Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Fitorja plebishitare e Partisë Socialiste me 83 mandate përveç një pushteti absolut që i dha ekzekutivit dhe bujës disamujore, solli edhe dinamika të tjera.
Pa u mbrujtur ende mirë institucionet e reja, merkatoja e vjeshtës po sjell surpriza. Eksponentë nga opozita po kalojnë në mazhorancë në poste drejtuese, rrjedhje që duhen analizuar përtej zhurmës së momentit.
Në fillim të 2025 Endrit Braimllari la Partinë e Lirisë dhe postin e nënkryetarit për të kaluar te Partia Socialiste, lëvizje që iu shpërblye me kanidimin në Tiranë nga kjo forcë politike edhe pse nuk e fitoi dot mandatin për shkak se nuk ishte në listën e sigurt. Por shpërblimi tjetër nuk vonoi dhe u zgjodh nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.
“Kisha më shumë se një vit që nuk angazhohesha në PL. Zgjodha të pozicionohem në mbështetje të PS-së, e kam vendosur shumë më parë se të isha pjesë e ekipit të PS-së, dhe u bashkova pikërisht për hapjen e partisë, gjithpërfshirjen, që pasionin tim politik ta ushtroj aty. Unë politikën e kam pasion dhe nuk mund të më ndalte askush. Kanë tentuar ta bëjnë, por isha i vendosur në rrugën që do të ndiqja”, tha Braimllari në një intervistë pak muaj pas vendimit.
Braimllari u lakua nga PL-ja si tradhtar dhe personi që zhyti kreun e PL-së, Meta në SPAK. Pak ditë më parë Tedi Blushi e konsideroi “amfib” pasi votoi pro shkarkimit të Veliajt në Këshillin Bashkiak.
Më 24 qershor, ish-kreu i PD-së në Vlorë, Genc Deromemaj u emërua në krye të Kadastrës së këtij qyteti, lëvizje që hapi debat dhe u komentua edhe brenda Partisë Demokratike edhe nga vetë Sali Berisha.
“Ky person me një karrierë në PD, po që janë gjëra të zakonshme këto, nuk janë të jashtëzakonshme që njerëzit ndërrojnë parti si ky, para 10 ditëve ka dërguar një mesazh ku më informon se do largohet nga aktiviteti politik përgjithmonë. Në fakt nuk ka pasur një aktivitet, për arsye të veta, nuk e di domethënë.
Por kjo është një zgjedhje e tij dhe unë personalisht e kam thënë dhe e përsëris prapë, thelbin e lirisë e konsideroj të drejtën e zgjedhjes së njeriut. Ai ka bërë një zgjedhje, ka marrë një funksion, ka marrë një post, të cilin një demokrat nuk e merrte kurrë, por zgjedhja është e tij…Nuk kam dijeni për asnjë rast tjetër. Nuk kam dijeni, por rasti i tij është evident. Nuk më njoftoi se do merrte një funksion në një vend ku rrinë nga 3 muaj zakonisht, në Vlorë. Por është zgjedhja e tij, kaq është ajo. Investimin ai e ka pasur në PD, se si gjeti këtë vlerësim të lartë nga partia e krimit, është puna e tij, nuk kam dijeni”, tha Berisha në atë kohë.
Emërohet drejtuesi i ri i Kadastrës për Qarkun e Vlorës
24 Qershor, 15:39
Një nga këto lëvizje është edhe Silvi Caka, ish-deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Partia e Lirisë, e cila sot u emërua në postin e zëvendësministres së Brendshme. Ndryshe nga Deromemaj që kishte një profil më të ulët publik, Caka deri pak muaj më parë ishte zëri më kritik i qeverisë Rama, një nga figurat kryesore të protestave para Bashkisë së Tiranës për 44 javë me radhë.
“Do të shohim sot bashkinë e hajnave, investimet janë realizuar në më pak se 30%.
Për dy vite nuk u hapën kreditë e buta për strehim social në vend. Po e bëjnë të mbajnë peng qytetarët për t'u dhënë kredinë e butë dhe për t'u marrë votat.
U bëj thirrje qytetarëve mos e lëshoni veten, nuk ka asnjë shërbim për t'ju dhënë", shprehej Caka në një nga deklaratat para Bashkisë Tiranë.
Emërimi ishte surprizë dhe solli jo pak reagime, por ende nuk ka një deklaratë nga forca politike ku ajo nisi karrierën dhe aderonte deri pak javë më parë. Arsyet e “divorcit” me Partinë e Lirisë nuk dihen ende, por Caka mesa duket u bashkua me "partinë e hajnave" siç e quante ajo Partinë Socialiste.
Qeverisja prej 4 mandatesh tashmë e socialistëve i ka lodhur mesa duket opozitarët dhe po u djeg atyre mundësinë e karrierës që mund të kenë ëndërruar në dikastere të larta publike.
Opozitarizmi 13-vjeçar ka lënë pak vend për idealizëm dhe Caka si dhe dy të tjerët kanë zgjedhur pragmatizmin, ose mbase mendojnë se problemet e sistemit mund të zgjidhen duke u bërë pjesë integrale e tij. Në një kohë kur shpresat dhe shanset e pakicës për të ardhur në pushtet po zbehen vrullshëm, dezertimet po bëhen një praktikë e zakonshme.
Një nga fjalët më të përdorura nga liderët opozitarë është luftë ndaj regjimit ose betejë dhe siç thuhet në këto raste: “në luftë lejohet gjithçka”./CNA
Eksperti i Çështjeve të Ekonomisë, Dorian Teliti është shp...
Këshilli i Ministrave zyrtarizon emërimet e reja në minist...
Ish-deputeti Myslim Murrizi përmes një postimi në rrjetet ...
Një sërë kryebashkiakësh në radhët e socialistëve janë...
Sot në qeverinë "Rama 4" janë bërë edhe dy emërime të reja...
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, ka takuar mi...
Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Ca...
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme ka firmosur shk...
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe ...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi, në fjalën e saj para SPAK-...
Ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka fo...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje të reja nga aksio...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është para...
Në qendër të Shkodrës ka nisur zyrtarisht projekti më i de...
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, tha se Par...
Drejtori ekzekutiv i Institutit për Bashkitë, Agron Haxhim...
Mesditën e sotme, kryeministri Edi Rama do të mbledhë qeve...
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i ftuar në një...
Ermal Dredha u dorëhoq nga detyra e tij si kryetar i B...
Kryeministri Edi Rama në takimin me deputetët e Tiranës nd...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...