
Një shkrim që lind nga një postim në rrjetet sociale... Ish-prefekti i Tiranës dhe ish-deputeti Keltis Kruja, i cili ka qenë një nga drejtuesit e Qarkut të Tiranës kohë më parë, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku falënderon numëruesit e kryeqytetit për punën e tyre.
Në fakt, Keltisi bën detyrën si demokrat, si njeri që njeh strukturat, si njeri politik, pjesë e organizimit të PD-së, i rritur në atë parti. Keltis Kruja e bën me thjeshtësinë më të madhe, por të kundërtën e Keltisit bënë deputetët e listës apo jashtë saj.
"Tani që rinumërimi i Tiranës mbaroi të gjithë i detyrohemi një ndjesë të madhe numëruesve tanë, puna dhe integriteti i të cilëve, me apo pa dashje, u vu në dyshim. Vajza e djem, gra e burra që sakrifikojnë cdo ditë për atë që besojnë. Respekt", shkruan Kruja.
Në mënyrë të turpshme, pa e njohur fare partinë, pa ditur vlerat e trupës elektorale, të bërthamës dhe zemrës së PD-së, sepse në numërim shkojnë njerëzit më të besuar, ata u sulmuan. Po, u sulmuan turpërisht, u abuzuan turpërisht nga Ilir Alimehmeti, Asllan Dogjani, Jorida Tabaku, nga deputetë të listës apo jashtë saj në Tiranë.
U tha se kishin shtuar vota, kishin hequr vota, kishin trafikuar vota, por askush nuk mendoi se procesi i numërimit në një moment do të mbaronte, verdikti kishte dalë. Humbja ishte e qartë, për 1001 arsye, por sulmi më i turpshëm, më i fëlliqur politik dhe më kriminal ka qenë ai ndaj numëruesve, i bërë nga deputetë ose jo, i bërë nga analistë, nga gazetarë brenda PD-së, nga drejtues të saj, të cilët i vunë në dyshim këta njerëz.
Këta njerëz me integritet që nuk shkuan as në gabimet njerëzore, pra ishin aq pak vota në totalin prej qindra mijëra sa nuk mund të quhet as gabim njerëzor. Rinumërimi përfundoi në Tiranë, renditja nuk ndryshoi, mandate nuk u shtuan.
Për çfarë duhej ky proces i stërzgjatur që kushtoi dhe qindra mijëra euro? Kujt i duhej?
Më shumë se askujt tjetër i duhej Edi Ramës, pa asnjë diskutim. Sepse demokratët akuzuan trupën e tyre elektorale, njerëzit më të besuar, që u trafikuan votat dhe Rama fërkonte barkun. I interesonte Edi Ramës sepse procesi do të hynte në një qerthull, do të vinte vërdallë kot opozita për të gjetur kauzën e humbjes, që ishte vjedhja në numërimin e votave.
U bë edhe rinumërimi, vjedhja nuk doli. Patjetër që i intereson Edi Ramës sepse nxiten konflikte të brendshme dhe përçarje në PD, pasi ata numërues që janë fyer e janë akuzuar janë qytetarë, janë njerëz me vlera, me dinjitet. Nesër nuk të ndjekin më pas sepse thjeshtësisht ai thotë unë mund të jem pjesë e PD-së, mund të jem pjesë e strukturave, por në numërime nuk shkoj më sepse shkova dhe ti më akuzove, u bë rinumërimi dhe doli që unë nuk kisha asnjë përgjegjësi, asnjë faj dhe ti prapë nuk më kërkove ndjesë.
Humbja qëndron diku tjetër, por kjo nuk i përket këtij shkrimi, i përket faktit që Partia Demokratike me kërkesat për rinumërim thjesht dhe vetëm “vrau” veten dhe i shërbeu Edi Ramës. Për më tepër, goditi turpërisht dhe në mënyrë të dhimbshme “palcën” e saj, pjesën më me integritet që kishte, që ishin grupet e numërimit të votave anembanë, jo vetëm Tiranës, por gjithë Shqipërisë./ CNA
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturë...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, së ba...
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klos...
Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në platformën ...
Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorjan Teliti ka...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, ë...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar sot të tjera pamj...
Anëtari i KAS-it, Koli Bele, ka ironizuar pretendimet e de...
Anëtari i KAS, Koli Bele, ka dhënë detaje në lidhje me pro...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, u shpërndan mandatet dep...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka dalë nga...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka deklaruar se Kuvendi...
Deputeti demokrat Dashnor Sula komentoi sot lidhur me mung...
Anëtari i KAS, Ledio Braho deklaroi sot se në ditën e zgje...
Analisti Fatos Lubonja u shpreh sot se manipulimi i zgjedh...
Analisti Andi Bushati ka komentuar seancën gjyqësore për I...
Anëtari i KAS, Ledio Braho deklaroi sot se nga rinumërimi ...
Në prag të 249-vjetorit të Pavarësisë së Amerikës, Ambasad...
Numri dy i qeverisë, Belinda Balluku, prezantoi në Kuvend,...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...