Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Njësia e Kombeve të Bashkuara për çështjet e punësimit (ILO) në një studim të posaçëm njoftoi se popullsia e Shqipërisë po plaket me shpejtësi dhe aktualisht rreth 91 mijë persona mbi 65 vjeç kanë nevojë për përkujdesje sociale afatgjatë.
Por, njëkohësisht infrastruktura e Shqipërisë për moshat e vjetra ende nuk është ngritur qoftë edhe teorikisht, ndaj moshat e treta në pamundësi nuk gëzojnë kujdes social për të pleqëruar me dinjitet.
“Me një popullsi që plaket me shpejtësi, Shqipëria po përballet me një sfidë të afërt për të siguruar aksesin në shërbime të përballueshme dhe cilësore të kujdesit afatgjatë për të gjithë të moshuarit në nevojë”, vuri në dukje ILO.
Në vitin 2020, një në 6.8 persona ishte mbi 65 vjeç. Vlerësohet se një në 3.8 persona do të jetë 65 vjeç e lart deri në vitin 2050.
Të dhënat demografike tregojnë se popullsia shqiptare po plaket me shpejtësi. Ndërmjet viteve 1990 dhe 2020, popullsia mbi 65 vjeç është rritur nga 180 mijë në 420 mijë dhe duke zënë rreth 15% të totalit të popullsisë më 2021-shin nga 5.5% më 1990-ën.
Në të ardhmen, popullsia mbi moshën 65 vjeç e lart do të rritet në 623 mijë persona dhe pjesa e saj në totalin e popullsisë do të rritet në 26.4% deri në vitin 2050.
Kombet e Bashkuara targetojnë se së paku 90.9 mijë persona të moshës 65 vjeç e lart vlerësohet se kishin nevojë për kujdes afatgjatë që në vitin 2020. Numri i të moshuarve që kanë nevojë për kujdes afatgjatë do të rritet me shpejtësi në mbi 161 mijë deri në vitin 2050.

Kostoja e parashikuar e kujdesit, puna është të paktën 1.08% e PBB-së, por plakja e popullsisë pritet të sjellë një rritje të konsiderueshme të kërkesës për kujdes afatgjatë në 30 vitet e ardhshme.
Rritja është më e ndjeshme për gratë, pasi ato kanë jetëgjatësi së paku 5 vite më shumë se burrat.
Për të vlerësuar koston e kujdesit afatgjatë, supozohet se çdo i moshuar që ka nevojë për kujdes kërkon një orë punë përkujdesjeje në ditë bazuar në pagën mesatare.
ILO vë në dukje se kujdesi social rajonal aktualisht është i pamjaftueshëm për të përmbushur kërkesën në rritje për kujdes afatgjatë për të moshuarit. Aktualisht, vetëm 1.6% e të moshuarve në nevojë për përkujdes përfitojnë nga shërbimet e kujdesit social.
Gjithashtu ka pabarazi gjeografike në aksesin në shërbimet e kujdesit social ndërmjet rajoneve në Shqipëri. Institucionet e kujdesit rezidencial mund të pranojnë vetëm 0,78% të numrit të vlerësuar të të moshuarve në nevojë.
Kapaciteti aktual i kufizuar i sistemit publik të kujdesit afatgjatë nënkupton që të moshuarit e dobët nuk kanë asnjë alternativë, por mbështeten në familjet dhe të afërmit e tyre.

“Megjithëse mbështetja e familjes është thelbësore, e lidhur fort me kulturën tradicionale shqiptare, ofrimi i kujdesit afatgjatë, i cili varet shumë nga kujdestaret femra të papaguara, nuk konsiderohet më një zgjidhje e qëndrueshme. Prandaj, ekziston një nevojë më e madhe për ofrim formal të kujdesit afatgjatë”, rekomandon ILO.
Të moshuarit që jetojnë vetëm në zonat rurale dhe të largëta janë veçanërisht të pambrojtur. Vlerësohet se 46% e popullatës mbi moshën 65 vjeç e lart jetojnë në zona rurale.
Ata nuk jetojnë me anëtarët e familjes dhe nuk kanë akses në shërbimet formale të kujdesit afatgjatë. Të moshuarit në zonat rurale gjithashtu përballen me disavantazhe në pensione, akses në kujdesin shëndetësor dhe programe të tjera të mbrojtjes sociale. /Monitor/

Pas përmirësimit të situatës së COVID-19 në Europë dhe...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Një grua pretendoi në polici se nuk është vetëm bashkë...
Brenda 30 nëntorit qeveria miraton zonat ose territore...
Fundjava do të jetë përvëluese. Sipas MeteoAlb, temper...
Vendi ynë do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare ...
Profesor Doktor Sokol Abazi, kimist i njohur, ka folur...
Tregtimi i fruta-perimeve në ambiente të hapura, përte...
Me nisjen e sezonit turistik në qarkun e Vlorës janë h...
Angina, qoftë bakteriale apo virale, manifestohet me d...
Edhe për ditën e nesërme, vendi do të mbetet në ndikim...
Vendi ynë, si pasojë e masave ajrore afrikane do të je...
Në një kohë kur numri i rastev të reja me COVID është ...
Ditët e fundit në vendin tonë është raportuar një rrit...
Edhe për ditën e nesërme, vendi do të mbetet në ndikim...
Vendi ynë do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesat...
Pastori Akil Pano thotë se është pro jetës, duke iu re...
Fatmir Vejsiu, specialist arsimi ka folur për probleme...
Mësuesit, edukatorët dhe të gjithë ata që punojnë në i...
Këshillimi Publik prodhon një nga ndryshimet e para li...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...