LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reshje shiu dhe shtrëngata/ Parashikimi i motit për sot, 21 prill 2024

21 Prill 2024, 08:15, Sociale CNA
Reshje shiu dhe shtrëngata/ Parashikimi i motit për sot, 21 prill 2024
Foto ilustruese

Ditën e diel vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti pritet të jetë kryesisht i vranët me intervale të shkurtra kthjellimesh. Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe territorit ndërsa në qendër reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatar, hera-herës reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Pas orëve të mesditës reshjet humbasin intensitet dhe territor, në orët e mbrëmjes pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.

Në Alpe dhe në lartësitë mbi 1000-1200 m priten reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina në orët e paradites era bëhet e vrullshme dhe fiton shpejtësi 10-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë./CNA 

Lajmet e fundit nga