Çfarë tregon vizita e Blinken në Tiranë për Ramën
Nesër do të vijë në Shqipëri sekretari amerikan i shte...

Kosova duhet të dalë nga loja e Serbisë se kush e ka fajin.
Ky ka qenë mesazhi që ka përcjellë mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama për qeverinë e Kosovës.
Rama tha në një intervistë për ATV se Kosova duhet të tregohet e vetëdijshme për barrën e përgjegjësisë që ka si një anëtar i ri i bashkësisë ndërkombëtare.
Ai deklaroi se për Kosovën nuk është Serbia etaloni, standardi dhe pika e referimit, ndaj duhet të shkëlqejë para ndërkombëtarëve.
“Thelbi i gabimit strategjik që bëjnë të gjithë ata që mendojnë se subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës dhe shtetnjohja përfundimtare e Kosovës do të vijnë përmes një procesi ku Kosova do bëjë garë me Serbinë se kush e ka më shumë fajin. Jo, në këndvështrimin tim dhe unë këtë e kam thënë gjithmonë, qasja jonë strategjike e shqiptarëve dhe në këtë rast flasim për Kosovën, por mendoj që kështu është edhe për Shqipërinë dhe kështu duhet të jetë për të gjithë shqiptarët, nuk është që të fajësojnë të tjerët, apo të hyjmë në lojën e fajësimit të njëri-tjetrit në sensin ‘jo shiko, dakord, ne jemi mbase këtë, po shiko ata’. Ne nuk kemi punë fare me ata, ne këto gjëra i bëjmë për veten tonë, e Kosova për veten e saj duhet të shkëlqejë në këtë proces. Kosova, për veten e saj duhet të tregojë ndërkombëtarisht një qenie e cila është plotësisht e vetëdijshme për barrën e flamurit që ka, për barrën e Kushtetutës që ka, për barrën e përgjegjësisë që ka, si një aktor i ri, si një anëtar i ri i bashkësisë ndërkombëtare. Nuk është Serbia etaloni dhe nuk është Serbia standardi dhe nuk është Serbia pika e referimit”, u shpreh kreu i qeverisë.
Rama theksoi se po të ishte në dorën e tij do ta kishte fimosur marrëveshje e propozuar nga ndërkombëtarët dhe do t’ja kishte lënë barrën Serbisë.
“Unë e kam thënë kohë më parë, në rast se do të ishte për mua unë marrëveshjen do ta kisha firmosur në mënyrë të njëanshme, duke i përmbushur të gjitha detyrimet e mia në raport me këtë përpjekje për subjektivitet të plotë ndërkombëtar dhe duke ia lënë pastaj Serbinë në dorë tjerëve që të merreshin me të dhe jo të rrija unë e të merreshin me mua gjatë gjithë kohës, ‘pse e bën këtë, pse s’bën atë, e tjerë’”, nënvizoi kryeministri./ CNA
Nesër do të vijë në Shqipëri sekretari amerikan i shte...
Kryeministri Edi Rama u pyet mbrëmjen e sotme nëse do ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, e cilësoi s...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ngritur ala...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një k...
Njeriu i paguar nga inceneratorët me 4400 euro në muaj...
Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, ka ...
Në fillim të vitit 2024, kryeministri Edi Rama shpërbleu b...
Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso, ka reaguar në një d...
Gjatë fjalës në Komisonin e Reformës Zgjedhore, i cili...
Të mërkurën, pas bashkimit të një pjese të demokratëve...
Kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Brukselit, pasi në...
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, de...
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew...
Deputetja e Lul Bashës, Jorida Tabaku nisi vajin për k...
Nga ekrani i paguar nga inceneratorët, Ferdinand Xhafe...
Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi,...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë n...
Jorida Tabaku, deputetja e Lul Bashës me laps në dorë ...
Prej gati një muaji e gjysmë qytetarë e simpatizantë të Pa...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...