LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Merret vendimi, ja kur luhet Partizani-Teuta

18 Shtator 2023, 10:53, Sport CNA
Merret vendimi, ja kur luhet Partizani-Teuta

Partizani dhe Teuta kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar. Dueli mes tyre i vlefshëm për javën e parë të kampionatit u shty për një moment të dytë për shkak të pjesmarrjes së demave në Conference League.

FSHF-ja vendosin që këtë ndeshje ta shtyj, teksa tashmë duket se ka vendosur kur do të luhet kjo sfidë. Kështu Partiani – Teuta do të përplasin “brirët” mes tyre për 3 pikët më 4 tetor.

Kjo përballje do të luhet në “Arenën e Demave” duke nisur që nga ora 15:00. Në këtë mënyrë kalendari për dy ekipet do të ngjeshet akoma më shumë. Kujtojmë se Partizani pas dy sfidave të luajtura deri më tani ka arritur të grumbullojë 4 pikë, ndërsa Teuta në po kaq ndeshje ka siguruar vetëm 1 pikë.

Lajmet e fundit nga