Sherr mes familjeve për pronat/ 2 të plagosur në Pukë
Një konflikt është shënuar sonte mes dy familjeve në fshat...
Një konflikt është shënuar sonte mes dy familjeve në fshat...

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar lidhur me raportin e fundit të publikuar nga struktura OSAC e Departamentit amerikan të Shtetit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Boçi ndalet në disa çështje të raportit, që sipas tij, përcjell një mesazh të drejtpërdrejtë dhe paekuivok.
Boçi shprehet se raporti ka “diagnostikuar” qartë se problemi nuk është mungesa e institucioneve, por problemi është te kryeministri Edi Rama.
Postimi i plotë:
Zëri i Uashingtonit që Tirana nuk mund ta mbysë
Raporti i fundit i OSAC, strukturës së Departamentit Amerikan të Shtetit, është një raport tronditës dhe jo vetëm dokument konfirmues i shqetësimeve opozitare e as një deklaratë politike, apo parashtrim mediatik.
Mos harrojmë se është vlerësimi zyrtar i aleatit më të rëndësishëm të Shqipërisë për gjendjen e sigurisë, të shtetit ligjor dhe të klimës së investimeve në vend. Pikërisht për këtë arsye ai nuk mund të relativizohet, të shpërfillet apo të mbulohet me propagandë.
Mesazhi i raportit është i drejtpërdrejtë e paekuivok.
Shqipëria vazhdon të vuajë nga kultura e pandëshkueshmërisë.
Kjo është fjalia më e rëndë e të gjithë dokumentit. Sepse pandëshkueshmëria nuk është vetëm një problem i drejtësisë. Ajo është prova se shteti nuk funksionon në mënyrë të barabartë për të gjithë, pse korrupsioni mbijeton, pse krimi organizohet, pse administrata deformohet dhe pse qytetarët humbasin besimin tek institucionet.
Raporti ndonëse me politesë njeh punën e SPAK-ut dhe progresin e tij që nga krijimi ve alarmin se ky progres nuk mjafton. Sipas tij shumë individë me pushtet politik, ekonomik dhe administrativ vazhdojnë t’i shmangen përgjegjësisë penale.
Ligji ekziston, por nuk arrin gjithmonë tek ata që kanë më shumë pushtet. Kjo sipas brendisë së raportit nuk është reformë e përfunduar, por reformë e papërmbushur.
Po aq domethënës është fakti që raporti ndalet tek protestat për Sazanin.
Në të theksohet se ai nuk ishte thjesht një debat për një projekt turistik. Ishte shndërrimi i një konflikti mjedisor në një revoltë të gjerë kundër korrupsionit dhe mënyrës së qeverisjes.
Edhe më shqetësuese është mënyra si përshkruhet reagimi shtetëror. Në vend që tensioni të ulej përmes dialogut dhe respektimit të së drejtës për protestë, pati raste kur ndërhyrja policore e përshkallëzoi situatën.
Një shtet demokratik nuk mat forcën me numrin e efektivëve që nxjerr në rrugë, por me aftësinë për të dëgjuar qytetarët para se konflikti të shpërthejë.
Raporti bëhet edhe më i ashpër kur flet për krimin e organizuar.
Rritja e kriminalitetit, aktiviteti i grupeve kriminale në trafikun e drogës, pastrimin e parave dhe korrupsionin, si edhe fakti se armë e eksplozivë të paligjshëm që qarkullojnë në Evropë kanë origjinë ose kalojnë transit nga Shqipëria, nuk janë statistika pa rëndësi. Janë tregues të një shteti që ende nuk ka arritur të vendosë kontroll të plotë mbi territorin, ekonominë dhe institucionet e veta.
E kjo nuk dëmton vetëm sigurinë. Dëmton ekonominë.
Raporti e thotë qartë se korrupsioni, mungesa e transparencës në prokurimet publike, dobësitë e sistemit gjyqësor dhe pasiguria juridike pengojnë investimet e huaja. Investitorët nuk investojnë mbi premtime. Ata investojnë mbi besimin se kontrata do të respektohet, se konkurrenca do të jetë e ndershme dhe se ligji nuk do të ndryshojë sipas interesave të pushtetit.
Prandaj dëmi i korrupsionit nuk matet vetëm me milionat që vidhen nga buxheti.
Ai matet edhe me miliardat që nuk vijnë kurrë në Shqipëri.
Kush e lexon me vëmendje raportin e OSAC kupton se ai është një diagnozë e shtetit e qeverisë shqiptare.
Dhe diagnoza është e qartë. Problemi nuk është mungesa e institucioneve. Problemi është mungesa e vullnetit politik për t’i lënë ato të funksionojnë deri në fund. Problemi nuk është mungesa e ligjeve. Problemi është zbatimi selektiv i tyre. Problemi nuk është mungesa e reformave. Problemi është përdorimi i reformave si fasadë, ndërsa kultura e pandëshkueshmërisë mbetet pothuajse e paprekur.
Problemi nuk është qytetari e as opozita. Problemi është Rama.
Raporti i OSAC nuk është vetëm një kambanë alarmi./CNA
Një raporti i ri për Shqipërinë, që vjen si pjesë e publik...
Deputeti dhe nënkrytari i Partisë demokratike, Belind Këll...
Sekretariati i Etikës mori vendimin për përjashtimin me 60...
Politologu Afrim Krasniqi ndau sot kritika të ashpra lidhu...
Politologu Ermal Hasimja analizoi sot situatën politike në...
Gazetari Mentor Kikia tha sot se kryeministri Edi Rama po ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me incidentin që n...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka ndarë so...
Një incident i kësaj të hëne nga deputeti dhe kreu i Parti...
Sekretariati i Etikës do të mblidhet të martën për shqyrti...
Demokrati Ilir Alimehmeti komentoi sot dokumentin strategj...
Përfundimi i seancës plenare të kësaj të hënë nuk ka kalua...
Kreu i Grupit Parlamentar Të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kuvendi i Shqipërisë miratoi pasditen e sotme Marrëveshjen...
Seanca plenare që nisi paradite në Kuvend do të vijojë me ...
PD ka vendosur të mos jetë pjesë e seancës që pritet të mb...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së, Edmond Spaho, ka...
Nënkryetari dhe deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka komen...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë me dije se opozita nuk...
Sot, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla...
CNA ka futur në filtër pasurinë e kreut të Gjykatës së Lar...
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore ...
Sot do të sjellim një tjetër shkrim ku zbërthehet pasuria ...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt është shënuar sonte mes dy familjeve në fshat...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë një...
Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të martë në zo...
Një aksident është shënuar këtë të martë në lagjen nr.10 t...
Meteorologia Lajda Porja ka paralajmëruar se Shqipëria do ...
Edhe pse tregu i punës në Shqipëri vijoi të përmirësohej g...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Sektori publik mori rolin kryesor në thithjen e forcës së ...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur pasdit...
Zjarrfikësit në Francë dhe në Spanjë vazhdojnë përpjekjet ...
Sekretari i 10-të i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara do...
Policia po “kryen hetime” për një imazh të ndarë nga kreu ...
Këtë 28 korrik përkujtohet 114-vjetori i ngritjes së flamu...
Në historinë e artit dhe të letërsisë perëndimore, pak mom...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe ...
Ministria e Financave do të zhvillojë javën e ardhshme rih...
Pas rritjes së fortë të kursimeve në vitet pas pandemisë, ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...