Ikja masive, vetëm në 2022-2023 gati 100 mijë shqiptarë emigruan në vendet e BE-së, sipas Eurostat
Ritmet e emigracionit janë përshpejtuar ndjeshëm vitet e f...

Disa banorë të fshatit Hot i Ri në njësinë Rrethina të Bashkisë Shkodër zhvilluan një protestë pasi prej 30 vitesh rruga e tyre është e amortizuar duke krijuar probleme në qarkullim. Një tjetër shqetësim për ta mbetet mungesa e ndriçimit rrugor. Banorët, mes të cilëve edhe një person me aftësi të kufizuara, tregojnë vështirësitë me të cilat përballen çdo ditë në rrugën me gropa e ujë.

“Unë jam person me aftësi të kufizuara dhe shumë vështirë e kam që të eci në këtë rrugë me mjetin tim. Shpeshherë kam qenë gati duke u rrëzuar prej gropave dhe mungesës së ndriçimit. Rruga prishet çdo ditë e më shumë dhe mua nuk ka kush të më lëvizë. Mbrëmjeve kur lëvizi për mua është shumë e rrezikshme dhe shpresoj që ta asfaltojnë sa më shumë”,-shprehet banori.

“Në fshatin tonë mungon energjia elektrike si dhe ndriçimi rrugor. Jemi shumë shtëpi që jemi në kushte skandaloze. Jemi detyruar që shtyllat elektrike t’i blejmë privatisht. Janë një mijë tela në një formë shumë të gabuar që janë një rrezik për fëmijët, për banorët dhe kalimtarët. Ne e paguajmë energjinë elektrike, pse OSHEE nuk u shërben banorëve. Gjithashtu ndriçimi gjatë natës është një shqetësim. Normalisht që kryesore për ne mbetet rruga e amortizuar. Ne kërkojmë që ky aks të rikonstruktohet sa më shpejt sepse është në kushte skandaloze”,-thotë banori.

“Kjo zonë është e papërkrahur prej vitesh. Mungon asfalti, nuk kemi energji elektrike shpeshherë. Ka një rrezik të madh që ne si banorë të mbesim në korent dhe më shqetësim kemi për fëmijët se mund të ndodhë ndonjë tragjedi. Mbi të gjitha është rruga e amortizuar. Si mund të shkojë një fëmijë në shkollë gjatë dimrit në gropa me ujë ose si mund të shkojë gjatë verës prej pluhurit. Ne po punojmë për të rritur fëmijët, por kur nuk u shërben fëmijëve është një e keqe për të gjithë. Ne i kemi kërkuar këto gjëra njësoj si fëmija që qan kur do ushqim dhe askush nuk ka ardhur për të thënë se kush është duke qarë këtu. Ne nuk na kanë shërbyer asnjëherë. Kemi kërkuar në Bashkinë Shkodër, te kryeplaku ose kryedreqi më mirë se nuk është marrë askush me këto punë”,-shprehet një prej banorëve.

“Unë dua si banor që kjo rrugë të shtrohet sa më parë. Kjo rrugë shërben për banorët që shkojnë në Koplik të Malësisë së Madhe dhe për shumë fshatra të Postribës dhe për ne po ashtu. Këtu nuk është një distancë shumë e madhe dhe nuk e di përse nuk e rikonstruktojnë sepse nuk ka shpenzime të mëdha si akset e tjera rrugore”,-shprehet një banor.
Nëse rruga e tyre nuk rikonstruktohet deri më 11 maj banorët e Hotit të Ri thonë se do të bojkotojnë zgjedhjet parlamentare.

“Në rast se dikush nis punën me dokumente për rikonstruksionin e kësaj rruge atëherë ne do të jemi në qendrat e votimit më 11 maj, por nëse nuk bëhet një zgjidhje për këto probleme që kemi atëherë nuk do të shkojmë për të votuar, nuk do marrim pjesë, për kë të votojmë. Ne votojmë për fëmijët tanë, për familjet tona dhe për një të ardhme më të mirë”,-thotë banori.

“Asnjë nuk shkon në qendër votimi nëse nuk na paraqesin një dokument se rruga do të rikonstruktohet. A mund të ndikojë për 200-300 vota mbase nuk ndikon dhe nuk e kanë problem për votat tona sepse ne e shohim se dikush është duke ngordhur dhe dikush është duke u ngjallur, por ne nuk kemi punë me sistemin se kush është në këmbë apo se kush po e merr. Ne kemi punë me kushtet që na duhen ne si banorë në këtë zonë”,-thotë banori.
Edhe më parë, banorët e Hotit të Ri në Shkodër kanë ngritur zërin për këto probleme, por deri më tani nuk kanë gjetur zgjidhje. Në këtë zonë janë afro 1 mijë persona që përshkojnë rrugën çdo ditë./CNA
Ritmet e emigracionit janë përshpejtuar ndjeshëm vitet e f...
Moti për ditën e sotme do të jetë i paqëndrueshëm, me kthj...
Moti për ditën e sotme parashikohet të jetë i paqëndrueshë...
Në natën mes të shtunës dhe të dielës, ora ka shkuar 60 minu...
Moti do të vazhdojë të ngrohet gradualisht gjatë ditës, pë...
Ditën e nesërmë më 30 mars, do të rikthehet ora pranverore...
Për ditën e sotme pritet një mot i paqëndrueshëm me vranës...
Ditën e sotme moti parashikohet të jetë i paqëndrueshëm. E...
Dita e enjte do të ketë mot të paqëndrueshëm, kryesisht me...
Dita e mërkurë do të karakterizohet nga moti i paqëndruesh...
Shqipëria ka shënuar një tjetër rekord negativ demografik....
Dita e martë do të karakterizohet nga moti i paqëndrueshëm...
Personat me arsim të mesëm zakonisht kanë një zanat ose pa...
Dita e hënë do të karakterizohet nga moti i paqëndrueshëm,...
Nëse kanë një meritë kryesore turistët që kanë vizituar Sh...
Ndërmjet 2011 dhe 2023, popullsia ka pësuar rënie në të gj...
Dita e sotme do të mbizotërohet nga mot i paqendrueshëm, m...
Kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta do të jenë dominante...
Shqipëria dhe Kosova flasin të njëjtën gjuhë, kanë tradita...
Dita e premte do të jetë me mot të qëndrueshëm! Parashikoh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...