Parashikimi i motit/ Ulen temperaturat
Dita e enjte do të karakterizohet nga mot relativisht i pa...

Peshkatarët e liqenit të Pogradecit kanë reaguar sot ndaj ndalimit të peshkimit me rrjetë, të vendosur nga Ministria e Bujqësisë. Ky vendim është marrë për të mbrojtur shumimin e specieve si Kleni, i cili gjatë kësaj periudhe është në fazën e riprodhimit. Por peshkatarët thonë se ndalesa po i dëmton padrejtësisht, pasi ata synojnë kapjen e specieve të tjera si korani, që nuk ndodhen në shumim dhe nuk janë të ndaluara për t’u peshkuar.

"Aktualisht është i ndaluar peshkimi i Klenit, Krapit, Çironës dhe Gurnecit, të cilat janë specie të egra që shumohen në liqenin e Pogradecit. Të gjithë ne peshkatarët jemi dakord që këto lloje të mos zihen gjatë periudhës së shumimit. Nëse një peshkatar kapet me ndonjë nga këta peshq, atëherë duhet të ndëshkohet sipas ligjit.
Por puna jonë është e lidhur me koranin, të cilin e kemi peshkuar prej shumë vitesh dhe nuk e kuptojmë se si u krijua kjo situatë këtë vit. Jemi të gjithë të pajisur me licenca, kemi kontrata dhe nuk e dimë pse ndalimi po aplikohet edhe për ne.
Këtë vit na është ndaluar të kapim koranin me rrjetë, ndonëse është një specie që lejohet. Ne jemi peshkatarë me kontratë dhe e dimë që korani ndalohet vetëm në dhjetor – në janar ne i kapim vezët dhe i dorëzojmë pranë qendrës së rritjes së koranit për shtimin e tij, siç e parashikon kontrata",-tha peshkatari Odise Dokollari.

"Ne e kundërshtojmë këtë vendim, sepse nuk ka ndodhur më parë. Gjithmonë kemi qenë të kujdesshëm në punën tonë. Ne kemi peshkuar në thellësi, kemi hedhur rrjeta për koranin, por edhe kur ndonjëherë kapet ndonjë nga speciet e ndaluara, peshkatarët i lëshojnë sërish në liqen.
Tani na kanë lejuar vetëm të peshkojmë me grep, ndërsa me rrjeta nuk na lejohet – dhe me grep nuk kapet asgjë në thellësi. Kjo situatë ndikon drejtpërdrejt te ne, sepse na ka lënë pa bukë. Korani tani ndodhet në sipërfaqe, por grepi nuk e kap dot, ndërsa rrjetat janë të ndaluara",-tha peshkatari Taulant Çorbaxhiu.
Sipas tyre, ndalimi i plotë i peshkimit me rrjetë është i pajustifikuar dhe kërkojnë që të lejohet peshkimi në distanca më të mëdha se 1500 metra nga bregu, ku nuk rrezikohet asnjë specie në shumim.

"Ne, si peshkatarë, nuk kapim as klenin, as krapin – problemi qëndron se për shkak të ndalimit të përgjithshëm për to, tani nuk na lejohet të kapim as koranin. Nëse thuhet që lejohen 1500 metra, ne e bëjmë 2000 – e zbatojmë ligjin, nuk kemi problem me rregullat.
Kërkesa jonë për ministrinë është e qartë: të na lejohet peshkimi i koranit, sepse është i lejuar me ligj dhe ne jemi të pajisur me licenca për këtë qëllim. Kërkojmë të na trajtojnë me drejtësi dhe të na lejojnë të vazhdojmë punën tonë, siç e kemi bërë për vite me radhë",-tha Dokollari.
Në një takim me kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, peshkatarët ngritën shqetësimet e tyre dhe vendosën të nisin një peticion drejtuar Ministrisë së Bujqësisë, për të kërkuar ndryshimin e vendimit dhe lejimin e peshkimit të kontrolluar për koranin.

"Bëmë një takim me kryetarin e bashkisë dhe mendoj se përgjigjja ishte pozitive. Kryetari na konfirmoi se do të interesohet pranë përgjegjësve përkatës në ministri, duke dërguar një shkresë zyrtare, dhe se brenda 24 orësh do të na kthehet një përgjigje.
Sot jemi mbledhur vetëm për çështjen e koranit, jo për speciet e tjera, sepse ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit na është ndaluar të kapim koranin me rrjetë dhe lejohet vetëm me grep – gjë që është e pamundur, pasi korani nuk kapet dot në atë mënyrë",-tha Dervishaj.

"Nuk e dimë çfarë do bëjmë më tej. Ne ushqehemi vetëm me peshkim, kjo është e vetmja punë që bëjmë. Në këtë situatë, nuk do kemi asgjë për të shitur dhe për të ushqyer familjet tona. Ne nuk jemi punëtorë sezonalë që shkojmë jashtë vendit – jetesa jonë varet vetëm nga peshkimi. Kemi punën, por nuk po na lënë të punojmë",-tha Çorbaxhiu.
Afro 120 peshkatarë në zonën e Pogradecit varen ekonomikisht nga peshkimi, i cili është burimi i vetëm i të ardhurave për shumë familje, dhe zbatimi i këtij urdhri i vendos ata në një situatë të vështirë./CNA
Dita e enjte do të karakterizohet nga mot relativisht i pa...
Dita e mërkurë do të ketë mot të paqëndrueshëm. Temperatu...
Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paq...
Nga 1 janari 2026, të gjitha produktet ushqimore që qarkul...
Si pasojë e kalimit të një sistemi frontal territori shqip...
Dita e sotme do të mbizotërohet nga moti i qëndrueshëm. Si...
Orët e paradites do të jenë nën ndikimin e motit të kthjel...
Ditën e sotme parashikohet që moti të jetë i paqëndrueshëm...
Tradita e hershme e artizanatit dhe mjeshtëria në punimin ...
Ditën e sotme moti parashikohet të jetë i paqëndrueshëm. ...
Zhurma e çekanit zgjon kureshtjen dhe thyen heshtjen rrugi...
Pritet rritje e mëtejshme e vlerave barike duke sjellë tem...
Në një intervistë për situatën e divorceve në juglindje të...
Ditën e sotme moti parashikohet të jetë i paqëndrueshëm me...
Këshilltarët demokratë të Bashkisë së Korçës dhe drejtuesi...
Ditën e sotme ka nisur zyrtarisht aplikimi për skemat komb...
Përgjatë dekadës së fundit Shqipëria klasifikohet ndër ven...
Ditën e sotme moti parashikohet të jetë relativisht i paqë...
Dita e diel do të jetë me mot të qëndrueshëm. Temperatura...
Në vitet e fundit, Shqipëria është përballur me një realit...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...