë, kjo për faktin se do të zhvillohen 15 ndeshje të cilat për nga niveli organizimit janë të barabarta me finalen e UEFA Conference League e zhvilluar majin e vitit të shkuar në Tiranë.
Në të njëjtën kohë me marrjen e të drejtës së organizimit të një kompeticioni kaq madhor lind dhe detyrimi për të kryer disa investime të rëndësishme shtesë në infrastrukturën e stadiumeve dhe veçanërisht fushave stërvitore ku së bashku me pushtetin qendror dhe atë lokal do të duhet të investohet në Tiranë, Durrës, Kamëz, Elbasan, Shijak, Rrogozhinë e Kavajë.
Urojmë dhe shpresojmë që më datë 26 shtator futbolli shqiptar të marri lajmin e madh se do të jetë mikpritësja e një Kampionati Europian.
Kukësi pret në shtëpi Tiranën në sfidën e vlefshme për jav...
Filip Najdovski u dënua disa ditë më parë nga Komisioni i Di...
Mesfushori Randi Dumfur do të jetë pjesë e Skënderbeut edh...
Dinamo City ka zyrtarizuar trajnerët e rinj të akademisë. ...
Dinamo ka prezantuar trajnerët për moshat, U-19, U-17, U-16,...
Milan pësoi një goditje të fortë në derbin ndaj Interit që t...
Sot luhen 2 ndeshjet e tjera të vlefshme për javën e 4-t të ...
Partizani dhe Teuta kanë një ndeshje më shumë për të zhvillu...
Kthimi i Mason Greenwood në fushë dhe debutimi për Getafen u...
Trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi, u shfaq i lumtur pas ...
Trajneri i Dinamo City, Luigi Di Biagio, foli për MCN TV, pa...
Erzeni ka marrë fitoren e parë në Superiore për këtë sezon, ...
U luajtën ditën e sotme, katër ndeshje, të vlefshme për javë...
Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvio Mende...
Sulmuesi shqiptar Belajdi Pusi ka shënuar sërish në kampiona...
Është mbyllur pjesa e parë në sfidën mes Erzenit dhe Dinamos...
Është mbyllur në barazim pa gola, pjesa e parë në sfidën mes...
Carlos Sainz nuk zhgënjen dhe regjistron fitoren e dytë në k...
Federata Shqiptare e Futbollit, ka dalë me një njoftim zyrta...
Humbja e Polonisë përballë Kombëtares sonë në “Air Albania...
Më 11 shtator, me rastin e ditës së parë të shkollës, krye...
Moti i keq ka sjellë shkëputje të energjisë elektrike në K...
Alma Kaçi, gruaja që doli në video-skandalin e ish-kry...
Nën kamuflimin si qendra masazhi ushtrohet prostitucion, m...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
17 fshatra të Kolonjës dhe të Korçës si Panariti, Trebicka...
Të tjera detaje janë zbardhur nga dosja hetimore e SPAK pë...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në ...
Policia e Fierit ka raportuar rastet e dhunës së paraq...
Ndonjëherë mund të duket e pamundur të qëndrosh zgjuar gja...
Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në t...
Ditën e diel do të kemi ndryshim të situatës meteorolo...
Një studim i fundit ka hedhur dritë mbi një fenomen të pap...
Stefanos Kasselakis është fituesi i zgjedhjeve në partinë ...
Auroriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Si...
Bizneset evropiane në Kinë po vendosin gjithnjë e më shumë...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bisedoi me të dër...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Energjia për javën e fundit të shtatorit dhe datën 1 tetor...
Sot, më 25 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Sot, më 24 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.3 l...
Sot, më 22 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.2 l...