LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Refuzohet kërkesa/ “Aleanca” mbetet jashtë zgjedhjeve

23 Mars 2023, 11:36, Politikë CNA
Refuzohet kërkesa/ “Aleanca” mbetet jashtë zgjedhjeve
Foto ilustruese

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka bërë me dije se Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit është regjistruar si subjekt për zgjedhjet e 14 majit.

"Vendosim regjistrimin e Lëvizjes Bashkë në zgjedhjet vendore të datës 14 maj 2023", - tha Celibashi.

Ndërkohë, KQZ ka refuzuar kërkesën e koalicionit Aleanca, për t'u regjistruar në zgjedhje.

Koalicioni Aleanca përbëhej nga katër partitë opozitare, Aleanca Demokratike me kryetar Eduart Abazin, Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet me kryetar Gaqo Apostolin, Aleanca Barazi dhe Drejtësi Europiane me kryetar Valentino Mustakën, si dhe partia për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga