Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e Veliajt në GJKKO
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...

Kryeministri Edi Rama u mirëprit sot nga homologu i tij britanik Rishi Sunak në Downing Street, Mbretërinë e Bashkuar, në vizitën e parë zyrtare të një kryeministri shqiptar në këtë ndërtesë historike.
Kryeministri Rama dhe Kryeministri Sunak vlerësuan marrdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes vendeve, të cilat këtë vit shënojnë 100 vjetorin e tyre, dhe shprehën vullnetin e përbashkët për t’i thelluar ato në të ardhmen, duke forcuar në të njëjtën kohë bashkëpunimin ekonomik, shkëmbimet tregtare, bashkëpunimin në fushën e sigurisë, në mënyrë të vecantë në luftën kundër sulmeve kibernetike.
“Kryeministri Rama, Edi, është kënaqësi e madhe t’ju uroj mirëseardhjen në Mbretërinë e Bashkuar, në Doëning Street sot. Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria qartazi kanë tashmë një partneritet të fortë dhe presim me padurim të thellojme këtë marrëdhënie me ju sot. Por po kështu ka më shumë kjo marrëdhënia jonë për të folur, që është forcimi i bashkëpunimit tonë ekonomik, tregtisë, sigurisë, sidomos lufta kundër sulmeve armiqësore dhe kibernetike me të cilat është përballur Shqipëria.” – u shpreh Kryeministri britanik Sunak.
Në takim u vlerësua progresi i bërë në drejtim të luftës kundër migracionit të paligjshëm në respektim edhe të marrëveshjeve të përbashkëta të nënshkruara për këtë qëllim.
“Vitin e kaluar kemi nënshkruar një komunikatë për të luftuar migracionin e paligjshëm dhe jam shumë i kënaqur me progresin e bërë në këtë drejtim.” – u shpreh Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar gjatë takimit.
Nga ana e tij, Kryeministri Rama theksoi se kjo vizitë shënon një moment të veçantë për bashkëpunimin mes vendeve, në mënyrë të veçantë për të bashkuar forcat dhe bërë maksimumin për të goditur rrjetet kriminale dhe gjithashtu për të shmangur që njerëz të pafajshëm të bien pre e këtyre rrjeteve.
“Faleminderit kryeministër! Jam shumë i nderuar! Siç e dini, kjo është vizita e parë zyrtare e një kryeministri shqiptar në këtë ndërtesë historike dhe jam falënderues për këtë. Është një moment i veçantë ky për bashkëpunimin. Siç e thatë, ne kemi bashkuar forcat me bindjen e plotë se na duhet të bëjmë maksimumin për të goditur rrjetet kriminale dhe gjithashtu për të shmangur që njerëz të pafajshëm të zihen në grepin e këtyre rrjeteve.
Në të njëjtën kohë dua t’ju falënderoj për mundësinë që të theksoj se ashtu siç, jo të gjithë britanikët janë “James Bond” apo “Mr. Bean”, ashtu edhe jo të gjithë shqiptarët janë personazhe që dalin nga “Taken”.
Ashtu siç djali që vjen me një varkë nuk është thjeshtë një shqiptar, por pjesë e një tabloje më të gjerë, po kështu Dua Lipa nuk është thjeshtë një këngëtare britanike, por një emigrante shqiptare që ka ardhur këtu si shumë të tjerë që kanë ardhur të ndërtojnë, të kujdesen, të gatuajnë dhe të këndojnë për ju dhe duam të sigurohemi që ky komunitet të ndihet jo vetëm i sigurt, por edhe i nderuar këtu.Mollët e kalbura janë objekti ynë i përbashkët për tu luftuar dhe për të fituar këtë betejë dhe siç e thatë edhe ju, sa i takon sigurisë ne jemi më shumë se të interesuar për të forcuar bashkëpunimin tonë. Më duhet të them që prej një kohe të gjatë ndihem se ka vërtetë një angazhim serioz jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra nga ana juaj dhe pres me padurim që të bëj më të mirën sëbashku me ju.Faleminderit sërish e dua dhe t’ju ftoj të vini në Tiranë, në Shqipëri sepse asnjë kryeministër britanik nuk e ka vizituar Shqipërinë qysh prej Ëinston Churchill", u shpreh Kryeministri Rama./CNA
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryemi...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasan...
Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun, Rishi Sun...
Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Beli...
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Franci Nuri...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Britaninë e Madhe për...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, gjatë fjalës...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se vend...
Ankimimi i kreut të PD-së, Sali Berisha, për vendimin ...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është shprehur s...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Britaninë e Madhe ku ...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka bërë me dije se L...
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, ka deklaruar nga Ku...
Referuar raportit të DASH-it, i cili nxinte Shqipërinë...
30 minuta para seancës parlamentare, kreu i PD-së, Sal...
Dy javë më parë, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, z...
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) ka ndaluar 5 aktivite...
David J. Kostelançik është diplomati që pritet të zëve...
Akuza të forta ka ngritur këtë mbrëmje kryetari i Part...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka tregua...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...