E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Në një intervistë për situatën e divorceve në juglindje të vendit, avokatja Entela Dvorani ndalet në faktorët që ndikojnë në rritjen e kërkesave për zgjidhje martese. Ajo e konsideron abuzive mënyrën se si shumë burra kërkojnë divorc pas dekadash bashkëjetese, vetëm sepse “nuk e durojnë më” bashkëshorten, shpesh pasi fëmijët janë rritur dhe nuk ka më “arsye” për të qëndruar në martesë. Sipas saj, mungesa e mirëbesimit është faktori bazë që çon në ndarje, dhe kjo buron nga faktorë të shumtë shoqërorë, ku dominon ndikimi i medias.

"Është abuzive ta mendojmë që në këtë 20-vjeçar të pretendohet që në divorc të vijë bashkëshorti që nuk duron bashkëshorten, pasi i ka fëmijët e rritur dhe kur hyn në zyrë e të kërkon divorcin, ti hutohesh, kërkon që ta rimbash këtë marrëdhënie, pra ne që duhet të ishim ata avokatët që e kërkojmë divorcin për shkak të punës, jemi duke u thënë që 'Mbani familjen'. Mungesa e mirëbesimit është faktori bazë, por nga buron kjo? Nga të gjithë faktorët shoqërorë. E para është dominanca mediatike, ne jemi shumë të toksikuar nga media. Një arrogancë e madhe mediatike në bisedat që kryejnë ata që janë figurat më të njohura publike, në mënyrën e përdorimit të fjalës dhe nëse ti shikon një burrë që ka një fjalë të ashpër, ai është kudo i ashpër në familje. Nëse burri sjell X lekë, prej atyre lekëve bën dominancën në mënyrën e përdorimit të fjalës. Kjo e sjell në pamundësi marrëdhënien në çift dhe mungesa e durimit i çon çiftet në divorc faktik",-tha Dvorani.
Një rast i veçantë që Dvorani sjell është ai i një burri 75-vjeçar që kërkoi divorc sepse bashkëshortja e “mbyste në gjumë”, një situatë që sipas saj u përkeqësua nga gjendja postpandemike dhe izolimi.

"Mosha më e madhe që ka kërkuar divorc është 75 vjeç. Ka pretenduar divorcin sepse bashkëshortja e tij e mbyste në gjumë dhe kjo ishte një gjendje që ndodhej postpandemisë. Ajo kishte frikat e veta që kërkonte trajtim terapeutik, por aktualisht ishte dhe koha e izolimit",-tregon Dvorani.
Ajo thekson se procesi i divorcit është një formë dhune për të dy partnerët. Edhe kur nisma vjen nga njëri bashkëshort, shpesh pas saj fshihen frustrime të thella psikologjike. Dvorani nënvizon nevojën që para se të shkohet në gjykatë, çiftet të kalojnë në një fazë të trajtimit psikologjik për të kuptuar më mirë problemet që i kanë çuar në këtë pikë.

"Procesi i divorcit është një dhunë për të dy bashkëshortët, ndoshta ai që e inicion divorcin duket sikur nuk ka dhunë, por dhuna psiqike nga ai person është e madhe. Ai është brenda frustracioneve të pashpjegueshme të cilat kur i kërkon divorc avokatit, avokati duke mos qenë ndoshta profesionist, nuk arrin të kualifikojë situatën e tij për divorcin. Priret nga fjalia 'kërkoj divorcin', ndërkohë që sot për martesa të tilla të tejkaluara në marrëdhënie jetëgjata, duhet të kërkohet një psikolog ku para se të hapet një kërkesë divorci, të kalohet njëherë te procesi i trajtimit psikologjik",-shprehet Dvorani.
Ndërmjetësimi, sipas saj, duhet të jetë një hap i detyrueshëm në procedurën e divorcit. Ky proces ndihmon që ndarja të formalizohet në mënyrë paqësore, megjithatë nuk mund të pritet që çiftet të ribashkohen. Ajo sugjeron që gjykatat të mos investojnë kohë në hetimin e marrëdhënies martesore, por të kërkojnë që çiftet të kalojnë më parë nga ndërmjetësimi dhe të paraqesin një vërtetim për këtë.

