Evi Kokalari mbështet kandidatin e inceneratorëve
Gert Bogdani, është njeriu i dalë në foto me Mirel Mër...

Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar zhvillimet politike, situatën parazgjedhore dhe koalicionet.
Në emisionin “Të Paekspozuarit” në "MCN TV", Vangjeli ka thënë se kryeministri Edi Rama do ta mbështesë, Erion Veliajn, do jetë në krah të tij.
Ndërsa kreu i PD-së, Sali Berisha, sipas Vangjelit gjendet i vetëm në këtë garë.
Duke vijuar logjikën e tij, Vangjeli tha se përveç Lulzim Bashës, edhe Ilir Meta është i interesuar që gara për Tiranën të shkojë në dëm të kandidatit të PD-së pasi ambicia e tij ka qenë kryesimi i opozitës në vend.
“Ka dy pragje që Këlliçi duhet t’i kalojë deri në zgjedhjet e ardhshme. Gara e parë është e primareve. Më shumë gjasë përballë Alimehmetit, shanset në këtë rast për Këlliçin janë më të rritura, pasi varet kampioni ku e bën sondazhin. Dy modele të ndryshme, në primare që do zgjidhen nga një trupë e PD-së dhe simpatizantëve të saj. Këlliçi është i avantazhuar se është një nga ata, garat i ka bërë me ata dhe për ta. Alimehmeti është një outsider në parti.
Gara reale pas rezultateve të primareve ka tjetër natyrë. Gara zhvillohet mes dy çifteve, Rama dhe Veliaj nga njëra anë dhe Berisha dhe Meta nga ana tjetër. Një humbje e Tiranës i kërcënon pushtetin Ramës. Gara është ndërmjet dy çifteve dhe këtu ndryshon dhe tipologjia e kandidatit. Zgjedhjet e majit janë politike, kështu i konsiderojnë dhe protagonistët. Në këtë garë kandidati i PD do i përgjigjet vetëm një pyetjeje: A është e mundur ai që të marrë vetëm pjesën politike të votave që i përket opozitës apo kandidati do të kalonte këtë garë. Në këtë rast i avantazhuar është Alimehmeti dhe kjo është dilema.
Ana e dytë e çështjeje është që të behet një llogaritje, sa janë të interesuara palët për fitoren e njërës apo tjetrës palë. Sa kohë është në pikëpyetje legjitimiteti i pushtetit vendosur, Rama do të jetë i angazhuar 100% në fushatë krah Veliajt. Nga ana tjetër është vetëm doktori. Basha është i pari i interesuar për humbjen e kandidatit të PD.
I interesuar që kjo garë të shkojë në dëm të kandidatit të PD është dhe Ilir meta. Po të lexoni qëndrimet e Metës në 2 vitet e fundit kur mendonte se çfarë do bëhej me të ambicia e tij është është marrja e lidershipit të opozitës përballë Ramës”, është shprehur Vangjeli./CNA.al
Gert Bogdani, është njeriu i dalë në foto me Mirel Mër...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pye...
Kandidati i inceneratorëve në primaret e Partisë Demok...
Kandidati në primaret e Partisë Demokratike për Tiranë...
“Rama këputet në mes!” Kështu u përgjigj kryetari i Pa...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka zbuluar strategjinë e o...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë ...
Kryeministri Edi Rama ka folur për sigurinë e rendit n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një p...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar lidhjen e aleancës ...
Negociatat mes Edi Palokës së Partisë Demokratike dhe ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka fo...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka fol...
Grupi përçarës i Enkelejd Alibeajt i ka dërguar Kuvend...
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me fermerët në Mollas ...
Moderatori Arjan Çani ka komentuar koalicionin opozitar Be...
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të kër...
Analisti Artur Zheji ka komentuar koalicionin opozitar Ber...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka ngritur sot...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar turin e kryeminis...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...