Qeveria u tërhoq nga rritja e çmimit të energjisë elektrike/ Tabaku: Rama u step nga presioni publik
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, komentoi v...

"PD nuk ka të bëjë me rastin Basha-Muzin".
Kështu ka deklaruar sot anëtari i kryesisë së PD-së, Arben Ristani.
Ai ka njoftuar se do t'i çojnë me postë ambasadores amerikane Yuri Kim gjetjet e auditit dhe vendimin e gjykatës.
Deklarata e anëtarit të Kryesisë së PD-së, Arben Ristani
Në një intervistë televizive ambasadorja Kim është shprehur se nuk e ka parë, apo se nuk ka dijeni, për një deklaratë të Partisë Demokratike, sipas së cilës, në arkat apo llogaritë e Partisë Demokratike nuk ka hyrë apo dalë asnjë shumë monetare, që lidhet me rastin e lobimit rus të Lulzim Bashës.
Ne e kuptojmë se ambasadorja është shumë e zënë, nuk e ka mendjen dhe as përfshihet në zhvillimet e brendshme të Partisë Demokratike. Për këtë arsye duam të ritheksojmë, si për të ashtu edhe për të tjerë që nuk e kanë dëgjuar qëndrimin tonë, edhe pse e kemi përsëritur kaq herë përmes mjeteve të informimit publik.
Së pari:
Statuti i Partisë Demokratike e thotë qartë: vendimet për lobime apo përdorim parash etj. i marrin organet kolegjiale, dhe jo kryetari. Dua t’i bëj me dije zonjës ambasadore se, nuk ka asnjë vendim të tillë, ku, bazuar në kushtetutën e Partisë Demokratike, të autorizohet Lulzim Basha, asokohe kryetar i PD, të bëjë lobime në emër dhe interes të partisë. Kështu, ritheksojmë se, çdo gjë që lidhet me këtë rast është absolutisht përgjegjësi individuale e Lulzim Bashës.
Së dyti:
Gjykata e Faktit dhe ajo e Apelit të Tiranës e ka shqyrtuar çështjen në fjalë dhe ka provuar në mënyrë ezauruse faktin që Partia Demokatike, si INSTITUCION, nuk ka bërë as hyrje dhe as dalje, të asnjë shume monetare te lidhur me kompanine Biniata Trade dhe Nick Muzin.
Siç thuhet shprehimisht në vendimin e Gjykatës: është konstatuar se kjo marrëveshje është lidhur para marrëveshjes me Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe në të nuk përmendet kjo parti. Përkundrazi, është parashikuar se interesat e Biniata Trade në këtë konsultim nuk janë të ndonjë qeverie ose partie politike.
Apo: Sipas Letërporosisë rezulton se nuk ka snjë lidhje mes kompanisë Biniata Trade dhe Partisë Demokratike, ashtu sikundër PD nuk ka snjë lidhje me kompanitë e tjera me të cilat shoqëria Biniata Trade eshtë e ndërlidhur.
Së treti:
PD ka ngritur Komisionin e Auditit, me vendim të forumeve të partisë, për të bërë një hetim të brendshëm ezaurues, në lidhje me lëvizjet, gjurmët dokumentare ose jo në rastin Basha-Muzin. E kemi bërë këtë me qëllimin e transparencës dhe për të ritheksuar se, në PD-në e Rithemeluar vendimet janë të formumeve dhe jo të individëve. Kur individët marrin vendime personale, ato i nënshtrohen auditimit dhe llogaridhënies para organeve kolegjiale të Partisë Demokratike.
Së katërti: Duke pasur drojën se Ambasadorja Kim mund të mos e hasë këtë deklaratë në briefing-un që ajo merr, ne do t’ia çojmë me postë bashkë me statutin e Partisë Demokratike dhe vendimin e gjykatës për këtë çështje./CNA.al
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, komentoi v...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot lidhur me vendi...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se nuk do ta ...
Ilir Meta i PL-së, në një konferencë për mediat, është pye...
Partia Demokratike prej më shumë se një viti ka denoncuar ...
Kryeministri Edi Rama në Forumin për Menaxhimin e Mbetjeve...
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, është pyetur në emisionin...
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka apeluar qytetarët shqi...
Kryeministri Edi Rama ka thirrur sot në një takim kryebash...
Teksa diskutohej për amnistinë fiskale, debati ndërmet zv....
Gazetari Neritan Sejamini ka komentuar mbrëmjen e sotm...
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka kërkuar ...
Ambasadorja Yuri Kim, gjatë intervistës së saj në "Opinion...
Ambasadorja Yuri Kim ka deklaruar se SPAK-u ka goditur kri...
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka folur lidhur me takimi...
Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, ka bërë thirr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cil...
Analisti Besnik Mustafaj ka dhënë një këshillë për opo...
Sa më shumë të mësosh për nazistët, aq më të frikshëm bëhe...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është pyetur pasd...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...