Parashikimi i motit për ditën e sotme, 12 prill 2025
Pritet rritje e mëtejshme e vlerave barike duke sjellë rri...

Në vitet e fundit, Shqipëria është përballur me një realitet të ri dhe të vështirë: mungesën e fuqisë punëtore. Një kombinim faktorësh, nga emigrimi masiv i të rinjve drejt vendeve të BE-së, deri te mundësitë gjithnjë e më të mëdha të punësimit online, po krijon një boshllëk të ndjeshëm në tregun e punës.
Kompanitë, të cilat dikur kishin mundësi të zgjidhnin mes një grupi të madh kandidatësh të kualifikuar, sot po përballen me vështirësi në gjetjen dhe mbajtjen e stafit cilësor.
Në këtë kontekst, format e motivimit dhe angazhimit të stafit janë kthyer në prioritet për kompanitë që synojnë të ruajnë stabilitetin dhe produktivitetin. Nëse më parë, pagesa konkurruese ishte faktori kryesor që i mbante punonjësit të lidhur me një kompani, sot, nevojat dhe pritshmëritë e tyre kanë ndryshuar.
Ata kërkojnë jo vetëm paga më të larta, por edhe një mjedis pune më të mirë, mundësi zhvillimi profesional, fleksibilitet dhe një kulturë korporative që i vlerëson dhe i mbështet.
Por, sa të përgatitura janë bizneset shqiptare për të përballuar këtë realitet të ri? Cilat janë strategjitë që po përdorin për të parandaluar eksodin e talenteve dhe për të krijuar një mjedis ku njerëzit duan të qëndrojnë dhe të kontribuojnë?
Një sfidë në rritje
Sipas të dhënave të INSTAT dhe analizave të ndryshme ekonomike, tregu i punës në Shqipëri po përballet me një deficit të madh të fuqisë punëtore. Bizneset në sektorë kyç si tregtia, ndërtimi, teknologjia dhe shërbimet raportojnë vështirësi të mëdha në gjetjen dhe mbajtjen e punonjësve të kualifikuar.
Arsyeja kryesore mbetet emigrimi. Çdo vit, mijëra të rinj shqiptarë largohen drejt vendeve të BE-së në kërkim të kushteve më të mira të punës dhe jetesës. Tranzicioni demografik në Shqipëri po zhvillohet për më shumë se tri dekada ku largimet nga vendi janë më shumë se kthimet.
Emigrimi i moshave të reja ka krijuar hendek në forcën punëtore të vendit dhe po bëhet pengesë për zhvillimin e disa sektorëve si bujqësia dhe turizmi. Rezultatet e fundit të Censit 2023 treguan se popullsia e vendit u tkurr me rreth 14.8% ndërmjet 2011 dhe 2023, duke zbritur në 2.4 milionë, teksa mosha mesatare gjatë kësaj periudhe u rrit me 7.5 vite.
Platforma të punësimit online si Upwork, Fiverr dhe Toptal po u mundësojnë profesionistëve shqiptarë të punojnë për kompani ndërkombëtare pa pasur nevojë të largohen nga vendi.
Kjo ka krijuar një boshllëk të madh në tregun vendas, duke e bërë më të vështirë për kompanitë shqiptare të mbajnë stafin e tyre më të aftë. Konkurrenca rajonale është gjithashtu një faktor i rëndësishëm./ Monitor.al
Pritet rritje e mëtejshme e vlerave barike duke sjellë rri...
Moti vijon të ngrohet gradualisht si pasojë e qarkullimit ...
Fermerët e fshatit Burimas kanë dalë në protestë për dëmet...
Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e kthjellime...
Ditën e sotme pritet largim gradual i valës së ftohtë me o...
Reshjet e dendura të dëborës, të shoqëruara me temperatura...
Drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Niko Peleshi, vizito...
Dita e martë karakterizohet nga moti i qëndrueshëm. Era ...
Një stuhi e madhe e të ftohtit të Arktikut është duke u pë...
7 prilli është Dita Botërore e Shëndetit Universal. Për st...
Dita e hënë do të jetë me mot të qëndrueshëm. Sot priten ...
Dita e sotme parashikohet të jetë me mot të paqëndrueshëm....
Orët e paradites do të vijojnë nën ndikimin e motit të kth...
Ditën e sotme moti parashikohet të jetë i paqëndrueshëm. ...
Territori shqiptar do të mbetet nën ndikimin e masave ajro...
Dita Botërore e Autizmit synon të rrisë ndërgjegjësimin li...
Për ditën e sotme moti parashikohet të jetë i paqëndrueshë...
Me rastin e 2 Prillit, Ditës së Ndërgjegjësimit Botëror pë...
Disa banorë të fshatit Hot i Ri në njësinë Rrethina të Bas...
Ritmet e emigracionit janë përshpejtuar ndjeshëm vitet e f...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...