Manastirliu inspekton punimet në shkollën “Met Hasa” në Durrës
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, së ba...

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka qenë e pranishme në Forumin Global të Transportit dhe Ndërlidhjes, që mbahet në Stamboll.
Në një prononcim për mediat, Balluku tha se në panelet e forumit u trajtuan çështje sensitive si Elektrifikimi i hekurudhave, flotat e reja të automjeteve elektrike apo portet e gjelbra.
Ministrja deklaron se ka prezantuar në këtë forum progresin e Shqipërisë në fushën e transportit rrugor dhe aviacionit civil. Gjithashtu Balluku tha se ka prezantuar projektet e reja për portet.
“Nën ombrellën e qeverisë turke dhe me kujdesin e veçantë të Presidentit Erdogan, u zhvillua Forumi Global i Transportit dhe Ndërlidhjes. 70 ministra dhe akoma më shumë delegacione nga e gjithë bota morën pjesë në këtë event të rëndësishëm vjetor, i cili sjell bashkë vendet europiane me eksperiencën e tyre të çmuar për sa u përket kornizave rregullatore dhe projekteve me fizibilitet të lartë, si dhe vendeve nga Azia dhe kontinentet e tjera, që sjellin eksperiencën e tyre në projektet e guximshme dhe teknologji të avancuar.
Panele me prezencë të ministrave për trajtimin e çështjeve më sensitive janë zhvilluar para një publiku të gjerë për të folur qartë e hapur për sfidat që përballen sot qeveritë, për sa i përket transportit dhe ndërlidhjes multimodale në tërësi, teknologjisë së re që avancon çdo ditë dhe që kërkon angazhim nga të gjithë aktorët e transportit. Elektrifikimi i hekurudhave, flotat e reja të automjeteve elektrike, portet e gjelbra dhe të lidhurat me portet e thata dhe mbi të gjitha projekte me përfitim rajonal janë diskutuar, pasi transporti nuk ka më kufij.
Kam prezantuar me këtë rast progresin e rëndësishëm që Shqipëria ka bërë në fushën e transportit rrugor, aviacionit civil, si dhe kam prezantuar projektet e reja që lidhen me portet, me ato porte, të cilat e kanë futur Shqipërinë në një listë tjetër, në një listë të vendeve të zhvilluara.
Forumi Global për Transportin dhe Ndërlidhjen ka shënuar një tjetër thirrje të këtij komuniteti për bashkëpunim të qenësishëm për projekte të bashkërenduara që lidhin vende dhe rajone, madje edhe kontinente dhe mbi të gjitha këto instrumente të ndërlidhjes janë jo vetëm në dispozicion të ekonomisë, tregtisë, por janë dhe në shërbim të qytetarëve. Nga ana tjetër, ato janë njësi të rëndësishme dhe të pazëvendësueshme të sigurisë botërore. Në ditët e sotme, kur padyshim siguria është në rendin e parë të listës së çdo qeverie, transporti, ai multimodal është i rëndësishëm dhe është jetësor”, tha Balluku./ CNA
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, së ba...
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klos...
Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në platformën ...
Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorjan Teliti ka...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, ë...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar sot të tjera pamj...
Anëtari i KAS-it, Koli Bele, ka ironizuar pretendimet e de...
Anëtari i KAS, Koli Bele, ka dhënë detaje në lidhje me pro...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, u shpërndan mandatet dep...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka dalë nga...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka deklaruar se Kuvendi...
Deputeti demokrat Dashnor Sula komentoi sot lidhur me mung...
Anëtari i KAS, Ledio Braho deklaroi sot se në ditën e zgje...
Analisti Fatos Lubonja u shpreh sot se manipulimi i zgjedh...
Analisti Andi Bushati ka komentuar seancën gjyqësore për I...
Anëtari i KAS, Ledio Braho deklaroi sot se nga rinumërimi ...
Në prag të 249-vjetorit të Pavarësisë së Amerikës, Ambasad...
Numri dy i qeverisë, Belinda Balluku, prezantoi në Kuvend,...
Kreu i PD-së Sali Berisha në një intervistë me gazetarin A...
Këtë të enjte, në seancën plenare në Kuvend u miratuan dhj...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...