Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Trupi i një të porsalinduri përbëhet rreth 80 për qind nga uji. Duke u plakur përmbajtja e ujit në trup bie dhe arrin diku në rreth 60 për qind.
Qelizat yndyrore kanë një përmbajtje më të ulët të ujit se qelizat e tjera të trupit. Kështu që njerëzit me mbipeshë kanë më pak ujë se njerëzit e dobët, dhe gratë kanë më pak ujë se burrat. Për mbijetesën tonë është jetike që ta furnizojmë rregullisht trupin me lëngje.
Disa organe kanë sasi të mëdha uji. Këtu bëjnë pjesë sytë, për shembull. Trupi qelqor i syrit përbëhet deri në 99 për qind nga uji. Muskujt po ashtu kanë një përqindje të lartë lëngjesh, rreth 80 për qind. Për të furnizuar trupin sa duhet ne mund të bëjmë një gjë: të pijmë, të pimë dhe përsëri të pimë.
Pirja e ujit është një domosdoshmëri absolute
Trupi ynë humb rreth dy litra lëngje çdo ditë, në radhë të parë përmes lëkurës, e cila rregullon kështu temperaturën e trupit. Kjo ndodh sidomos kur është nxehtë. Por edhe ajri i thatë i kaloriferëve mund të ndikojë te ne negativisht. Veshkat, që e çlirojnë trupin nga toksinat,nxjerrin jashtë lëngje në formën e urinës. Kur nuk pimë mjaftueshëm, urina merr ngjyrë të verdhë të fortë. Kur ngjyra e saj është e kaftë, është shenjë paralajmëruese serioze, se diçka nuk është në rregull. Lëngjet dalin përmes zorrës me jashtëqitjen, kur marrim frymë humbasim gjithashtu ujë në formë të stërkalave të vogla.

Këto humbje duhen kompensuar dhe për këtë arsye pimë rreth 1,5 deri në dy litra lëngje çdo ditë. Kërkesa për ujë shtohet pas ushtrimeve fizike, sportit, temperaturave të larta, etheve, të vjellave dhe diarresë. Por jo gjithmonë duhet të jetë ujë. Supat, frutat apo llojet e ndryshme të perimeve janë gjithashtu të mira për trupin dhe ndihmojnë për të rimbushur rezervat.
Kjo është shumë e nevojshme, sepse trupi ynë shfaq simptomat e para që me humbjen e një deri në dy për qind të lëngjeve. Me një humbje prej rreth shtatë për qind kemi kaluar në anën e rrezikut: këtë e dëshmon pulsi i përshpejtuar apo gjendja konfuze, sepse të gjitha reaksionet dhe proceset kimike në trup kërkojnë lëngje. Një mungesë prej dymbëdhjetë për qindësh mund të çojë në rastin më të keq në gjendje shoku apo edhe në koma.
Truri ynë ka nevojë për lëngje për t'u mbrojtur
Edhe truri dhe palca kurrizore nuk mund të funksionojnë pa lëngje. Janë rreth 140 mililitra ujë të nervave dhe të trurit, në gjuhen mjekësore: Liquor cerebrospinalis dhe është një lëng transparent, në të cilin truri ynë si të thuash noton në kafkë dhe që e mbron atë nga goditjet. Çdo ditë ne formojmë rreth gjysmë litri nga ky lëng, i cili shpërbëhet sërish dhe natyrisht që duhet zëvendësuar.
Shenjat e para, që tregojnë se trupi ynë ka nevojë urgjente për ujë, janë dhimbje kokë dhe marramendje, mukoza të thata në gojë dhe fyt dhe eventualisht vështirësi në gëlltitje. Ne jemi të lodhur, ndihemi të dobët, por këto nuk i lidhim aspak me mospirjen e mjaftueshme të ujit.
Nga të nxehtit dhe humbja e lëngjeve përmes djersitjes qarkullimi i gjakut mund të mos funksionojë si duhet. Trupi na e tregon në mënyrë të qartë, se kur është koha për të pirë diçka, sepse edhe presioni i gjakut rritet. Pa lëngje të mjaftueshme, gjaku ynë bëhet më i trashë dhe nuk arrin të qarkullojë lehtësisht.
