Veliaj vijon skemat/ Përdor avokatin e pandehur për të shtyrë seancën
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj mbi ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj mbi ...

Shpeshherë dietologët ju thonë se ju jeni ajo që hani. Por sipas të gjitha gjasave, ju jeni edhe ajo që ka ngrënë nëna juaj, apo edhe gjyshja juaj përpara saj. Një studim i ri mbi shtatzëninë tek kafshët, i ka shtuar provat në rritje se mjedisi rrethues i nënës, mund të ndikojë mbi metabolizmin e pasardhësve të saj në një periudhë afatgjatë.
Ky efekt midis brezave, u vu re për herë të parë në vitin 1909 në mesin e krimbave të mëndafshit. Sjellja e tyre ??gjatë stinës së dimrit, nuk buronte nga gjene specifike të trashëguara, por nga mënyra se si trupi i tyre i “lexonte” këto gjene apo i aktivizonte ato.
Dhe kjo gjë rregullohej nga mjedisi i nënës. Që atëherë potenciali për këto ndryshime “epigjenetike”, është vënë re tek shumë lloje të tjera të kafshëve, përfshirë ne njerëzit.
Por mbetet ende e panjohur mënyra se si ato i kalojnë kufijtë midis brezave. Studiuesit në Universitetin Monash në Australi, kanë zbuluar tani prova të krimbave të mëndafshit femra (Caenorhabditis elegans) që u japin fëmijëve dhe nipërve të tyre mbrojtje shtesë të trurit qëkur hanë disa lloje ushqimesh.

Studimi nuk është bërë te njerëzit, por për shkak se C.elegans ndan shumë gjene me speciet tona, ai na ofron disa të dhënat interesante, se si ndryshimet epigjenetike mund të funksionojnë në të gjithë botën natyrore.
Nëse qelizat germinale, si vezët ose sperma, ndryshohen disi nga dieta e nënës gjatë qëndrimit në mitër, studimet tregojnë se ato mund të qëndrojnë për mirë a keq me pasardhësit.
Kur shkencëtarët ushqyen larvat e krimbit të rrumbullakët me një molekulë që zakonisht gjendet tek molla dhe barishtet, të quajtur acid ursolik, ata vunë re se pasardhësit ishin disi të mbrojtur nga një prishje natyrale e komunikimit nervor.
Sidomos acidi ursolik duket se “aktivizon” një gjen tek krimbat, i cili prodhon një lloj specifik yndyre, sfingozin-1-fosfat, i njohur edhe si sfingolipid. Kjo yndyrë parandalon dobësimin e aksoneve të neuroneve në tru. Dhe rezultatet fillestare tregojnë se yndyra mund të udhëtojë nga zorrët e krimbave nënë tek vezët në mitrën e saj.
Tek pasardhësit e krimbave, studiuesit zbuluan se nivelet e rritura të sfingolipideve specifike, shkaktuan ndryshime të rëndësishme metabolike, dhe ato u mbajtën gjatë zhvillimit dhe për një gjeneratë tjetër shtesë. “Kjo është hera e parë që një lipid/yndyrë, ka treguar se është trashëguar nga një brez në tjetrin”- thotë studiuesi biomjekësor Roxher Pokok nga Universitetin Monash.
“Më tej, ushqyerja e nënës me sfingolipid i mbron aksonet e dy brezave pasardhës. Kjo do të thotë se dieta e nënës, mund të ndikojë jo vetëm mbi trurin e pasardhësve të tyre, por edhe tek ato të gjeneratave të ardhshme. Studimi ynë mbështet nevojën për një dietë të shëndetshme gjatë shtatzënisë për zhvillimin dhe shëndetin optimal të trurit”-thekson ai.
Një përmbledhje e studimit nga epigjenetisti amerikan Niklas Burton në revistën “Nature” ofron një kontekst të rëndësishëm. C.elegans është një kafshë që bën vezë, shpjegon Burton, dhe kjo do të thotë se vezët e saj çelin pasi ulen në tokë. Nuk është e qartë nëse rezultatet e studimit aktual shtrihen edhe tek kafshët gjallesa si gjitarët.

Megjithatë, Barton thekson se studimet epidemiologjike tek njerëzit tregojnë se pesha e ulët në lindje, ndonjëherë si rezultat i mangësive ushqyese gjatë shtatzënisë, mund të rrisë rrezikun e pasardhësve për zhvillimin e mëvonshëm të problemeve metabolike, si për shembull sëmundjet kardiovaskulare dhe diabetin i Tipit 2.
Barton shpreson që studimet e organizmave-model si C.elegans, mund t’i hapin rrugën shumë zbulimeve të reja rreth mënyrës se si dhe përse kafshët e lidhin metabolizmin e nënës me atë të pasardhësve. Studimi u botua në “Nature Cell Biology”./ Pershtatur nga CNA
Inteligjenca artificiale mund të përdoret në ekzaminimet e...
Shkencëtarët po studiojnë se përse tek disa persona të lin...
Phil Durst pësoi një aksident në punë në vitin 2017, kur n...
Kanceri është një diagnozë e tmerrshme në çdo moshë. Por n...
Gratë që depilojnë zonën e tyre intime kanë më shumë gjasa...
Vjeshta po vjen bashkë me virozat. Rritja e imunitetit ës...
Pushuesit që shkojnë në Itali këtë verë janë paralajmëruar...
Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe autoritetet shë...
“Është gjithçka në mendjen tuaj!” Helen Sederot nuk e mban...
Migrena është shumë më tepër sesa një dhimbje koke. Ajo ës...
Termi placebo, i referohet aktiviteteve ose substancave që...
Ekspertët kanë zbuluar disa gjërat që duhet të bëni përpar...
Meqenëse në rutinën e përditshme, ndesh shpesh, pacientë q...
Kirurgët amerikanë, të cilët e kanë transplantuar vesh...
Në Shqipëri trajtimi i sëmundjeve cerebrovaskulare, ka mar...
Një simptomë e re COVID-i të gjatë është zbuluar nga s...
Një robot elegant dhe shumë i manovrueshëm, i aftë të ...
Rozmarina apo aposplinos siç e quanin të lashtët tanë, ka ...
Paraardhësit tanë, gjuetarmbledhësit e hershëm, përballesh...
Mungesa e hekurit është një gjendje shumë e zakonshme, e s...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...