LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Festë e madhe në PD/ Zbulohen detajet surprizuese

7 Qershor 2022, 12:22, Satire Politike CNA
Festë e madhe në PD/ Zbulohen detajet surprizuese
Foto ilustruese

Në oborrin e SHQUP-it, pritet të mbahet një koncert madhështor, një event i padëgjuar më parë. Ai pritet të mbahet në ditët në vazhdim, pas zgjedhjes së Mul Nokës, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.

Zgjedhja e dr. Nokës, si numri dy i PD-së dhe duke pasur dy doktorë në krye të saj, tashmë do të ketë energji të reja dhe një forcë të re për opozitën, sepse vetëm kështu mund të kishim një PD konservatore.

Festë e madhe në PD/ Zbulohen detajet surprizuese

Dr. Muli është simbolika e konservatorizmit shqiptar, i cili gjen mbështetje të fuqishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nuk dihet si flet Muli me amerikanët. Por, ajo që dihet është se eventi do të zhvillohet. Do të jetë një koncert madhështor ku do të përshëndesë përfaqësuesja e ish-presidentit Donald Trump, konservatorja spektakolare, magjikja, e shndritshmja, e papërballueshmja, Evi Angelakis (Kokalari), e cila pritet të mbajë një fjalim në emër të konservatorëve dhe ta përshëndesë Flamur Nokën, me këngën e bukur greke “Greco, maskara”.

Festë e madhe në PD/ Zbulohen detajet surprizuese

Më pas pritet që në emër të Lulzim Bashës dhe pas këtij gëzimi madhështor, paraardhësi i Mul Nokës, të bëjë një hap pas. Ai do të përshëndesë këtë tubim, këtë koncert festiv, me disa fjalë të ëmbla që i burojnë nga shpirti i tij me zë të hollë, dhe me flokët e zgjatura. Gaz Bardhi do të jetë “surpriza” më e madhe e këtij eventi.

Pritet që të ketë shumë këngëtarë dhe humoristë, të cilët janë mbështetës të Mul Nokës, do të ketë edhe biznesmenë. Kryesisht ata që mbajnë me lekë Mulin, nga vende të ndryshme të Europës, Italia, Gjermania, Anglia, Franca, Greqia, etj.

Festë e madhe në PD/ Zbulohen detajet surprizuese

Dhe në finale, në mbyllje të eventit është zbuluar që do të ketë edhe një surprizë për Mulin. Atij do t’i jepet një dhuratë e paimagjinueshme. Ajo është një foto e tij me Luli Bashën, e cila i kujton ditët kur Muli puthte Lulin apo tradhtonte shokët për Lulin.

Hajde Muli, hajde. Çfarë djali që je ti”, pritet të ketë të sigluar në foto, vetëm firmën e Lulzim Bashës.

Tashmë, Partia Demokratike duket në rrugë të mbarë, me mbështetjen e fuqishme të Evi Kokalarit, Gaz Bardhit apo tërheqjen e beftë të Lulzim Bashës. Me zgjedhjen e Mulit si Sekretar i Përgjithshëm nuk ka mal që nuk e çajnë konservatorët e rinj si Flamur Noka./CNA.al

Lajmet e fundit nga