LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Gëzuar ditën e demokracisë!"/ Këlliçi: Kur ka zgjedhje ka zgjidhje

22 Mars 2023, 09:14, Politikë CNA

"Gëzuar ditën e demokracisë!"/ Këlliçi: Kur

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka uruar të gjithë shqiptarët për ditën e demokracisë.

Belind Këlliçi ka rikujtuar këtë ditë të rëndësishme të Partisë Demokratike.

“Gëzuar festën e demokracisë. Gëzuar ditën e parë të lirisë, 22 mars 1992, ditën ku fituan të gjithë qytetarët shqiptarë, fitoi liria, fitoi shpresa”, shprehet ai.

Më 22 mars 1992 Partia Demokratike erdhi në fuqi, vetëm 14 muaj nga koha kur ajo ishte themeluar, duke përshkuar një rrugë të vështirë përballjesh dhe sfidash me PPSH-në si dhe provën e zgjedhjeve të para pluraliste të mbajtura më 31 mars 1991./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga