web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Malaj kritika Ramës: Është feudal në qëndrimet që mban për ta mbajtur Shqipërinë jashtë BE

18 Mars 2026, 19:14, Politikë CNA

Malaj kritika Ramës: Është feudal në qëndrimet që

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj i ftuar në emisionin “Task Force” në Syri Tv ka folur me tone të ashpra ndaj kryeministrit Rama. Malaj tha se asnjë shtet nuk pranon të jetë, mandatar i Bashkimit Europian pa pasur një komisioner për të mbrojtur të drejtat ndërsa Rama e bën.  

Sipas tij, qëndrimet e Ramës rrezikojnë të krijojnë përplasje me partnerët ndërkombëtarë dhe të ngadalësojnë procesin e integrimit.

Ai kritikoi gjithashtu raportet dhe qasjen e kryeministrit në rajon, duke përmendur se iniciativa të caktuara janë ndërtuar mbi “ide të vjetra” dhe pa një vizion të qartë europian.

Duke u ndalur te reforma në drejtësi, Malaj theksoi se kjo reformë ka marrë reagime të menjëhershme nga vende të rëndësishme si Gjermania, duke paralajmëruar se çdo devijim nga standardet e saj mund të dëmtojë seriozisht perspektivën europiane të Shqipërisë.

Sipas tij, Shqipëria ka vetëm një rrugë, integrimin në Bashkimin Europian dhe asnjë lider nuk mund ta ndalë këtë proces, edhe pse mund të krijohen vonesa. Malaj paralajmëroi se këto qëndrime mund ta pozicionojnë Ramën si një nga liderët më kritikë ndaj kursit europian të vendit.

 

Asnjë shtet, përveç Edi Ramës, nuk pranon që të jetë mandatar i Bashkimit Europian pa pasur një komisioner për të mbrojtur interesat e tij. Këtu bie veto. Nuk e heq dot Rama edhe ta dorëzojë. Unë nuk e di pse bëri vetëm me Vuçiçin, se mund ta bënte si provokim Ballkani Perëndimor. Por ato dashuritë e vjetra që do marrin Çmim Nobel, se do shkëmbejnë territore, dhe pastaj do të zhduket kufiri Shqipëri-Kosovë, janë si të thuash hipnoza e një lideri të palexuar për Bashkimin Europian dhe egoist, në kuptimin që Shqipëria varet tani tek unë. Unë kam marrë 83 vota dhe do bëj si të dua unë dhe do dal kundër edhe reformës në drejtësi, e cila mori përgjigje të menjëhershme nga Gjermania. Dhe më vjen keq me deputetët atje, më vjen keq për Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, ai ka qenë ambasador i OKB-së në kohën që kemi qenë anëtarë, dhe duhet ta sqarojë Kryeministrin: Shqipëria ka vetëm një rrugë, të ecë përpara. Se pengon dot asnjë, s'e pengon dot Edi Rama. Do krijojë ca vonesa, por do të ketë një fund si lideri më antieuropian në historinë e Shqipërisë. Ato përdredhjet që i bëjnë diplomatët jashtë, ajo gjuhë diplomatike në Europë është e, si të thuash, e njohur për atë që quhet "soft poëer". I merr gjërat avash-avash, të falënderon, ta jep mesazhin, po e lexove mirë, po s'e lexove do të marrësh atë që meriton.

Është vëlla-vrasës brenda tij. Kërkon të duket modern dhe atlet, dhe është feudal në qëndrimet që mban për ta mbajtur Shqipërinë jashtë Bashkimit Europian. S'ka, nuk ka ndonjë tjetër.

Është peng i vetvetes edhe i atyre të cilët e mbajnë në pushtet edhe në kriminel. Ja kam thënë në sy, ja them prapë atij dhe socialistëve. Është turp që Shqipëria të ngelet në procesin e integrimit thjesht për qëllimet për të cilat Rama avokon, sepse nuk janë qëllime të lehta, se nuk është ai naiv. Ka diçka shumë të vështirë në konceptimin e tij, se ai del kundër, dhe i del kundër Gjermanisë dhe vendeve të tjera”, tha Malaj.





Lajmet e fundit nga