web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekskluzive/ Jorgo Goro mohon dorëheqjen: Jam në detyrë

24 Dhjetor 2023, 20:50, Politikë CNA
Ekskluzive/ Jorgo Goro mohon dorëheqjen: Jam në detyrë
Kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro

Kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro ka mohuar zërat për një dorëheqje të tij nga posti që ushtron aktualisht.

Në një prononcim ekskluziv për CNA, Jorgo Goro se po vazhdon të qëndrojë në detyrë.

“Nuk e di për lajmet, por unë jam në detyrë”, deklaroi Goro pa komentuar gjatë raportimet në media.

Kujtojmë se prej ditës së djeshme, në media kanë qarkulluar lajme se Jorgo Goro ka dhënë dorëheqjen nga posti si kryetar i Bashkisë Himarë.

Po ashtu, edhe kryeministri Edi Rama pak ditë foli për zgjedhje të mundshme në Bashkinë e Himarës, e cila vijon të drejtohet nga Goro, pasi kryebashkiaku i zgjedhur, Fredi Beleri nuk ka kryer betimin për shkak të prangosjes së tij dy ditë para zgjedhjeve./ CNA





Lajmet e fundit nga