Paketa e Maleve/ Rama u përgjigjet sharësve në rrjetet sociale
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...

Një robot elegant dhe shumë i manovrueshëm, i aftë të depërtojë në labirintin e rrugëve më të brishta të frymëmarrjes, premton një hop shumë cilësor në kirurgjinë onkologjike, veçanërisht në operacionet për heqjen e tumoreve të mushkërive.
Tentakula shumë dinamike me një diametër prej vetëm 2 milimetrash, e kontrolluar me magnet, ka një qasje më të saktë dhe më pak invazive për pastrimin e bronkeve nga qelizat kancerogjene, duke minimizuar dëmtimin e indeve.
Ajo është zhvilluar nga studiues në laboratorin STORM në Universitetin e Lidsit në Britaninë e Madhe, në një projekt të financuar nga Këshilli Evropian i Kërkimeve (ERC), rezultatet e të cilit janë prezantuar së fundmi në “Nature Engineering Communications”.
Jo për të gjithë operacione
Kanceri i mushkërive është një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në vendet e industrializuara. Terapia standarde për kancerin e mushkërive me qeliza jo të vogla (rreth 84 për qind e këtij lloj kanceri) është kirurgjia. Por zakonisht këto operacione janë shumë invazive, dhe heqin pjesë të mëdha të indeve, duke e kompromentuar rëndë funksionin e mushkërive. Prandaj prej disa kohësh, janë duke u kërkuar alternativa më pak traumatike për diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve në një fazë të hershme.
Një “dorë” më delikate
Roboti në formën e një tentakule që lëviz nga krahët robotikë të jashtëm “ka avantazhin e të qenit specifik për anatominë, më i butë se indi anatomik dhe plotësisht i kontrollueshëm nga një magnet” thotë Pietro Valdastri, drejtor i Laboratorit STORM dhe mbikëqyrës i studimit.
Ekipi e testoi atë te mushkëritë e një trupi të pajetë, duke zbuluar se ai ishte në gjendje të depërtonte 37 për qind më thellë sesa mjetet standarde, duke shkaktuar më pak dëmtime tek indet e shëndetshme. Nëse provat klinike te njerëzit japin rezultate të mira, ky robot mund të përdoret në të ardhmen edhe për të kryer biopsinë, apo për të përzgjedhur vetëm qelizat malinje, duke i lënë të lira ato, të shëndetshme, që të vazhdojnë të kryejnë funksionet e tyre.
Një dyshe fituese
I njëjti grup shkencëtarësh, testoi gjithashtu mundësinë për të vënë në punë 2 robotë-kirurgë që të punojnë në çift. Pra, të përdoren si dyshe në një ndërhyrje, në të cilin njëra nga tentakulat filmon skenën e operacionit, ndërsa tjetra kontrollon një lazer që heq pjesët kanceroze.
Ekipi i studiuesve përdori një kopje artificiale të një kafke, për të inskenuar një operacion endonasal, duke u ngjitur nga hunda në qendër të trurit për të simuluar heqjen e një tumori beninj në bazën e kafkës. Prova rezultoi të ishte e suksesshme: të dy robotët ishin në gjendje të vepronin në një zonë të kufizuar, duke lëvizur në mënyrë të pavarur dhe pa pasur nevojë që magnetët të tërhiqnin njëri-tjetrin. Në fakt, shkencëtarët i kanë projektuar tentakulat që të përkulen vetëm në drejtime specifike, në mënyrë që të mund të kontrollojnë pozicionin e poleve të njëri-tjetrit./ Pershtatur nga CNA
Rozmarina apo aposplinos siç e quanin të lashtët tanë, ka ...
Paraardhësit tanë, gjuetarmbledhësit e hershëm, përballesh...
Mungesa e hekurit është një gjendje shumë e zakonshme, e s...
Mund të quhet “epoka e artë”, por 1 në 2 persona në moshën...
Shefi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, Skënder Brataj ka ...
Depresioni prek rreth 5% të popullsisë në moshë madhore në...
Ekspertët shëndetësorë kanë besuar se kur dëmtimi i rëndë ...
Sipas një studimi të ri, një bimë tropikale vendase në Kin...
Një studim i ri thotë se ecja me 4000 hapa në ditë e z...
Mikroplastika e përdorur në paketimin e ushqimeve dhe bojë...
Përmirësimi i dietës suaj ul rrezikun e disa sëmundjeve, r...
Rritja e flokëve është një problem me vete për shumë vajza...
Gurët në veshka janë mjaft problematike. Ata shkaktojnë dh...
Infarkti i zemrës, kjo fjalë e rëndë që po dëgjojmë gjithm...
Më pak se 5000 hapa në ditë janë të mjaftueshme për të...
Konsumimi i ushqimeve të skuqura mund të ketë një ndikim n...
Kur bëhet fjalë për dietat dhe për të pasur një fizik të s...
Gjendja e ankthit është rezultat i shumë ndikimeve. Gjitha...
Ruani përparësitë Për shumë njerëz në verë ka më shumë an...
Teknologjia luan një rol të rëndësishëm në shëndetësi. Edh...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...