Zjarr në një fshat në Mirditë
Një vatër zjarri ka rënë këtë të martë në fshatin e Shpërd...
Një vatër zjarri ka rënë këtë të martë në fshatin e Shpërd...

Një sërë kryebashkiakësh në radhët e socialistëve janë akuzuar e dënuar për akuza dhe vepra të rënda penale, si korrupsioni apo shpërdorimi i detyrës etj.
Por asnjëri prej tyre nuk ka dhënë dorëheqjen, pasi janë hetuar dhe janë kapur të gjallë nga drejtësia.
Po sjellim disa nga rastet më të fundit.
Kemi kryebashkiakun e Tiranës, me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burgun e Durrësit që prej 10 shkurtit.
Pasi u arrestua, Erion Veliaj nuk pati dinjitetin dhe moralin të dorëhiqet, derisa u shkarkua në Këshillin Bashkiak, propozim, i cili u miratua sot nga Këshilli i Ministrave.
Edhe pse i zhytur totalisht në korrupsion, në shpërdorim detyre, në pastrim të produkteve të veprës penale, në futjen e sendeve të palejuara në qeli, në fshehjen e pasurisë, Erion Veliaj nuk e dha dorëheqjen, as kur kryeministri ia kërkoi, lajm të cilin e ka raportuar më parë CNA.
Shkojmë më tej. I njëjti precedent është edhe në rastet e kryebashkiakëve të tjerë të akuzuar apo të dënuar.

Fatos Tushe (ish?kryebashkiak i Lushnjës), i dënuar për shpërdorim detyre dhe abuzim me tenderë, po ashtu nuk u dorëhoq, por u shkarkua nga kryeministri Edi Rama.
Lefter Alla (ish?kryebashkiak i Bulqizës)

Akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tenderë, për një tender të Ujësjellësit dhe u dënua me tri vite burg.
Lefter Alla, po ashtu, nuk dha dorëheqjen, por u shkarkua.

Edison Memolla, kryebashkiaku i Rrogozhinës, u dënua për korrupsion aktiv në zgjedhje, por nuk e dha dorëheqjen nga posti.

Së fundi, Erion Isai, kryebashkiaku i Kolonjës, i cili është marrë i pandehur nga SPAK-u dhe akuzohet për “shkelje të barazisë në tenderë” dhe “shpërdorim detyre”. As ky i fundit nuk e ka dhënë dorëheqjen.
Pra, të gjithë këta kryebashkiakë që listuam, duke nisur që nga Veliaj dhe deri tek i fundit Erion Isai, ndonëse janë të kapur në shkelje nuk japin dorëheqjen nga detyra.
Por kjo nuk ndodh në perëndim. Janë me dhjetëra raste që kryebashkiakët kur kapen në shkelje japin dorëheqjen, ndërkohë në Shqipëri kjo nuk ndodh.
Këta njerëz duhet të kuptojnë që nga Veliaj e deri tek i fundit se duhet të fillojë institucioni i dorëheqjes, i cili në Shqipëri dikur ka ekzistuar dhe ka filluar gjatë kohës së qeverisjes së Berishës.
Ka qenë Ilir Rusmajli që ka dhënë dorëheqjen për një përgjim ku dilte vëllai i tij për të cilin nuk kishte dijeni. Vetëm se i vëllai kishte shkuar në një institucion varësie, Ilir Rusmajli dha dorëheqjen.
Veliaj &CO janë nën akuzë, të pandehur dhe të dënuar dhe askush nuk jep dorëheqjen. Duhet të kenë kulturën e dorëheqjes minimalisht kur u ngrihet një akuzë.
Nuk po themi në momentin që hetohen, por në momentin që ngrihet apo regjistrohet një akuzë nga një institucion penal jepet dorëheqje.
Çfarë është kjo marri nga të gjithë këta zyrtarë që i marrin nën akuzë dhe më pas vazhdojnë të rrinë në detyrë kur shumë thjesht të akuzuar, të dënuar mund të japin dorëheqjen dhe bashkia drejtohet për një periudhë nga një nënkryetar derisa të bëhen zgjedhjet dhe më pas pasi mbyllen proceset ligjore, vazhdon drejton institucionin.
Si do të shkohet në BE me mendtë e këtyre kryebashkiakëve që në akuzë dhe të dënuar vazhdojnë duan të vazhdojnë të mbajnë karrigen lidhur pas brezit?/ CNA
Sot në qeverinë "Rama 4" janë bërë edhe dy emërime të reja...
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, ka takuar mi...
Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Ca...
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme ka firmosur shk...
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe ...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi, në fjalën e saj para SPAK-...
Ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka fo...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje të reja nga aksio...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është para...
Në qendër të Shkodrës ka nisur zyrtarisht projekti më i de...
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, tha se Par...
Drejtori ekzekutiv i Institutit për Bashkitë, Agron Haxhim...
Mesditën e sotme, kryeministri Edi Rama do të mbledhë qeve...
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i ftuar në një...
Ermal Dredha u dorëhoq nga detyra e tij si kryetar i B...
Kryeministri Edi Rama në takimin me deputetët e Tiranës nd...
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar shkarkimin...
Kryeministri Edi Rama ka folur në mbledhjen e pasdites së ...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë ...
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e organizuar me deputet...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...