web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Parashikimi i motit/ Ikën i ftohti, rritje temperaturash

9 Prill 2025, 07:10, Sociale CNA

Parashikimi i motit/ Ikën i ftohti, rritje temperaturash

Ditën e sotme pritet largim gradual i valës së ftohtë me origjinë Verilindore – Lindore duke sjellë ngrohje graduale të motit në territorin shqiptar.


Për rrjedhojë, zonat e ulëta dhe vija bregdetare do të mbizotërohen nga moti i kthjellët përgjatë gjithë 24-orëshit, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare do të vijojë moti në zonat malore të Shqipërisë. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -2°C vlera më e ulët e shënuar në zonat verilindore deri në 18°C vlera më e lartë e cila do të shënohet përgjatë vijës bregdetare./ CNA





Lajmet e fundit nga