
Zgjedhjet e 14 majit/ Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi dorëzojnë zyrtarisht mandatin e deputetit
Deputetet Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi kanë dorëzua...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës në Londër dha një intervistë në studion e “Sky News Breakfast”, ndërsa u ndal në disa çështje, mes të cilave dhe emigrantët shqiptarë, që janë shigjetuar nga Sekretarja e Punëve të Brendshme Suella Braverman.
Shefi i qeverisë tha se marrëdhëniet mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë janë të thella, dhe për këtë kërkoi që komuniteti shqiptar që jeton në Britani të respektohet për vlerat që ka.
”Dëgjoni, sërish mendoj se e kam bërë shumë të qartë qëndrimin tim dhe nuk dua ta përsëris herë pas here, sepse nuk do të ishte e drejtë në raport me tablonë shumë më të gjerë e marrëdhëniet shumë më të thella midis Shqipërisë dhe Britanisë dhe, po ashtu, nuk do të ishte e drejtë të këmbëngulnim te kjo, ndërkohë që ka sinjale shumë domethënëse pendese dhe një ndjenjë sikleti, që mjaftojnë në këtë pikë. Shpresoj fort se kjo nuk do të përsëritet më dhe që komuniteti shqiptar këtu do të nderohet vërtet për atë që është, sepse një gjë është vënia në qendër të vëmendjes e varkave, e kriminelëve dhe e gjithçkaje shqetësuese, por nga ana tjetër nuk duhet harruar kurrë se shqiptarët ia kanë dalë shkëlqyeshëm dhe kontribuojnë që Britania të jetë një vend më i mirë. Dje, dola nga hoteli bashkë me njerëzit që kujdesen për sigurinë time dhe dëgjoj një zë nga qiell: “Edi, Edi, Edi!”. Ngrita kokën lart, aty ishte një kantier ndërtimi dhe lart ishin tre persona të veshur si punonjës ndërtimi dhe që të tre ishin shqiptarë. Shqiptarët këtu punojnë për firmat e ndërtimit, shqiptarët këtu kujdesen për të moshuarit tuaj, shqiptarët këtu gatuajnë duke përmirësuar kuzhinën britanike, më duhet ta them dhe madje këndojnë për ju. Mos të flasim këtu për akademikët, për studentët. Ka qenë kaq e padrejtë ndaj tyre të viheshin nën një trysni të tillë, ndërkohë që ata janë një bazë kaq e fortë për të ndërtuar diçka shumë të rëndësishme”, tha Rama.
Ai u pyet edhe për fluksin e shqiptarëve që vitin e shkuar mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar dhe për arsyet se pse kërkojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar, për këto Rama u ndal gjatë dhe bëri këtë shpjegim:
“Është një prirje në të gjitha vendet që kanë dalë nga koha e errët e komunizmit dhe që po përpiqen të arrijnë atë çfarë ka qenë pika jonë e horizontit, duke parë nga vendet e zhvilluara. Nuk mund t’i ndalosh të rinjtë të ëndërrojnë dhe të shpresojnë, sepse, po, Shqipëria është një rast, por ka edhe raste të tjera si, për shembull, Kroacia. Sot, Kroacia është plotësisht e integruar në Bashkimin Europian. Është një vend që ka bërë përparim shumë të madh dhe, prapë, ka kaq shumë kroatë, profesionistë, të rinj, që shkojnë drejt Irlandës apo që lëvizin drejt Gjermanisë, sepse duan të marrin një gjë më shumë dhe e duan tani. Kështu, kjo është diçka që lidhet edhe me faktin që, të gjithë e dinë dhe këta të rinj që vijnë nga Shqipëria e dinë se në Britani ka shumë nevojë për punonjës ndërtimi, ka shumë nevojë për drejtues taksish, për drejtues kamioni, për infermierë, ndaj ka lidhje edhe me këtë. Nuk jam këtu të vë në diskutim sovranitetin dhe mandatin e qeverisë britanike për të pasur një politikë për kufijtë dhe për të zgjedhur të jetë e mbyllur ndaj flukseve që mësyjnë drejt Britanisë për një vend pune, por gjithçka ka lidhje pikërisht me këtë. Ka lidhje me motivet ekonomike, me ardhjen, gjetjen e një pune dhe ndërtimin e një të ardhmeje në një vend që ka qenë gjithnjë “qyteti i praruar mbi kodër”. Ata kërkojnë azil, sepse nuk ka rrugë tjetër. Ata nuk janë pjesë e tregut të lirë të punës, që, për shembull, nuk është rasti i kroatëve, nuk është rasti i rumunëve, i bullgarëve e kështu me radhë. Nga ana tjetër, për shkak të Brexit-it, ju e dini, kanë ndodhur disa probleme, ju keni humbur shumë krahë pune nga këto vende, kështu që e gjitha ka të bëjë me ëndrrat dhe shpresat për të marrë atë që imagjinojnë se është më e mira për jetën e tyre tani, pa pritur shumë vite që kjo të realizohet në Shqipëri”, tha Rama.
