Nuk lejuan zhvillimin e seancës plenare/ PS kërkon përjashtim për 19 deputetë
Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e 19 deputetëve ...

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, u shpreh në një deklaratë për mediat se Shqipëria është vendi më i palumtur për të jetuar.
Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se Partia Demokratike është e shqetësuar për ekonominë e shqiptarëve.
"Sipas raportit të dy javëve më parë të Eurostat, shqiptarët renditen të fundit kur bëhet fjalë për kënaqësinë e jetës, ndërkohë që vendet e rajonit si Kosova, Maqedonia e Veriu, Mali i Zi, Serbia, etj., renditen më lart e më mirë se ne.
Diten e djeshme një tjetër raport pasqyroi këtë realitet të hidhur shqiptar. Sipas BERZH-it kënaqësia për të jetuar është rritur ndër vite në të gjitha vendet e Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që Shqipëria ishte i vetmi vend që nuk ka ecur me këtë trend pozitiv, përkundrazi", u shpreh ai.
Deklarata e plotë:
Jetojmë kohë të vështira, në kohët kur njerëzit e këtij vendi duhet të luftojnë çdo ditë me vështirësitë dhe padrejtësitë e shumta që ka realiteti shqiptar.
Jetojmë në kohët ku rinia mendjen e ka të emigrojë, nxënësit ëndërrojnë për klasa me kushte normale e shkolla pa turne, studentët në vend që të fokusohen të mësimi mendjen e kanë te tarifat e rritura dhe shpikjet qeveritare për punë të detyruar.
Jetojmë në kohët që sipërmarrësin nuk e zë gjumi pasi në ëndërr i dalin taksat e rritura dhe taksidarët e babëzitur.
Jetojmë në kohët ku 90% e të punësuarve e shpenzojnë rrogën e tyre brenda gjysmës së parë të muajit dhe gjysmën tjetër një zot e di stresin që përjetojnë.
Jetojmë në kohët ku 95% e pensionistët kanë frikë të futen në dyqane se nuk arrijnë të paguajnë dot edhe produktet bazë të ushqimit e jo më ilacët cilësore apo shërbimet mjekësore që shumë prej tyre u nevojiten.
Jetojmë në kohëra ku shqiptarët nuk janë të lumtur. Dhe këtë nuk e thonë vetëm njerëzit, nuk e thotë vetëm opozita, por e thonë edhe raportet e institucioneve ndërkombëtare.
Sipas raportit të dy javëve më parë të Eurostat, shqiptarët renditen të fundit kur bëhet fjalë për kënaqësinë e jetës, ndërkohë që vendet e rajonit si Kosova, Maqedonia e Veriu, Mali i Zi, Serbia, etj renditen më lart e më mirë se ne.
Diten e djeshme një tjetër raport pasqyroi këtë realitet të hidhur shqiptar. Sipas BERZH-it kënaqësia për të jetuar është rritur ndër vite në të gjithë vendet e Europës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që Shqipëria ishte i vetmi vend që nuk ka ecur me këtë trend pozitiv, përkundrazi.
Sipas këtij raporti të BERZH, kënaqësia për të jetuar sot është edhe më e ulët sesa ajo e vitit 2006, vit që qeverisej nga Partia Demokratike dhe ishte viti i parë i qeverisjes së saj që karakterizohej nga vendosja në qendër të vëmendjes të qytetarit dhe sipërmarrjes, derregullimit, uljes së barrës fiskale, rritjes së pagave e pensioneve, nisjes së investimeve madhore, luftës frontale ndaj korrupsionit, etj.
Partia Demokratike është shumë e shqetësuar për realitetin e vështirë që po jetojnë shqiptarët. Jemi të shqetësuar për ekonominë që nuk ecën në drejtimin e duhur, për taksat e rritura ndjeshëm që nuk u kthehen shqiptarëve në më shumë shërbime, shkolla, spitale e infrastrukturë rrugore.
Jemi të shqetësuar për braktisjen që i bëhet shtresave në nevojë dhe pensionistëve, ndërkohë që shpërdorimet e parave për shpenzime luksi, rikonstruksione zyrash e udhëtime shumë-milionëshe me chartera private kanë qenë dhe mbeten prioritare.
Jemi të shqetësuar për qindra milionë eurot e buxhetit të shtetit që cdo vit gllabërohen nga oligarkët e PPP-ve dhe faturat po aq të majme të arbitrazheve ndërkombëtare të humbura të qeverisë shqiptare.
Të nderuar qytetarë.
Me shumë mundësi edhe ne po të ishim në qeverisje nuk do e conim dot standartin e jetesës së shqiptarëve në nivelet as të Zvicrës e as të Gjermanisë, por një gjë është e sigurt, që me burimet që ka ekonomia jonë dhe me një qeverisje të vogël, eficente dhe të pakorruptuar, Shqipëria do kishte më në fund shpresën për tu bërë një vend i denjë për tu integruar në BE dhe një vend normal për të jetuar, një vend që përparon dhe u jep deshirën shqiptarëve për ta jetuar këtu jetën e tyre e jo rrugëve të Europës./CNA
Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e 19 deputetëve ...
Pas vendimit të sotëm të dhënë nga Apeli i Gjykatës së...
Ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza ndaj kryebas...
Mazhoranca socialiste po përgatit një skemë për të god...
Edhe mbrëmjen e sotme dhjetëra qytetarë dhe eksponentë të ...
Prej më shumë se një jave, CNA ekskluzivisht zbuloi skemën...
Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë takimit me mbësht...
Deputeti Xhelal Mziu ka folur për aksionin opozitar dh...
Tentativat e 99-çave të Rilindjes dhe “vullnetarëve” të En...
Beteja kundër SPAK-ut duket e qartë dhe ende maxhoranc...
Një projekt i qartë i mazhorancës në pushtet, që ka sh...
Për t’i kuptuar pak më thellë qytetarët në perceptimin që ...
A janë shqiptarët të majtë apo të djtathtë, si e vetëident...
Partitë e reja apo organizimet e reja politike, bashkë me ...
Në sondazhin e fundit në Euronews Albania, Barometri ka ve...
Pas 3 vitesh, një socialist ka sulmuar Lulzim Bashën. ...
Blerina Gjylameti, shefe e delegacionit të parlamentit që ...
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar SHqipër...
CNA raportoi këtë të premte se një grup oficerësh të B...
Mbështetës të ish-kryeministrit dhe qytetarë kanë dalë...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...