Sa më shumë të plakemi, aq më pak etje kemi. Prandaj nuk është e pazakontë që njerëzit e moshuar harrojnë të pinë mjaftueshëm. Kjo gjë çon në marrje mendsh, në konfuzion, dëmtim të vetëdijes ose humbje të saj. Në rast të mungesës ekstreme të lëngjeve mjekët duhet të injektojnë në trup sasitë e nevojshme.

Megjithatë, disa të moshuar përmbahen me vetëdije për të mos pirë mjaftueshëm, sepse shumë prej tyre nuk mund ta kontrollojnë më të urinuarin si të rinjtë. Nga frika e urinimit pa dashje apo e vajtjes shpesh në tualet gjatë natës shumë të moshuar pinë pak ose aspak.
Kur kemi nevojë për shumë lëngje
Nëse kemi diarre apo të vjella, trupi ynë ka nevojë për më shumë se së paku 1.5 litra në ditë. Nëse ekuilibri i ujit nuk rivendoset sa më parë, trupi thahet. Po ashtu trupi kërkon shumë lëngje, kur merren medikamente të caktuara, për shembull të ashtuquajturit diuretikë. Ata kanë efekt shkarkues dhe e çlirojnë trupin nga uji i tepërt për parandalimin për shembull të edemave, pra grumbullimet e ujit.
Alkooli i heq lëngjet trupit
Edhe alkooli dehidron trupin, sepse ka një efekt diuretik. Veshkat përpiqen të nxjerrin nga trupi substancat toksike, kështu që na duhet të shkojmë shpesh në tualet për të urinuar.
Alkooli bën që të bllokohet prodhimi i të ashtuquajturës vazopresinë në hipotalamus. Vazopresina është një hormon, që rregullon ekuilibrin e ujit në veshka. Nëse trupi nuk ka në dispozicion sasi të mjaftueshme të këtij hormoni të rëndësishëm, veshkat tona nxjerrin jashtë shumë ujë. Ekuilibri i ujit prishet, gjithçka çrregullohet.
Edhe po të pimë pesë litra ose më shumë brenda disa orësh, mund të jetë e rrezikshme për jetën dhe të rezultojë si hiperhidrim i trupit. Veshkat atëherë nuk janë më në gjendje të rregullojnë sasinë e madhe të lëngjeve dhe t'ì nxjerrin ato jashtë. Një nga pasojat më të këqija mund të jetë një edemë cerebrale.
Edhe pirja e ujit të shumtë mund të jetë i dëmshëm
Gjatë garës së pirjes së ujit gëlltiten sasi të pamata uji. Kjo gjë mund ta mbingarkojë trupin. Jo vetëm që veshkat nuk e vazhdojnë me dot punën e tyre, por edhe ekuilibri i kripës shkatërrohet. Se si dhe nëse një trup mund të përballojë kaq shumë ujë, varet nga mosha, pesha dhe gjendja e përgjithshme. Edhe këtu vlen të thuhet: gjithçka varet nga sasia./ DW
Një variant i ri i koronavirusit, i identifikuar si EG.5, ...
Shpeshherë dietologët ju thonë se ju jeni ajo që hani. Por...
Inteligjenca artificiale mund të përdoret në ekzaminimet e...
Shkencëtarët po studiojnë se përse tek disa persona të lin...
Phil Durst pësoi një aksident në punë në vitin 2017, kur n...
Kanceri është një diagnozë e tmerrshme në çdo moshë. Por n...
Gratë që depilojnë zonën e tyre intime kanë më shumë gjasa...
Vjeshta po vjen bashkë me virozat. Rritja e imunitetit ës...
Pushuesit që shkojnë në Itali këtë verë janë paralajmëruar...
Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe autoritetet shë...
“Është gjithçka në mendjen tuaj!” Helen Sederot nuk e mban...
Migrena është shumë më tepër sesa një dhimbje koke. Ajo ës...
Termi placebo, i referohet aktiviteteve ose substancave që...
Ekspertët kanë zbuluar disa gjërat që duhet të bëni përpar...
Meqenëse në rutinën e përditshme, ndesh shpesh, pacientë q...
Kirurgët amerikanë, të cilët e kanë transplantuar vesh...
Në Shqipëri trajtimi i sëmundjeve cerebrovaskulare, ka mar...
Një simptomë e re COVID-i të gjatë është zbuluar nga s...
Një robot elegant dhe shumë i manovrueshëm, i aftë të ...
Rozmarina apo aposplinos siç e quanin të lashtët tanë, ka ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...