
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në një takim së bashku me drejtues të pushtetit vendor dhe të Policisë në Rrogozhinë tha se për paketën e sigurisë në shkolla duhet bashkëveprim i shpejtë mes gjithë strukturave.
Ai bashkëbisedoi me stafin arsimor të disa prej shkollave të rikonstrukturara të qytetit dhe ndër të tjera i nxiti për një bashkëpunim më të ngushtë me Policinë, për të ndarë çdo shqetësim e fenomen që kërcënon sigurinë e nxënësve.
"Shkollat, për ne janë objekt i rëndësisë së veçantë dhe kushdo që do të tentojë të afrohet brenda këtij perimetri duhet ta pyesë shumë herë veten, sepse reagimi do të jetë shumë i fortë. E vërteta është që këto ditë të para të vitit të ri shkollor, kemi një numër të konsiderueshëm ndërhyrjesh policore për të krijuar këtë perimetrin e sigurisë që askush mos ta depërtojë", u shpreh Balla.
Më tej, ministri u interesua rreth mënyrës së bashkëpunimit të stafit arsimor me autoritetet shtetërore. Ai tha se është e rëndësishme që formulari i sigurisë të bëhet praktik.
"Përmes këtij formulari ne kemi mundësi që të fillojmë të gjurmojnë apo të parashikojmë incidentet të caktuara apo edhe të gjurmojmë veprimtari kriminale që zhvillohet rreth e për rreth shkollës, që në syrin e përditshëm Policisë nuk bie në sy, por përmes këtij informacioni që marrim prej jush kemi mundësi të fillojmë hetimet”, tha Balla.
Në lidhje me fenomenet problematike që mund të shfaqen në perimetrin e sigurisë në shkolla, ai kërkoi një bashkëveprim më të shpejtë mes gjithë strukturave të përfshira në Paketën e Sigurisë, përkatësisht stafit arsimor, policinë, pushtetin vendor, autoritetin ushqimor etj., për t’i paraprirë çdo situate të mundshme.
Në njërën prej shkollave të vizituara, Ministri Balla nënvizoi se Rrogozhina, edhe pse një qytet jo shumë i madh, i ka këto fenomene e kanabisit, prandaj duhet më shumë kujdes.
Adriatik Lapaj, i cili drejton lëvizjen "Shqipëria bëh...
Drejtuesi i departamentit të Shëndetësisë, Ilir Alimehmeti...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas thirrjes së SHBA-...
Ish-Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka qenë i rrep...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka kritikuar as...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka re...
Ditën e djeshme deputeti Gazment Bardhi paralajmëroi se do...
Princi i Kurorës të Abu Dhabit, Sheikh Khaled bin Mohamed ...
Misioni i OSBE-ODIHR në Shqipëri, i cili vëzhgoi zgjedhjet...
Më 26 shtator, CNA denoncoi me dokumente se si mediat ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën...
Aktivistja Adriana Kalaja ka risjellë në vëmendje vend...
Lulzim Basha, pasi mori peng vulën e Partisë Demokratike d...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka përsëritur akuzat e tij p...
Sot në Konferencën e Kryetarëve, mazhoranca nuk ka dhë...
Kryeministri Edi Rama, ka qenë i ftuar në një bashkëbi...
Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve nuk është arritur...
Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, në një deklaratë...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka...
Drejtuesi i Departamentit të Sigurisë në PD, Avenir Pe...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...