Basha largohet “me bisht ndër shalë" nga Kuvendi
Pak minuta pasi nisi seanca plenare, Lulzim Basha e ka...

Media e njohur ndërkombëtare "The Washington Post" ka publikuar një artikull për vizitën e Antony Blinken-it në Tiranë, ku nënvizon se tensionet mes fqinjëve Kosovë dhe Serbi mund të trajtohen gjatë vizitës së zyrtarit të lartë amerikan.
Në shkrim nënvizohet se Blinken do të takohet me zyrtarë të lartë dhe do të fokusohet në të ardhmen e Ballkanit Perëndimor pasi Shqipëria dhe disa fqinjë kërkojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.
"Blinken pritet të takojë disa nga afganët e mbetur ende në Shqipëri. Pas ditës së tij në kryeqytetin e Tiranës, Blinken shkon në Gjermani për Konferencën e Sigurisë në Mynih", thuhet më tej në shkrim.
Shkrimi i plotë:
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, viziton Shqipërinë të enjten për të riafirmuar marrëdhëniet me një partner kyç në Ballkan dhe një aleat në mbështetjen e luftës së Ukrainës kundër pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë.
Blinken do të takohet me zyrtarë të lartë dhe do të fokusohet në të ardhmen e Ballkanit Perëndimor pasi Shqipëria dhe disa fqinj kërkojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, sipas zyrtarëve të lartë amerikanë. Washington-i ka mbështetur fuqishëm integrimin e Shqipërisë në BE.
SHBA ka vlerësuar lidershipin e Shqipërisë në ish-rajonin e shkatërruar nga lufta dhe rolin e saj të fundit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si një anëtar jo i përhershëm. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe ka caktuar rregullisht njësi të vogla të ushtrisë në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare dhe operacionet e NATO-s.
Shqipëria do të presë një samit ndërkombëtar për Ukrainën më vonë këtë muaj, ku pritet të marrë pjesë edhe presidenti i Ukrainës.
Tensionet mes fqinjëve Kosovë dhe Serbi mund të trajtohen gjatë vizitës së Blinken-it. Negociatat e ndërmjetësuara nga BE për të normalizuar marrëdhëniet e tyre kanë pasur progres të ngadaltë, ndërsa incidentet e rastësishme të dhunshme kanë nxitur frikën e destabilitetit. Shtetet e Bashkuara dhe BE kanë shprehur shqetësimin për ndalimin e fundit të Kosovës për dinarin si monedhë në komunat e saj me shumicë serbe.
Blinken gjithashtu do të njohë rolin e Shqipërisë pasi talebanët morën pushtetin në Afganistan në gusht 2021 pasi trupat e SHBA-së dhe NATO-s u tërhoqën nga vendi. Shqipëria ishte e para që strehoi rreth 3200 afganë të arratisur përpara se të zhvendoseshin për vendosjen përfundimtare në Shtetet e Bashkuara.
Blinken pritet të takojë disa nga afganët e mbetur ende në Shqipëri. Pas ditës së tij në kryeqytetin e Tiranës, Blinken shkon në Gjermani për Konferencën e Sigurisë në Mynih./CNA
Pak minuta pasi nisi seanca plenare, Lulzim Basha e ka...
Kryeministri Edi Rama ka injoruar sot sërish Lulzim Ba...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, u shpreh në ...
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës në Bruksel nga Mbl...
Zv.ministri i Brendshëm, Besford Lamallari ka paralajm...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi shprehu...
Kosova duhet të dalë nga loja e Serbisë se kush e ka f...
Nesër do të vijë në Shqipëri sekretari amerikan i shte...
Kryeministri Edi Rama u pyet mbrëmjen e sotme nëse do ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, e cilësoi s...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ngritur ala...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një k...
Njeriu i paguar nga inceneratorët me 4400 euro në muaj...
Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, ka ...
Në fillim të vitit 2024, kryeministri Edi Rama shpërbleu b...
Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso, ka reaguar në një d...
Gjatë fjalës në Komisonin e Reformës Zgjedhore, i cili...
Të mërkurën, pas bashkimit të një pjese të demokratëve...
Kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Brukselit, pasi në...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...