web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Emërime në qeverinë "Rama 4"/ Ja kush janë 2 zëvendësministret e reja

25 Shtator 2025, 14:41, Politikë CNA

Emërime në qeverinë "Rama 4"/ Ja kush janë 2

Sot në qeverinë "Rama 4" janë bërë edhe dy emërime të reja.

Pas vendimit nga mbledhja e qeverisë për emërimin e ish-deputetes së LSI-së, Silva Caka, si zëvendësministre e Brendshme, mësohet se është marrë vendim edhe për dy ministri të tjera.

Kështu, ish-deputetja e Partisë Socialiste, Edona Bilali, është emëruar zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Gjithashtu mësohet se Eugena Tomini është emëruar zëvendësministre e Shëndetësisë, detyrë që e ka mbajtur edhe më parë.

Këto janë ndër lëvizjet e para të kryeministrit Edi Rama, që pas dekretimit të kabinetit të ri qeverisës./CNA





Lajmet e fundit nga