"Ndërmjetësimi ofron një situatë zgjidhëse dhe do të thotë që çifti konkretizon divorcin. Të dy vijnë në aktualizimin e asaj ndarjeje faktike që do ta kryejnë si ndarje ligjore. Ndërsa, s'mund të themi që vjen në ndërmjetësim dhe çifti ribashkohet. Nuk ndodh kjo, por për të mbajtur martesën, ndoshta gjykata do të duhej t'i kalonte njëherë në stadin e ndërmjetësimit ku thuhet të pajisen me një vërtetim nga ndërmjetësi që ju e keni kaluar këtë zgjidhje me marrëveshje në mënyrë që edhe rastet efektive të divorcit të ulin ritmin e tyre për t'u marrë me çështje të tjera sepse marrëdhënia familjare që lidhet apo zgjidhet martesa, është një marrëdhënie midis çiftit. Nuk duhet ta investigojë gjykata në këtë rast",-tha Dvorani.

Sipas avokates, martesat e lidhura gabim do të zgjidhen një ditë, duke shtuar se shpesh ndërgjegjësimi për gabimin në zgjedhjen e partnerit vjen shumë vonë. Në statistikat që përmend, vihet re një numër më i madh burrash që kërkojnë divorcin, veçanërisht në zonën e Korçës dhe sidomos nga ata që jetojnë jashtë vendit, në emigracion.
"Ajo martesë që është lidhur gabim do zgjidhet një ditë. Problemi është kur ndërgjegjësohet çifti që ata kanë hyrë në një martesë të gabuar. Në lidhje me numrin, mund të themi që burrat prevalojnë kërkesën për divorc. Sa i përket numrit të popullatës, Korça ka një numër më të lartë të divorceve. Por, ata që jetojnë jashtë shtetit në emigracion, tani po kërkojnë më shumë divorce",-tha Dvorani.
Në një shoqëri ku ritmi i jetës, presioni ekonomik dhe ndikimi mediatik po ndryshojnë ndjeshëm marrëdhëniet familjare, divorci po shndërrohet nga një përjashtim në një realitet gjithnjë e më të zakonshëm./CNA
Ditën e sotme moti parashikohet të jetë i paqëndrueshëm me...
Këshilltarët demokratë të Bashkisë së Korçës dhe drejtuesi...
Ditën e sotme ka nisur zyrtarisht aplikimi për skemat komb...
Përgjatë dekadës së fundit Shqipëria klasifikohet ndër ven...
Ditën e sotme moti parashikohet të jetë relativisht i paqë...
Dita e diel do të jetë me mot të qëndrueshëm. Temperatura...
Në vitet e fundit, Shqipëria është përballur me një realit...
Pritet rritje e mëtejshme e vlerave barike duke sjellë rri...
Moti vijon të ngrohet gradualisht si pasojë e qarkullimit ...
Fermerët e fshatit Burimas kanë dalë në protestë për dëmet...
Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e kthjellime...
Ditën e sotme pritet largim gradual i valës së ftohtë me o...
Reshjet e dendura të dëborës, të shoqëruara me temperatura...
Drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Niko Peleshi, vizito...
Dita e martë karakterizohet nga moti i qëndrueshëm. Era ...
Një stuhi e madhe e të ftohtit të Arktikut është duke u pë...
7 prilli është Dita Botërore e Shëndetit Universal. Për st...
Dita e hënë do të jetë me mot të qëndrueshëm. Sot priten ...
Dita e sotme parashikohet të jetë me mot të paqëndrueshëm....
Orët e paradites do të vijojnë nën ndikimin e motit të kth...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...