Këshilli i BE-së miraton sot heqjen e tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka komentuar situatën politike në vend.
Duke iu referuar protestave në Kuvend dhe vendimit që pritet të merret për ish-kryeministrin Sali Berisha, Muçollari shkruan se lideri i opozitës, i cili ka denoncuar çdo aferë e skandal të qeverisë 10-vjeçare “Rama”, po sulmohet familjarisht nga të gjitha pushtetet, ekzekutivi, legjislativi, gjyqësori dhe mediat.
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Muçollari e ka quajtur një betejë të pabarabartë midis pushteteve dhe fjalës së lirë.
“Fjalët që vrasin regjimet. Shqipëria mbetet vendi i sloganëve dhe i kongreseve pompoze. Partia pushtetplotë zgjodhi sloganin e regjimit komunist të Gjermanisë Lindore, vendit ku "shkelësit" e kufirit merrnin plumb dhe ku ende sot kjo pjesë e Gjermanisë nuk kap dot ritmet e zhvillimit të Perëndimit. "Gjithmonë përpara, kurrë prapa", thonte Erich Honecker, ish kryetar i Këshillit Shtetëror të Gjermanisë Lindore, i cili e drejtoi atë vend nga viti 1971 deri në rënien e Murit të Berlinit.
Po shoqëria jonë çfarë aspiron, Lindjen apo Perëndimin? Kujt i ngjet sot Shqipëria, Gjermanisë apo Turqisë? Austrisë apo Rusisë?
Një vit e gjysmë larg zgjedhjeve të përgjithshme, lideri i opozitës, i cili ka qenë vokal për çdo aferë e skandal të qeverisë 10-vjeçare Rama, po sulmohet familjarisht nga të gjitha pushtetet, ekzekutivi, legjislativi, gjyqësori dhe mediat. Shërbimit të tij prej opozitari pa kompromis i besojnë qindra mijëra zgjedhës.
Syresh kemi të bëjmë me një betejë të pabarabartë midis pushteteve dhe fjalës së lirë. Them fjala e lirë sepse është e vetmja fuqi që ka opozita. Po kur duan t'ia heqin dhe atë, atëherë çdokush me dy fije mend në kokë do të mendonte se këtu nuk flitet për të mbyllur vetëm një gojë”, shkruan Muçllari.
Ndër të tjera nuk ka kursyer as Lulzim Bashën, kreun e PD-së së vulës, i cili sipas Muçollarit është vënë në shërbim të qeverisë dhe kësaj të fundit i mjaftojnë kartonët e tij. Për Muçollarin, Basha është një bisht opozitar.
“Për herë të parë në historinë e politikëbërjes, një deputet de jure i "opozitës" (Lulzim Basha) kërkon burg për deputetët që nuk sigurojnë dot prova kundër qeverisë. Po ku mund t'i gjesh provat për kompanitë off shore, që strehohen ishujve të globit pikërisht për të fshehur provat? Ku mund t'i gjejë provat një disident nën një regjim që burgos liderin e opozitës, që blen mediat, kontrollon gjykatat dhe infrastrukturën zgjedhore?
Ky është një shërbim i radhës i Lulit të vocërr të politikës, që me vocërrakun e Migjenit s'ka të ngjarë. Po nuk mjaftohet vetëm me kaq.
Pas burgut duhet edhe internim. Deputeti nuk mund të ushtrojë funksione publike për ca kohë, sa të ripranohet në gjirin e shoqërisë moniste. E pra, kjo lojë me shumë pushtete nuk bëhet për të mbyllur një gojë, po për të zaptuar të vetmen hapësirë lirie që ende kemi, foltoren e Kuvendit, sinonimin e fjalës së lirë. Mund ta rrethojnë me tela me gjemba, mund ta bëjnë gropë për pallat, mund ta heqin fare sepse nuk u duhet. Qeverisë i mjaftojnë kartonat e deputetëve të saj dhe të bishtit opozitar prej Luli. I ngrenë, i ulin dhe ikin të shplodhen.
Çfarë është më keq për një shoqëri se kriminalizimi i fjalës së lirë? Unë besoj se ka edhe më keq. Të zgjedhësh të mos flasësh, të heshtësh, të jetosh me frikën se e vërteta nuk bën punë.
Pusho, qepe, mbylle! Këto do u themi më të rinjve kur duan të rebelohen ndaj padrejtësive në jetë?”, vijon më tej me komentin e tij Muçollari.
Në fund e mbyll me një mesazh shumë të fortë për fjalën e lirë, e cila duhet të inkurajohet pasi asnjë diktaturë nuk ka rënë nga heshtja dhe pranimi, ndaj dhe duhet të reagojmë.
“Fjala e lirë duhet të mbrohet e të inkurajohet. Ajo e vret regjimin me kumbimin e saj.
Asnjë vend i botës nuk e fitoi lirinë e tij duke heshtur. Asnjë diktaturë nuk ka rënë nga heshtja dhe pranimi. Prandaj reagoni! Fëmijët shqiptarë nuk meritojnë të rriten pa fjalën e lire”, përfundon Muçollari./ CNA
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë gjatë insp...
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në Tunelin e M...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për m...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për m...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për m...
Ndërkohë që në GJKKO vijon seanca për ashpërsimin e ma...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për m...
GJKKO do të vendosë sot për ashpërsimin e masës së sig...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur lidhur me kapje...
“Nëse vula i jepet Bashës cili do të jetë reagimi juaj...
Kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro ka mohua...
Fredi Beleri, ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e kry...
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka reaguar pas lajmit pë...
Jorgo Goro duket se ka marrë mesazhin e kryeministrit ...
Partia Demokratike sot ka mbledhur Këshillin Kombëtar,...
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur i vendosu...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur lidhru me akuza...
Këtë të shtunë datë 23 Dhjetor 2023 është mbledhur Kës...
Ish kryeministri Sali Berisha në një takim me gratë e ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim m...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...