web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama, thirrje Kosovës dhe Serbisë/ “Veproni me maturi, ulni tensionet në kufi”

30 Shtator 2023, 08:15, Politikë CNA
Rama, thirrje Kosovës dhe Serbisë/ “Veproni me maturi, ulni
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas thirrjes së SHBA-ve që të tërhiqen trupat ushtarake serbe nga kufiri me Kosovën.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Rama i bashkohet kësaj thirrjeje, ndërsa kërkon që dy shtetet të veprojnë me përgjegjësi dhe maturi.

Kreu i qeverisë deklaron se Shqipëria do të mbetet e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës.

“Shqipëria i bashkohet thirrjes së Qeverisë së SHBA-së për deeskalim të menjëhershëm në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. I bëj thirrje lidershipit të Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me përgjegjësi dhe maturi. Shqipëria është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës”, shkruan Rama./ CNA





Lajmet e fundit nga