Zbulohet skema/ Trekëndëshi: Bashkia e Tiranës - “Kuadr.com” - Arbër Veliaj
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...

Sindroma pas përfundimit të pushimeve, ose mërzia nga rikthimi në punë, i referohet ndjenjës plot ankth që përjetojnë shumë njerëz në fund të gushtit ose afër vjeshtës. Sipas një studimi të kryer, 32 për qind e njerëzve të anketuar thonë se janë jashtëzakonisht të stresuar kur u kthehen aktiviteteve të tyre profesionale, dhe 38 për qind janë disi të stresuar.
Në fakt, rikthimi në rutinën e jetës metropolitane por edhe në vendin e punës, si dhe gjumi mund të jetë i vështirë pas pushimeve verore. Sipas ekspertëve, kjo sindromë nuk është një sëmundje tipike, por një çrregullim i humorit që shkakton simptoma të ngjashme me stresin, ndjenja ankthi dhe në rastin më të keq depresion.
Zakonisht shfaqet kur pas një periudhe pushimi, individi nuk është në gjendje të rifillojë punën dhe as t’u përgjigjet të gjitha angazhimeve të jetës së tij të përditshme apo profesionale.
Në varësi të personit, mjedisit të tij, origjinës dhe situatës së tij profesionale, sindroma do të paraqesë simptoma të caktuara, dhe në një mënyrë pak a shumë intensive. Kohëzgjatja ndryshon sipas individit dhe rrethanave të veçanta. Zakonisht duhen 2-3 javë që trupi të rikthehet në rutinën dhe orarin e tij normal. Dhe ja cilat janë simptomat kryesore.

Stresi dhe ankthi, janë dy simptoma shumë të zakonshme pas rikthimit në punë nga një periudhe të gjatë pasiviteti. Edhe njerëzit që nuk preken nga ky çrregullim, mund të përjetojnë zakonisht stres kur u rikthehen aktiviteteve të tyre të përditshme. Është e rëndësishme të organizoheni mirë, dhe nëse është e mundur, të riktheheni ngadalë te një ritëm normal i jetës.

Është normale që pas disa ditësh, në të cilat aktiviteti ka qenë shumë më i ulët nga sa është mësuar trupi ynë, lodhja të shoqërojë ditët e para të rikthimit te përditshmëria. Për ta kapërcyer atë, është e rëndësishme të vendosni orare gjumi të tilla që t’ju lejojnë të pushoni sa duhet.

Në rast se nuk përpilohet një program për rikthimin te veprimet e përditshme, atëherë mund të keni edhe probleme me gjumin. Sepse gjatë pushimeve tuaja mund të keni fjetur më vonë në mbrëmje, ndaj tani duhet të rrisni gradualisht ritmin.

Thelbi qëndron te planifikimi dhe parandalimi. Kështu, është e rëndësishme të mos riktheheni në punë që ditën e nesërme pas kthimit nga pushimet, por t’i jepni vetes disa ditë për t'u organizuar. Është gjithashtu e dobishme të planifikoni një fundjavë pa asnjë angazhim, shëtitje me familjarët, pushime medituese apo seanca masazhi.
Po ashtu këshillohet që t’u riktheheni orëve të zakonshme të ciklit të gjumit, dhe të merreni me një aktivitet fizik të moderuar. Pasi t’i riktheheni punës, duhet t’i jepni vetes kohë për t’u përshtatur. Mos merrni përsipër të gjitha projektet në të njëjtën kohë, duke vendosur prioritete bazuar në rëndësinë e tyre, në mënyrë që të mos e mbingarkoni veten dhe të parandaloni stresin që t’ju shoqërojë në ditët e para pas kthimit në punë.
Për këtë arsye, kur të ktheheni nga pushimet është gjithashtu e rëndësishme që të lini pezull disa angazhime të vogla. Relaksimi dhe meditimi mund t’ju ndihmojnë gjithashtu të ktheheni në rutinën tuaj:sigurohuni që të keni kohë për veten tuaj dhe të bëni aktivitetet që ju pëlqejnë.

Zakonisht kur shkojmë me pushime ndryshojmë planet dhe dietën ushqimore. Për këtë arsye, është gjithashtu shumë e rëndësishme rikthimi tek një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar.
Disa përbërës si pelteja mbretërore dhe xhinxheri peruan, mund të kompletojnë dietën dhe të bëhen aleatë të mëdhenj në sigurimin e energjisë së duhur. Përveç kësaj, produkte të tjera si propolisi dhe vitamina E, mund ta ndihmojnë gjithashtu trupin të jetë gati të përballojë rutinën pa e ulur energjinë dhe gjallërinë gjatë ditës./ Përshtatur nga CNA
Trupi i një të porsalinduri përbëhet rreth 80 për qind...
Një variant i ri i koronavirusit, i identifikuar si EG.5, ...
Shpeshherë dietologët ju thonë se ju jeni ajo që hani. Por...
Inteligjenca artificiale mund të përdoret në ekzaminimet e...
Shkencëtarët po studiojnë se përse tek disa persona të lin...
Phil Durst pësoi një aksident në punë në vitin 2017, kur n...
Kanceri është një diagnozë e tmerrshme në çdo moshë. Por n...
Gratë që depilojnë zonën e tyre intime kanë më shumë gjasa...
Vjeshta po vjen bashkë me virozat. Rritja e imunitetit ës...
Pushuesit që shkojnë në Itali këtë verë janë paralajmëruar...
Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe autoritetet shë...
“Është gjithçka në mendjen tuaj!” Helen Sederot nuk e mban...
Migrena është shumë më tepër sesa një dhimbje koke. Ajo ës...
Termi placebo, i referohet aktiviteteve ose substancave që...
Ekspertët kanë zbuluar disa gjërat që duhet të bëni përpar...
Meqenëse në rutinën e përditshme, ndesh shpesh, pacientë q...
Kirurgët amerikanë, të cilët e kanë transplantuar vesh...
Në Shqipëri trajtimi i sëmundjeve cerebrovaskulare, ka mar...
Një simptomë e re COVID-i të gjatë është zbuluar nga s...
Një robot elegant dhe shumë i manovrueshëm, i aftë të ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...