Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Kanceri është një diagnozë e tmerrshme në çdo moshë. Por një rritje e dukshme e shkallës së kancereve tek të rinjtë, e zbuluar nga një studim i fundit po i vendos ekspertët përballë një misteri thellësisht shqetësues, të cilët ata po mundohen që t’i japin një përgjigje.
Studiuesit e kanë vëzhguar prej disa kohësh këtë prirje shqetësuese. Vitin e kaluar, një rishikim i të dhënave globale të kancerit për 3 dekadat e fundit, zbuloi se të rriturit nën moshën 50 vjeç janë të prekur gjithnjë e më shumë nga sëmundjet kanceroze nga vitet 1990 e tutje.
Benxhamin Koh, mjek në Universitetin Kombëtar të Singaporit dhe kolegët e tij donin që të kuptonin se çfarë ka ndodhur realisht kohët e fundit, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara. Rezultatet e analizës së tyre të re, i bëjnë jehonë ndryshimeve të vëna re edhe në vende të tjera të botës.
Studimet tregojnë se kanceret që vërehen tek të rinjtë, janë të ndryshëm nga llojet e kancereve që prekin të njëjtat organe tek të moshuarit. Dhe këto janë dallime që po ndikojnë edhe tek opsionet e trajtimit të sëmundjes. Ndaj ne duhet të kuptojmë se cilat kancere po ndikojnë tek një grupmoshë e caktuar dhe si e bëjnë këtë.

Përveç tendencave globale, janë të dobishme edhe të dhënat për popullata specifike për të orientuar politikat e shëndetit publik dhe prioritetet e financimit në kërkimin shkencor. Në përgjithësi, mosha mbetet faktori më i madh i rrezikut për kancerin, një sëmundje që buron nga akumulimi i mutacioneve gjenetike.
Por tani diçka po ndodh tek grupmoshat më të reja, dhe ekspertët e shëndetit nuk janë të sigurt se për çfarë bëhet fjalë. Në shumë vende, por veçanërisht në SHBA, ritmet në rritje të kancereve të të rinjve mund të jenë për shkak të një sërë faktorësh:ndryshimi i dietës, stilit të jetesës dhe modeleve të gjumit; shtimi i obezitetit, përdorimi i antibiotikëve dhe ndotja e ajrit.
Shtimi këtyre tendencave, është i ndërlikuar nga fakti se programet e depistimit të kancerit po zbulojmë më shumë kancere në një fazë më të hershme, ndërsa programet e vaksinimit po i parandalojnë disa prej tyre.
Megjithatë, një studim ndërkombëtar i vitit 2022 sugjeron se është e ndjeshme rritja e rasteve kancereve tek ata me moshë më të madhe se 50-vjeç. Edhe pse studimi i ri nuk ka marrë parasysh ndikimin e këtyre programeve, kërkimet mbi burimet ekzistuese të të dhënave kanë ofruar një përmbledhje gjithëpërfshirëse dhe të përditësuar të shkallës së kancerit në moshën nën 50 vjeç midis viteve 2010-2019 për SHBA-në.

Koh dhe kolegët e tij identifikuan gjithsej 562.145 të rinj të rritur në 17 regjistra të të dhënave, që regjistrojnë diagnoza të reja të kancerit në pjesë të ndryshme të SHBA-së, dhe i përdorën ato për të vlerësuar normat e incidencës në të gjithë popullsinë gjatë dekadës deri në vitin 2019.
Incidenca i referohet rasteve të reja të diagnostikuara në një popullatë gjatë një periudhe kohore. Në përgjithësi, incidenca e kancerit në moshën nën 50 vjeç u rrit. Konkretisht në vitin 2019 u diagnostikuan 3 raste shtesë për 100.000 njerëz, krahasuar me të dhënat e vitit 2010.
Analizimi i grupmoshave specifike dhe incidenca e llojeve të ndryshme të kancerit është shumë më domethënës. Ai lë të nënkuptohen faktorët themelorë të rrezikut që mund të kontribuojnë në barrën në rritje të kancerit.
“Kanceret gastrointestinale, kishin normat e incidencës me rritjen më të shpejtë në mesin e të gjithë kancereve tek moshat më te reja”-shkruajnë Koh dhe kolegët në prezantimin e studimit të tyre. Këtu përfshihet kanceri i zorrëve, forma më e zakonshme e kancerit gastrointestinal tek të rriturit e rinj në vitin 2019, dhe kanceret e apendiksit, kanalit biliar dhe pankreasit, shkalla e të cilave u rrit ndjeshëm gjatë dekadës së studiuar.
Njerëzit për të cilët do të mendonit se janë në kulmin e jetës së tyre, të moshës 30-39 vjeç, po preken në fakt gjithnjë e më shumë nga kanceri. Incidenca e të gjithë kancereve, por veçanërisht e atyre gastrointestinale, u rrit në këtë grupmoshë kur incidenca e kancerit ose mbeti e qëndrueshme ose u ul tek të rriturit e moshuar.
Kjo barrë në rritje e kancereve gastrointestinale, pasqyron rezultatet e analizës ndërkombëtare të vitit 2022, të dhënat e fundit nga Australia dhe studime të tjera që përfshijnë të gjitha kontinentet. Dietat e pasura me ushqime tejet të përpunuara, mund të kenë një ndikim në këtë rritje.
Natyrisht, këto lloj studimesh janë po aq të mira sa të dhënat e disponueshme për to, ndaj rezultatet mund të mos e përshkruajnë dot të gjithë panoramën. “Mund të ketë pasur një nën-raportim apo diagnostikim të pamjaftueshëm në mesin e popullatave më të lëna pas dore, siç janë afro-amerikanët. Prandaj këto rezultate kërkojnë një interpretim të kujdesshëm”- përfundojnë Koh dhe kolegët. Studimi u publikua në revistën “JAMA Netëork Open”./ Pershtatur nga CNA
Gratë që depilojnë zonën e tyre intime kanë më shumë gjasa...
Vjeshta po vjen bashkë me virozat. Rritja e imunitetit ës...
Pushuesit që shkojnë në Itali këtë verë janë paralajmëruar...
Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe autoritetet shë...
“Është gjithçka në mendjen tuaj!” Helen Sederot nuk e mban...
Migrena është shumë më tepër sesa një dhimbje koke. Ajo ës...
Termi placebo, i referohet aktiviteteve ose substancave që...
Ekspertët kanë zbuluar disa gjërat që duhet të bëni përpar...
Meqenëse në rutinën e përditshme, ndesh shpesh, pacientë q...
Kirurgët amerikanë, të cilët e kanë transplantuar vesh...
Në Shqipëri trajtimi i sëmundjeve cerebrovaskulare, ka mar...
Një simptomë e re COVID-i të gjatë është zbuluar nga s...
Një robot elegant dhe shumë i manovrueshëm, i aftë të ...
Rozmarina apo aposplinos siç e quanin të lashtët tanë, ka ...
Paraardhësit tanë, gjuetarmbledhësit e hershëm, përballesh...
Mungesa e hekurit është një gjendje shumë e zakonshme, e s...
Mund të quhet “epoka e artë”, por 1 në 2 persona në moshën...
Shefi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, Skënder Brataj ka ...
Depresioni prek rreth 5% të popullsisë në moshë madhore në...
Ekspertët shëndetësorë kanë besuar se kur dëmtimi i rëndë ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...