OKB parashikon përgjysmim të lindjeve në Shqipëri në 2024-2054
Përgjatë dekadës së fundit Shqipëria klasifikohet ndër ven...

Ditën e sotme ka nisur zyrtarisht aplikimi për skemat kombëtare mbështetëse në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë, të cilat përfshijnë gjithsej tetë skema, mes tyre edhe atë të naftës, që cilësohet si më e madhja dhe më e kërkuara nga fermerët. Aplikimet do të jenë të hapura deri më 30 maj, duke u dhënë kohë të mjaftueshme të gjithë fermerëve për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm.
Arieta Kanari, përgjegjëse e Sektorit të Shërbimit Këshillimor, thekson se këtë vit ka dy ndryshime të vogla në skemën e naftës. Sipas saj, nuk ka rëndësi kush aplikon i pari, por kush dorëzon dokumentet e plota dhe të rregullta.

"Sot fillon aplikimi për skemat kombëtare, janë 8 skema, ajo e blegtorisë, bujqësisë dhe skema më e madhe që kemi është ajo e naftës, për të cilën janë më të interesuar fermerët. Aplikimi fillon që sot dhe zgjat deri në 30 Maj, kemi një periudhë të bollshme për të aplikuar. Nuk është e rëndësishme kush është i pari, por kush aplikon me dokumenta të rregullta ai do të përfitojë i pari.
Tek skema e naftës ka 2 ndryshime të vogla, ku edhe ata që aplikojnë me çertifikatë pronësie, edhe ata që aplikojnë me AMPT (dokumenti i pronësisë), duhet të kenë të bashkangjitur skicat për secilën parcelë. Është dokument shtesë por shumë i nevojshëm për të gjetur parcelat në terren. Një dokument tjetër shtesë është një faturë shitje inputesh ose plehrash kimike, farash fidanë ose faturën e shitjes së prodhimit. Interesi më i lartë për naftën, blegtoria ka një ndryshim të vogël se futen edhe viçat dhe demat, edhe tek pjesa e të imëtave futen edhe meshkujt",-tha Kanari.
Fermerët që kanë aplikuar deri më tani, shprehen të kënaqur me lehtësinë e procedurës, por kritikojnë nivelin e ulët të mbështetjes financiare që ofron shteti. Disa nga fermerët tregojnë se pavarësisht se aplikimi është i njëjtë me vitin e kaluar dhe këtë herë nuk ka pasur vështirësi, mbështetja ekonomike është simbolike.

"Kam aplikuar për skemën mbështetëse në blegtori. Kam lopë, 16 kokë. Kam përfituar dhe herët e kaluara. Nuk është një skemë mbështetëse siç është në Maqedoni e Kosovë, ata paguhen më shumë. Ndihma është pak por duam më shumë nga qeveria. Nuk është ndonjë ndihmë e madhe. Nuk kishte vështirësi në aplikim.”
“Duhen dokumenta të tjera, për tokën. Njësoj është si vjet dhe sivjet aplikimi. Herën e parë e patëm vështirë, këtë vit jo. Përfituam edhe vjet, për bletari. Marrim 10 mijë lek të vjetra për koshere. Edhe ja vlen, edhe s'ja vlen. Vlera financiare të ishte më e lartë, jo 10 mijë lek të vjetra. Të paktën siç e kanë shtetet e tjera. E kanë 40€-50€. Me numrin e bletëve që kemi ne, ky çmim është shumë i ulët.”
"Shumë pak është. Nuk ja vlen. Edhe kosheret duan ilaçe, duan sheqer. Janë të shtrenjta" ,-thuhet nga fermerët.
Ndërkohë, një tjetër fermere që ka aplikuar për blegtori, duke pasur në zotërim 18 lopë dhe 8 viça, shprehet më e kënaqur për ndihmën që ka marrë.

"Bëra aplikimin për blegtorinë, kam lopë. Kam 18 lopë dhe 8 viça. Gjithmonë kam përfituar, sa herë kam aplikuar. Marr 100 mijë lek të vjetra për lopë. Jam shumë e kënaqur. Dokumentat siç kanë qenë, s'ka patur shtime",-tha ajo.
Nga ky vit, në skemën e blegtorisë është përfshirë edhe mbështetja për viçat dhe demat, si dhe për meshkujt e gjedhëve të imëta, një ndryshim që synon të zgjerojë përfituesit dhe të rrisë efektivitetin e ndihmës. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të institucioneve për të përmirësuar procesin dhe për të shtuar elementë të rinj në skema, shumica e fermerëve kërkojnë një rritje të vlerës financiare të mbështetjes, në mënyrë që të mbulojnë realisht kostot gjithnjë në rritje të prodhimit bujqësor dhe blegtoral./CNA
Përgjatë dekadës së fundit Shqipëria klasifikohet ndër ven...
Ditën e sotme moti parashikohet të jetë relativisht i paqë...
Dita e diel do të jetë me mot të qëndrueshëm. Temperatura...
Në vitet e fundit, Shqipëria është përballur me një realit...
Pritet rritje e mëtejshme e vlerave barike duke sjellë rri...
Moti vijon të ngrohet gradualisht si pasojë e qarkullimit ...
Fermerët e fshatit Burimas kanë dalë në protestë për dëmet...
Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e kthjellime...
Ditën e sotme pritet largim gradual i valës së ftohtë me o...
Reshjet e dendura të dëborës, të shoqëruara me temperatura...
Drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Niko Peleshi, vizito...
Dita e martë karakterizohet nga moti i qëndrueshëm. Era ...
Një stuhi e madhe e të ftohtit të Arktikut është duke u pë...
7 prilli është Dita Botërore e Shëndetit Universal. Për st...
Dita e hënë do të jetë me mot të qëndrueshëm. Sot priten ...
Dita e sotme parashikohet të jetë me mot të paqëndrueshëm....
Orët e paradites do të vijojnë nën ndikimin e motit të kth...
Ditën e sotme moti parashikohet të jetë i paqëndrueshëm. ...
Territori shqiptar do të mbetet nën ndikimin e masave ajro...
Dita Botërore e Autizmit synon të rrisë ndërgjegjësimin li...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...