LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD do të propozojë votimin e detyruar

26 Nëntor 2022, 13:27, Politikë CNA
PD do të propozojë votimin e detyruar
Selia e Partisë Demokratike

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë komunikimit të tij të drejtpërdrejtë me qytetarët në "Facebook" është pyetur se si do të zgjidhë problemin e vjedhjes së votës.

Në fjalën e tij Berisha u shpreh se PD-ja do të propozojë votimin e detyruar, mekanizëm i cili sipas tij do të shmangë qëndrimin në shtëpi të qytetarëve që nuk shkojnë për të votuar.

“Ne do kërkojmë të vendoset me ligj votimi i detyruar. Kjo do të shmangë qëndrimin në shtëpi të atyre që nuk vijnë për të votuar. Një nga mekanizmat që përdor Rama dhe që përdoret nga klikat, është ekzekutimi i votës pa u hedhur në kuti. Detyrimi për të marrë pjesë në votim është një detyrim pozitiv për të ushtruar një të drejtë themelore. Vendet që kanë pasur problem me blerjen e votës e kanë vendosur këtë ligj dhe ky ligj ka pasur sukses në eliminimin e këtij fenomeni,” tha Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga