Reforma Zgjedhore/ Propozimet e Dashamir Shehit
Gjatë fjalës në Komisonin e Reformës Zgjedhore, i cili...

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso, ka reaguar në një deklaratë për mediat për vendimin e SPAK-ut, i cili kërkon 2.6 vite burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës.
Kaso ka akuzuar SPAK-un se po luan rolin e prokurorisë politike të Ramës.
Sipas tij, dënimi i Belerit ka si qëllim rrëmbimin e tokave të himariotëve, toka të cilat do t`u vihen shpejt në dispozicion “investitorëve strategjikë” të Edi Ramës.
Kaso u ka bërë thirrje qytetarëve që në 20 shkurt, të gjithë të zbresin në shesh për t'i thënë jo korrupsionit, jo keqqeverisjes, jo drejtësisë së kapur, jo rrënimit ekonomik dhe shpopullimit të vendit.
“Seanca e djeshme gjyqësore ndaj Fredi Belerit, kryetarit të zgjedhur me votë të lirë të Bashkisë së Himarës, vërtetoi edhe një herë dhe pa asnjë mëdyshje faktin se SPAK po luan rolin e prokurorisë politike të Edi Ramës. Madje po e luan këtë rol me zell dhe devocion!
Në të gjithë këtë aferë të turpshme të eliminimit të kundërshtarit politik, SPAK ka “thyer rekordin” e tij: SPAK pranoi të shqyrtonte një çështje të cilën e gatoi me prova të falsifikuara policia që "duam” e Edi Ramës. SPAK më tej refuzoi të gjitha provat dërrmuese dhe kërkesat legjitime të kërkuara nga Fredi Beleri në seancë, edhe pse faktet tregonin katërcipërisht që çështja ishte e montuar, me dëshmi që nuk ekzistonin, mbi dokumente që u provuan të ishin të falsifikuara.
Por nuk mbaron këtu: SPAK u "kujdes” të ushtronte presionin e duhur ndaj trupit gjykues, i cili refuzoi me gjakftohtësi të gjitha provat e ofruara nga mbrojtja, të cilat provonin se çështja ishte e sajuar dhe montuar vetem për qëllimin politik të rrëmbimit të Bashkisë së Himarës nga Edi Rama.
Ky proces kaq i mbrapshtë politik, ka frymëzues Edi Ramën dhe ekzekutor Policinë e Shtetit dhe SPAK-un. Qëllimi është rrëmbimi i tokave të himarjotëve, masakra me tokat e bregut të detit, toka të cila do t`u vihen shpejt në dispozicion “investitorëve strategjikë” të Edi Ramës.
Për këtë kryetari i Bashkisë Himarë nuk duhet të lejohet të betohet, edhe pse është shkelje flagrante kushtetuese. Për këtë Fredi Beleri duhet të dënohet edhe pse provat e falsifikuara kundër tij janë qesharake. Për këtë SPAK del garant duke bërë atë çfarë kërkon interesi politik dhe ekonomik i klanit të Ramës.
Kjo aferë kaq banale dhe e shëmtuar flet shumë, jo vetëm për standardin e zgjedhjeve që mbahen në Shqipëri, por mbi të gjitha për “heronjtë tanë të antikorrupsionit”, që të bardhën e nxijnë dhe të zezën e fshijnë.
Këta heronj, që për opozitën kanë marrë kallashin dhe po e masakrojnë në emër të drejtësisë së re rilindase, për qeverinë që me korrupsionin e saj po copëton dhe shkatërron vendin, prodhojnë indulgjenca.
Ne jemi dëshmitarë të standardit shkatërrues që SPAK dhe gjyqësori i tij po aplikojnë. Ne shohim se si ëndrra e merituar e shqiptarëve për drejtësi të pakapur është zhbërë. Ne shohim se si proceset e SPAK janë qartazi politike dhe aspak drejtësie. Dhe si ne e shohin të gjithë shqiptarët. Ne duam drejtësi sepse jemi shumë të interesuar për të. Por nuk mund të heshtim kur na shesin sapunin për djathë. Ne jemi këtu për të thënë të vërtetën, sado e hidhur të jetë ajo. Ne nuk do lejojmë që Shqipëria të zhbëhet nga Edi Rama dhe qeveria e tij. As nga instrumentet që ajo përdor për të nënshtruar opozitën.
Prandaj në 20 shkurt, të gjithë në shesh për ti thënë jo korrupsionit, jo keqqeverisjes, jo drejtësisë së kapur, jo rrënimit ekonomik dhe shpopullimit të vendit. O Sot, o Kurrë!”, tha Kaso në deklaratën për mediat./ CNA
Gjatë fjalës në Komisonin e Reformës Zgjedhore, i cili...
Të mërkurën, pas bashkimit të një pjese të demokratëve...
Kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Brukselit, pasi në...
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, de...
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew...
Deputetja e Lul Bashës, Jorida Tabaku nisi vajin për k...
Nga ekrani i paguar nga inceneratorët, Ferdinand Xhafe...
Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi,...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë n...
Jorida Tabaku, deputetja e Lul Bashës me laps në dorë ...
Prej gati një muaji e gjysmë qytetarë e simpatizantë të Pa...
Kryeministri Edi Rama, së bashku me ish-kryeministrin ...
Drejtuesi politik i Tiranës për Partisë Demokratike, B...
Opozita kryesore në vend, Partia Demokratike, ka shpal...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment ...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të zh...
Partia Demokratike paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetue...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ishte...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi u p...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka dek...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...