E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur i vendosur për të drejtuar opozitën në çdo rrethanë, pavarësisht se SPAk ka kërkuar “arrest shtëpie” për akuzat për korrupsion pasiv për dosjen “Partizani”.
Sot në deklaratën për mediat, Berisha u shpreh qartë se edhe në hënë ta çojnë do të gjejë mënyrën për të bërë opozitë.
“Edhe në Hënë po të më çojnë, unë do gjej mënyrë për të bërë opozitë dhe do qëndroj për të vërtetën.
Këto janë të vërteta që Edi Rama dhe pushtetarët e tij nuk duan që shqiptarët t’i dëgjojnë, prandaj po tentojnë të izolojnë Sali Berishën.
Gjatë këtyre dy muajve të fundit, kam pasur edhe fatin, të zhvilloj njërën nga betejat më efiçente kundër diktaturës së drogës, krimit dhe korrupsionit të gjithë jetës sime.
Narkoshteti, për të më goditur, zgjodhi kodin e mafies dhe unë së bashku me ju dhe deputetët e opozitës, i bëmë pluhur Edi Ramës, ëndrrën për kontrollin e opozitës. E zhveshëm atë lakuriq para shqiptarëve.
Ne e detyruam Edi Ramën, në panik dhe tmerr, të urdhërojë 3 narkozyrtarët e tij, që duke shkelmuar ligjin, parlamentin dhe Kushtetutën, të vendosin sanksione antikushtetuese kundër meje.
Kurse unë, për të mbrojtur jo veten time, por gjykatat, prokurorinë, Kushtetutën dhe rendin demokratik, që de facto nuk ekziston, i refuzova ato.
Kjo sepse po t’i pranoja, diktatura, padrino i saj, mercenarët, narkoqeveritarët, narkozyrtarët, do brohorisin për fitoren, kurse ligji, e drejta, Kushtetuta, rendi demokratik i saj, do skuqeshin bashkë me ne nga turpi.
Më pas beteja u zhvendos në parlament, komisionet, aulën dhe Gjykatën Kushtetuese. Kjo ishte pjesa më dramatike, por natyrisht më tërheqësja dhe më e fuqishmja e kësaj beteje.
Aty nuk ishin më tre mercenarët Kraja-Millanai-Gjoka, por ishte Linda e parlamentit me gjithë shëmtinë e saj, komisionin Rama-Brava, vetë mbretin lakuriq që rrethohej nga 150 gardistë dhe 74 narkodeputetë, kishin 8 gjykatës të 6 milionë lekë rrogë, por kishin edhe dyshen Basha-Alibrava.
Pra, kësaj radhe ne u bëmë armiqve të egër të lirisë sonë një betejë në çdo skutë të tyre, në Skapin dhe gjykatat e partisë, në komisionet dhe aulën e parlamentit, në gjykatën e tyre antikushtetuese dhe nxorëm para shqiptarëve fytyrën e pushtetit të drogës, vjedhjes dhe krimeve.
Deputetët me këtë betejë arritën të asgjësojnë de facto narkoparlamentin e diktaturës dhe të zhveshin cullak para botës, Edi Ramën dhe larot e tij.
Pra, në këtë bejë pa kthim me diktaturën e krimit, drogës dhe korrupsionit, PD dhe deputetët e saj fituan.
Por kjo fitore erdhi sepse ata ishin të gjithë luftëtarë lirie. Ata ishin në një mision. Ky mision që na është përcaktuar nga fati ne demokratëve, na ngarkon një përgjegjësi pothuajse hyjnore për aq liria është sa njerëzore, po aq edhe hyjnore.
Varet fati i Shqipërisë nga ne. E kuptoni se ç’do të thotë kjo. Jemi shpresa e vetme e këtij kombi që ne trashëguam nga të parët.
Nga kjo përgjegjësi historike, ne marrim forcë për të vazhduar të pamposhtur misionin tonë.
Sot Edi Rama, Rilindja, Skapi, Sorosi dhe të gjithë armiqtë e demokracisë shqiptarë po fërkojnë duart duke pritur arrestimin e Sali Berishës. Ata thonë se ky është fundi i Sali Berishës, fundi i opozitës. Absurde!
Fundi i Sali Berishës ka që në vitin 1997 që e thonë. Madje janë të njëjtat persona që e thonë.
Përsëri gabuan, ne do fitojmë!
Sali Berisha nuk heq dorë kurrë nga mbrojtja e idealeve të lirisë, opozitarizmit, programit të PD.
Jo në shtëpi, në qeli apo në ndonjë ishull, por edhe në Hënë po të më çojnë, unë do gjej mënyrë për të bërë opozitë dhe do qëndroj për të vërtetën.
Pasioni im është pasioni i njeriut të lirë. Është i vetmi pasion që tek unë nuk njeh moshë, nuk njeh kufi.
Sot jam po kaq i motivuar dhe i vendosur sa kam qenë 33 vite më parë në luftën kundër diktaturës”, deklaron Berisha./ CNA
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur lidhru me akuza...
Këtë të shtunë datë 23 Dhjetor 2023 është mbledhur Kës...
Ish kryeministri Sali Berisha në një takim me gratë e ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim m...
Ish-deputeti Belind Këlliçi ka publikuar një video të ...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar masë arresti shtëpiak ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në konferencën e sotme ...
Prokuroria e Posaçme ka dërguar këtë të premte në GJKKO pr...
Partia Socialiste kërkon përjashtimin e deputetit të opozi...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar për op...
Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj të datës 20. 12....
Sipas gazetarit Arjan Çani Berishës do i heqin të drej...
Analisti Preç Zogu ka folur lidhur me situatën në të c...
Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti thotë se ...
Ish-deputeti Belind Këlliçi ka folur lidhur me vendime...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar zhvilli...
Ish kryeministri Sali Berisha, pas mbledhjes së Kryesi...
Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin Kombëtar di...
Analisti Andi Bushati ka folur lidhur me heqjen e imun...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka dek...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...