Për kryeministrin Edi Rama gjuha që etiketon dhe e lidh krimin me etninë është e papranueshme, pasi për të rrjetet kriminale nuk janë shqiptare, por ndërkombëtare. Sakaq, Rama hedh si ide lehtësimin e marrjes së vizave, një qasje kjo e cila do ta ndalonte kalimin e La Manshit.
“E dyta, ne duhet të godasim rrjetet që janë ndërkombëtare, nuk janë rrjete shqiptare, por ndërkombëtare. Prandaj është shumë e rëndësishme të ndajmë luftën kundër krimit nga grupet etnike, që nuk mund të etiketohen si grupe që ushqejnë botën e krimit. Nga ana tjetër, duhet të ketë një sistem vizash që u jep njerëzve mundësi të aplikojnë rregullisht dhe të përpunohen pa kaluar Kanalin, që të vijnë këtu të punojnë, të vijnë e të ofrojnë aftësitë e tyre. Ky është një kombinim faktorësh, që po merr formë dalëngadalë dhe jam i sigurt se kjo çështje do të zgjidhet, por nuk jam i sigurt se të mbyllësh kufijtë dhe të mos i lësh njerëzit të vijnë është më e mira për ekonominë britanike. Megjithatë, nuk më takon mua ta vendos këtë, u takon britanikëve”, tha ai./CNA
Deputetet Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi kanë dorëzua...
Partia Demokratike ka dërguar një kallëzim në SPAK kun...
CNA publikoi me dokumente ekskluzive se televizioni "Top C...
Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministri i M...
Kryeministri Edi Rama ka folur për lirinë e mediave, k...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për marr...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar se B...
Kryeministri Edi Rama gjatë intervistës së tij në audi...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Britaninë e Madhe ku ...
Analisti Andi Bushati e ka shprehur hapur se për kë do...
Gazetari Andi Bushati tha në “Now me Erla Mëhillin” se...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se ka i...
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, është shprehur se ...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit,...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe gjatë fjalës së...
Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kë...
Belind Këlliçi ka dorëzuar sot mandatin e deputetit me...
Kryeministri Edi Rama u mirëprit sot nga homologu i ti...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryemi...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasan...
“Stop” ishte në Tiranë me zonjën Shqiponja Mashi, e cila t...
Një vajzë nga Tirana tregon për “Stop” se ka parë në rrjet...
Bledi Malushi, banor i fshatit Neviçisht në qytetin e Korç...
“Stop” hedh dritë mbi një ngjarje makabre në Durrës, me vi...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Policia ka identifikuar një person të implikuar në atentat...
Policia e Himarës ditën e sotme ka njoftuar arrestimin e n...
SPAK-u ka arrestuar dy shtetas me inicialet K.Gj. dhe A.B....
Vangjush Dako, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit është v...
Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lag...
Një studim i INSTAT zbulon se pjesa më e madhe e lumenjve ...
Teologu Miron Çako ka zbuluar se ka sekte apo persona feta...
Territori shqiptar vijon në ndikimin e motit të kthjellët ...
Një grup senatorësh amerikanë të udhëhequr nga senatorja J...
Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, tha se është e gats...
Zyrtarët grekë kanë nisur një sërë kontaktesh të nivelit t...
Prokurorët federalë po përdorin një juri të madhe në Flori...
Media prestigjoze “National Geographic” ka promovuar Shqip...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vj...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ka folur për Euro...
Sot, më 7 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 99....
Sot, më 6 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 100.1 l...
Sipas të dhënave të publikuara këtë të hënë, eksportet në ...