Zakoni i të ushqyerit te fëmijët/ Disa këshilla për prindërit
Ecën në rrugë dhe sheh prindër apo gjyshër që ndjekin fëmi...

Sot, të mbijetuarit e dhunës seksuale në internet, të rinjtë e të rejat, organizatat për të drejtat e fëmijëve dhe avokatë të tjerë nga e gjithë BE-ja dhe vendet kandidate marshuan në Bruksel për t'i kërkuar drejtuesve të BE-së që 'të pastrojnë internetin' nga grabitqarët seksualë dhe të mbrojnë fëmijët tanë online.
Në një shfaqje sfiduese për të tërhequr vëmendjen e vendim-marrësve të BE-së, përfaqësues të koalicionit dolën në rrugë për të treguar mbështetjen e tyre për Rregulloren e propozuar të BE-së për të parandaluar dhe luftuar abuzimin seksual të fëmijëve.
Të veshur me kostume me mbishkrimin "Siguri për Fëmijët" dhe shenja paralajmëruese, aktivistët theksuan rreziqet me të cilat fëmijët përballen sot në internet dhe i bënë thirrje drejtuesve të BE-së që të përdorin fuqinë e tyre politike për të miratuar këtë legjislacion dhe për të mbrojtur fëmijët nga dhuna seksuale online.
Statistikat tregojnë një rritje të vazhdueshme dhe të frikshme të përdorimit të internetit nga grabitqarët seksualë për të gjetur fëmijët dhe për të ndarë materialet e dhunës seksuale me fëmijë, duke synuar gjithnjë e më shumë që të viktimizojnë fëmijë sa më të vegjël në moshë.
Ky aksion i shoqërisë civile vjen pasi të dhënat e reja nga Eurobarometri i Komisionit Europian gjetën se europianët janë gjerësisht mbështetës të fuqishëm të kërkesës për të mbrojtur fëmijët në internet:
1. 92% pranojnë se fëmijët janë gjithnjë e më shumë të rrezikuar në internet.
2. 82% pranojnë se mjete si “kontrolli prindëror” nuk janë të mjaftueshme për t'i mbajtur fëmijët të sigurt në internet
3. 78% mbështesin fuqishëm propozimin e Komisionit për të luftuar dhunën seksuale ndaj fëmijëve në internet.
Anembanë Europës, mbi 100 të rinj e të reja, të mbijetuar të dhunës seksuale në internet, personalitete, akademikë dhe ekspertë të sigurisë së fëmijëve janë mbledhur së bashku për të nënshkruar një letër të hapur që kërkon që ligjbërësit e BE-së të miratojnë propozimin e Komisionit Europian për të luftuar dhunën seksuale ndaj fëmijëve në internet.

Aktivisti i të rinjve Taveres Ferreira tha: “Çdo sekondë, të paktën dy imazhe ose video të dhunës seksuale ndaj fëmijëve shpërndahen në internet. Kjo do të thotë se mbi 52,000 imazhe apo video në një ditë pune, nga të cilat më shumë se 60% janë ngarkuar në servera që ndodhen në Europë. Pas çdo imazhi qëndron dikush që duhet të jetojë me traumën afatgjatë të dhunës seksuale, shkeljen e tmerrshme të privatësisë për shkak të qarkullimit të imazheve të tyre online. Ne duhet të veprojmë për të pastruar internetin nga kriminelët që e përdorin atë për të dëmtuar fëmijët tanë.”
"Rregullorja e diskutuar aktualisht në nivel të BE-së është absolutisht jetike për të siguruar që të gjitha platformat online të sigurojnë që shërbimet e tyre të jenë të sigurta për fëmijët dhe që ato të zbulojnë dhe heqin materialet e abuzimit seksual të fëmijëve. Ne jemi këtu për t'u kërkuar rejtuesve të BE-së në Bruksel dhe në të gjithë BE-në që të ndërmarrin veprime për të pastruar internetin dhe për ta bërë atë një vend të sigurt për fëmijët."
1. Në vitin 2022, 40% e faqeve të internetit të dhunës seksuale të fëmijëve të evidentuara në internet shfaqnin një fëmijë nën 10 vjeç dhe shumë nga kategoritë më të tmerrshme të dhunës seksuale ngaj fëmijëve u evidentuan në internet si kurrë më parë, sipas Internet Watch Foundation (IWF).
2. Është tepër problematike që BE-ja është në qendër të 60% të rasteve të dhunës seksual ndaj fëmijëve në internet.
Mié Kohiyama, e mbijetuar e dhunës seksuale, anëtare e Lëvizjes Së Guximtarëve (Brave Movement) në France tha:
"Nuk e di nëse do ta shëroj ndonjëherë me të vërtetë traumën e përdhunimit si një 5-vjeçare. Nuk mund ta imagjinoj tmerrin e abuzimit tim duke qenë online, në dispozicion të grabitqarëve dhe kriminelëve për të më parë dhe monetizuar. Por ky është fati i mijëra fëmijëve dhe të mbijetuarve. Kërkesa numër një nga të mbijetuarit është që materiali i tyre të hiqet nga interneti dhe kjo thjesht nuk mund të bëhet pa mjete zbulimi. Viktimat e abuzimit seksual të fëmijëve në internet jo vetëm që vuajnë nga abuzimi 'duarkryq', por vazhdojnë të vuajnë çdo herë që materiali shpërndahet ose shihet. Kjo është arsyeja pse unë çoj zërin tim për të mbrojtur këta fëmijë, për të parandaluar më shumë fëmijë që të vuajnë në duart e abuzuesve që përfitojnë nga teknologjia për të përhapur krimet e tyre të neveritshme. Ne lutemi sot që dretuesit e BE-së –mbroni fëmijët dhe nderoni të mbijetuarit. Miratojeni këtë ndryshime ligjore."
Legjislacioni i propozuar i BE-së kërkon që ofruesit e internetit dhe të shërbimeve online të parandalojnë, zbulojnë, raportojnë dhe hiqnin çdo material me përmbajtje seksuale të fëmijëve në internet. Ajo do të krijojë një Qendër të specializuar në një vend të BE-së për të parandaluar dhe kundërshtuar dhunën seksuale të femijeve në internet, ku profesionistët e të drejtave të fëmijëve, ekspertët e teknologjisë, të mbijetuarit dhe forcat e rendit do të punojnë së bashku për të trajtuar këtë krim ndërkufitar.
Ecën në rrugë dhe sheh prindër apo gjyshër që ndjekin fëmi...
Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrues...
Orët e paradites do të mbeten me kthjellime ne bregdet...
Disleksia është një “problem” i trurit të njeriut që n...
Frymëmarrja është thelbësore për ekzistencën tonë. Mesata...
Këtë të diel vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve at...
Gjatë fundjavës vendi ynë do të jetë në ndikim të kush...
Zëdhënësi i Policisë, Gentian Mullai foli për sigurinë në ...
Kur një fëmijë qan e bërtet në autobus, i gjithë autob...
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Për ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të ku...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qën...
Kur fëmija shkon në kopsht për herë të parë, është natyral...
Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga k...
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar njerëz...
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta n...
Në Sarandë sezoni turistik, nuk përfundoi me verën. Për mu...
Këtë fundjavë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve a...
Për ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte rel...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...