LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto - Sylvinho përtej futbollit/ Pak nga privatësia e trajnerit të kombëtares shqiptare

17 Shtator 2023, 17:29, Sport CNA

Foto - Sylvinho përtej futbollit/ Pak nga privatësia e trajnerit

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvio Mendes Campos Junior, i njohur si Sylvinho, ka korrus sukses deri më tani në karrierë, pasi është në rrugë të mbarë për kualifikimin në kampionatin EURO 2024.

Por përveç suksesit në sport, Sylvinho duket se ka gjetur sukses edhe në dashuri, ku ka krijuar një marrëdhënie të shëndetshme.

Ndonëse prej një viti është zhvendosur në Shqipëri, ai gjithmonë gjen kohë për të qenë pranë familjes, bashkëshortes dhe dy fëmijët.

Vajza e trajnerit, Tati Mendes ka filmuar çastet e bukura familjare dhe i ka shpërndarë ato në rrjetet e saj sociale herë pas here.

Në këto statuse, Silvinjo shfaqet shumë i afërt me bashkëshorten e fëmijët, ndërsa nuk ngurrojnë të shprehin dashurinë.

Disa prej këtyre momenteve po jua sjellim më poshtë me anë të një galerie./ CNA

 

Lajmet e fundit nga