Fati i vulës së PD-së/ Gjykata e Apelit tërhiqet për të marrë vendimin përfundimtar
Gjykata e Apelit është tërhequr në dhomën e këshillimi...

Gazetari Hysni Gurra ironizoi Endri Fugën, kryeSpin-Doctor-in e kryeministrit Rama i cili sipas tij e ka lënë “pallatin” për tu angazhuar në fushatën zgjedhore.
Në një postim në rrjete sociale ai ka tha se Fuga sipas parimeve të komunimit në vendet perendimore, duhet që pas përfundimit të zgjedhjeve të dalë nga skena dhe mos të marrë detyra institucionale.
Gurra shpjegon se ky parim ekziston që Spin-Doctor-ët partiakë, ashtu si Fuga mos të veshin komunikimin institucional në funksion të partive, gjë të cilë Fuga po e bën prej 10 vitesh.
“Arkitekti i komunikimit, kryeSpin-Doctor-i i Ramës është larguar nga funksioni zyrtar që ka mbajtur deri tani.
Me pak fjalë, ka dalë nga muret e “pallatit” dhe shkuar me kohë të plotë te strofulla partiake.
Fuga këtë gjë duhet ta kishte bërë çdo ditë të këtij dhjetëvjeçari.
Në parimin e komunikimit, në perëndim, një Spin-Doctor ekselent duhet që, me të mbaruar zgjedhjet të hiqet mënjanë, të dalë nga skena dhe të mos marrë detyra institucionale.
Pse është ky parim?
Ky parim është sepse komunikimi dhe spiunimi i lajmit nga një parti është diçka dhe spiunimi i lajmit nga institucionet është diçka tjetër.
Spin-Docto-ët partiakë nëse vishen me detyra institucionale janë të aftë që të fusin gjithë komunikimin institucional shtetëtor në funksion të partisë politike.
Këtë gjë ka bërë Fuga dhjetë vite. Ka kontrolluar, ka orientuar dhe përcaktuar të gjithë komunikimin institucional sipas oreksit të Partisë Socialiste, bile as partisë fiks jo, por në funksion të një personi të vetëm, Edi Ramës.
Thënë me shembuj, komunikimi i Ministrisë së Shëndetësisë, i Ministrisë së Brendshme, asaj të financave etj ka qenë komunikim i manipuluar dhe i orientuar, jo siç do duhej të ishte. Realist, institucional dhe komunikim institucionesh që kanë përgjegjësi përtej atyre të një partie politike.
Në dhjetë vitet e fundit të gjitha institucionet shtetërore kanë komunikuar me publikun sikur të ishin sekretariate apo departamente të partisë në pushtet.
Kostoja e këtij komunikimi i ka bërë një dëm të jashtëzakonshëm Shqipërisë gjatë dekadës së fundit.
Qëllimi i këtij komunikimi është trullosja e popullit, dhe këta ia kanë dalë me sukses. Prandaj edhe në vendet perëndimore spin-doctor-ët partiakë nuk lejohet të vishen asnjëherë me detyra në institucione publike.
Ky lloj komunikimi që ka ndodhur këto vite në Shqipëri ngjan me modelin kinez, ku partia dhe institucionet publike janë njësh më njëra tjetrën, nuk kanë asnjë dallim.
Është lajm i mirë që Fuga ka shkuar te partia, paçka se qëllim i kësaj lëvizje mund të jetë skemë.
Nuk është çudi që ai po angazhohet me kohë të plotë në PS për të rritur figurën e shokut të tij të ngushtë, Veliajt, te anëtarësia e partisë, e cila ka një irritim për të si figurë.
Thënë më thjeshtë; Fuga po shkon të angazhohet me kohë të plotë te partia për t‘u hedhur trutë e gomarit socialistëve dhe në finale t’u shesë gomarin për kalë anëtarsisë, pra, nuk po ikën se ka kuptuar që komunikimi institucional duhet të jetë i ndarë nga ai partiak”, shkruan ai./CNA.al
Gjykata e Apelit është tërhequr në dhomën e këshillimi...
Gjyqi për vulën e Partisë Demokratike është ndërprerë për ...
Kryeministri Edi Rama në një reagim në rrjetet sociale tho...
Ditën e sotme u mbajt protesta e thirrur nga Partia Demokr...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi,...
Për kreun e PD-së, Sali Berisha, audio-përgjimin për 21 Ja...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, pas përfundimit të protestës ë...
Mes entuziazmit dhe brohorimave është mbyllur protesta...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Vlorës, Hysni...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka paralajmëruar se me kët...
Pas fjalës së kreu të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e ka m...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë protestës, ku anë...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se...
Sekretarja e Marëdhënieve me Publikun, Jola Hysaj, është s...
Gjykata e Apelit ka vendosur për vazhdimin e gjyqit në the...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, në prot...
Pas rreth 90 minutash seancë, trupa gjykuese e Apelit ësht...
Sekretari i FRPD, Grigels Muçollari, gjatë fjalës së tij në ...
Kryeministri Edi Rama dhe Mc Gonigal janë veshur nga prote...
Gjykata e Apelit është tërhequr për të marrë një vendim li...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...