Belind Këlliçi sfidon Baton Haxhiun/ Hajde shkojmë të dy në SPAK
Njeriu i paguar nga inceneratorët me 4400 euro në muaj...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një karahasim të opozitës me mazhorancës e drrejtuar nga kryeministri Edi Rama.
Berisha tha se ai dhe PD kishin mik presidentin e SHBA, George W. Bush, ndërsa Rama krenohet me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së të arrestuar për korrupsion, Charles McGonigal.
Ai deklaroi se Rama po përdor gjethe fiku për të mbuluar vjedhjet, lidhjet e tij me krimin, mjerimin e shqiptarëve dhe largimin masiv.
Dallime kryedemokrati renditi edhe në veprimet e dy qeverive për pagat, emigracionin, krimin, demokracinë dhe pasuritë natyrore.
Këtë krahasim Berisha e bëri gjatë fjalës së mbajtur për protestuesit poshtë shtëpisë së tij.
Pjesë nga deklarata:
Miqtë e mi!
Nuk jemi njëlloj. Ne kishim mik presidentin e SHBA.
Edi Rama krenohej me McGonigalin, shpallte mik McGonigalin.
Nuk jemi njëlloj sepse ne me reforma të thella anëtarësonim Shqipërinë në NATO, Edi Rama organizonte protesta me portretin e Enver Hoxhës kundër anëtarësimit në NATO.
Nuk jemi njëlloj kurrën e kurrës, pasi PD u shndërrua në lokomotivë të vërtetë të proceseve integruese. Pro-europeizmi, pro-amerikanizmi i PD buron nga vokacioni perëndimor i kombit shqiptar.
Për Edi Ramën, Rilindjen e tij këto janë thjesht gjethe fiku për të mbuluar vjedhjet e tij, për të mbuluar lidhjet e tij me krimin, për të mbuluar mjerimin e shqiptarëve, dëbimin e tyre nga Shqipëria.
Nuk jemi njëlloj se ne kurrë nuk menduam ndonjëherë dhe nuk pranuam që të kthenim monizmin në Shqipëri. Nuk pranuam ndonjëherë të lobonim për kontrollin e opozitës apo shkatërrimin e saj.
Përkundrazi, bëmë gjithçka të konsolidojmë vlerat e demokracisë. Ndërsa Edi Rama, duke kthyer votën në krim dhe krimin në votë, duke angazhuar paratë e krimit kundër opozitës, mohuar të drejtat kushtetuese në parlament të opozitës, arrestuar liderin e PD, bënë gjithçka për një Shqipëri pa opozitë.
20 shkurti është dita në të cilën tirani mori ndëshkimin, 20 shkurti është dita në të cilën Edi Rama duhet të marrë mësimin më të madh.
Europa pret me padurim fjalën tuaj, fjalën e qytetarëve shqiptarë.
Miqtë e mi, nuk jemi njëlloj sepse Edi Rama dhe fara e tij e keqe e Rilindjes, duke vjedhur, largoi shqiptarët nga Shqipëria më shumë se gjithçka tjetër.
Kurse ne, dyfishuam rrogat, dyfishuam pensionet, bëmë gjithçka për të bërë Shqipërinë një vend të jetueshëm. Dhe e vërteta është se u larguam nga pushteti në një kohë kur Shqipëria rritej nga viti në vit në popullatë.
Në një kohë kur qindra mijëra shqiptarë u kthyen nga emigracioni për të ndërtuar në Shqipëri folenë e të ardhmes së tyre.
Nuk jemi njëlloj sepse për ne, beteja me zero tolerancë ndaj krimit, ishte ligji i pandryshueshëm. Një nga një bandat u shpërbënë, bosët e tyre u përballën me ligjin.
Edi Rama, i lidhur me krimin, drogën, liroi vrasësit serialë nga burgu. I mblodhi ata ku janë e nuk janë, i shndërroi në investitorë strategjikë.
Dhe tani do t’i vërsulë si bisha kundër zonave të mbrojtura, pasurive përrallore të shqiptarëve.
Nuk jemi njëlloj sepse ne besojmë të liria, te dinjiteti njerëzor. Besojmë te vota. Te fjala e lirë.
Në Rilindje, vota nuk ekziston më. Aty ka vetëm një votë, ka vetëm një zë, ka vetëm një njeri dhe ky është padrinoja Edi Rama./ CNA
Njeriu i paguar nga inceneratorët me 4400 euro në muaj...
Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, ka ...
Në fillim të vitit 2024, kryeministri Edi Rama shpërbleu b...
Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso, ka reaguar në një d...
Gjatë fjalës në Komisonin e Reformës Zgjedhore, i cili...
Të mërkurën, pas bashkimit të një pjese të demokratëve...
Kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Brukselit, pasi në...
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, de...
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew...
Deputetja e Lul Bashës, Jorida Tabaku nisi vajin për k...
Nga ekrani i paguar nga inceneratorët, Ferdinand Xhafe...
Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi,...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë n...
Jorida Tabaku, deputetja e Lul Bashës me laps në dorë ...
Prej gati një muaji e gjysmë qytetarë e simpatizantë të Pa...
Kryeministri Edi Rama, së bashku me ish-kryeministrin ...
Drejtuesi politik i Tiranës për Partisë Demokratike, B...
Opozita kryesore në vend, Partia Demokratike, ka shpal...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment ...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të zh...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...